Obstetrike 2 / Gjinekologjia / Anestezi
Reanimacioni / Obstetrics and GynecologyPyetje ( 60 - 132 )
Pyetja 60
Cili nuk përben një faktor risku për kancerin e qafës se mitres?
A) Raporti i pare seksual ne moshe shumë te re
B) Partnere seksuale te shumte
C) Duhanpirja
D) Hipërkolesterolemia
Pyetja 61
Gjatë laktacionit janë të lejuar kontraceptivët oralë:
A) Monofazikë te kombinuar
B) Dyfazikë të kombinuar
C) Trefazikë të kombinuar
D) Vetëm me progesteron
Metodat vetëm me progesteron nuk e zvogëlojnë prodhimin e qumështit të gjirit dhe madje mund ta rrisin atë.
Pyetja 62
Metodat kontraceptive afatgjata të rikthyeshme përfshijnë:
A) DIU
B) Spërmicidet
C) Kondomi
D) Diafragma
Pyetja 63
Dizavantazhet e kontraceptivëve progesteronike përfshijnë:
A) Metroragji
B) Amenore
C) Nauze
D) Humbje në peshë
Advantages and Disadvantages of the Progestogen-Only Pill (POP)
Pyetja 64
Diagnoza e menopauzës vendoset pas:
A) 3 muaj amenore
B) 6 muaj amenore
C) 12 muaj amenore
D) 18 muaj amenore
Çfarë është menopauza? ( Instituti Shendetit Publik)
Menopauza është periudha në jetën e një femre kur menstruacionet (periodat, zakonet) ndalojnë,
si rezultat i pakësimit gradual të prodhimit të hormoneve femërore nga vezoret. Me rënien e
nivelit të hormoneve, menstruacionet fillojnë të bëhen të parregullta derisa ndalojnë fare.
Një femër mund të jetë mjaft e sigurt se është në menopauzë nëse nuk ka pasur menstruacione
për 12 muaj të njëpasnjëshëm.
ISHP.GOV.AL KLIKO KETU........
Pyetja 65
Dispareunia është dhimbja:
A) gjatë menstruacioneve
B) gjatë kontakteve seksuale
C) në mesin e ciklit (ovulatore)
D) pelvike e papërcaktuar
Many women have painful intercourse at some point in their lives. The medical term for painful intercourse is dyspareunia (dis-puh-ROO-nee-uh), defined as persistent or recurrent genital pain that occurs just before, during or after intercourse.
Shumë gra kanë marrëdhënie të dhimbshme në një moment të jetës së tyre. Termi mjekësor për marrëdhëniet e dhimbshme është dyspareunia (dis-puh-ROO-nee-uh), e përcaktuar si dhimbje gjenitale të vazhdueshme ose të përsëritur që ndodh pak para, gjatë ose pas marrëdhënies seksuale.
Pyetja 66
HPV është i lidhur me kancerin e :
A) Gjirit
B) Mitrës
C) Vaginës
D) Qafës se mitrës
Pyetja 67
IST favorizohen nga:
A) Menopauza
B) Abstinenca seksuale
C) Përdorimi i profilaktikëve
D) Numri i lartë i partnerëve seksualë
Pyetja 68
Nëntipat e HPV që përfshihen si onkoviruse me risk të larte janë:
A) 6, 11
B) 16, 18
C) 21, 23
D) 52, 53
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 69
Kush është ekzaminimi baze depistues për kancerin e qafës se mitres?
A) Ekografia
B) Vizita gjinekologjike
C) Pap-testi
D) Kultura e sekrecioneve vaginale
Pyetja 70
Kush përbën faktor parandalues për kancerit e gjirit?
A) Menarka e herëshme
B) Menopauza e voneshme
C) Nullipariteti
D) Asnjëra
Pyetja 71
Menopauza artificiale nenkupton të gjitha obsionet e meposhtme, përvec:
A) Ablacioni kirurgjikal I dy ovareve
B) Ndalimit natyral te aktivitetit folikular oavarian
C) Kemioterapia
D) Radioterapia
Pyetja 72
Infeksioni vaginal i shoqeruar me leukore me ere si te peshkut te prishur shkaktohet nga:
A) Chlamydia tracomatis
B) Streptokoku B hemolitik
C) Trichomonas vaginalis
D) Gardnerela vaginalis
Pyetja 73
Kur harrohet pilula kontraceptivi, cili është qendrimi i duhur?
A) Nderpritet paketa e filluar
B) Merren dy pilula njëherazi
C) Hidhet tableta e harruar dhe merret pasardhesja
D) Merret pilula e harruar brenda 12 oreve dhe vazhdohet pilula e radhes
Pyetja 74
Kateterizimi arterial:
A) Nuk realizon një monitorim agresiv të presionit arterial
B) Nuk mundëson marrjen e gjakut për analiza
C) Përdoret shpesh për infuzionin e likideve dhe medikamenteve
D) Përdoret për infuzionin e likideve dhe medikamenteve jovazoaktivë vetëm në situata urgjente
Pyetja 75
Presioni venoz central:
A) Është një e dhënë që shpreh volumin e likideve që ndodhen në venat centrale
B) Ulet kur ulet presioni arterial sistolik
C) Është mbi 10 cm shtyllë ujë në shokun hipovolemik
D) Merr vlera të larta kur kemi humbje të masës qarkulluese
Pyetja 76
Monitorimi respirator behet:
A) për të mbikëqyrur përfuzionin e organeve
B) për të vlerësuar shkëmbimin e gazeve në pulmone
C) nëpërmjet matjes së presionit arterial të gjakut
D) nëpërmjet matjes së frekuencës kardiake
XII—223
Pyetja 77
Gjendja vegjetative:
A) është mungesë e funksionit cerebral me funksione vitale të ruajtura
B) quhet ndryshe vdekje cerebrale
C) është gjendja në të cilën pacienti kryen aktivitet intelektual dhe shqisor
D) është gjendja në të cilën pacienti ka nevojë për mbështetje reanimatore të funksioneve jetike të tij
Pyetja 78
Shenjat e arrestit kardiocirkulator janë:
A) Pacienti është koshient
B) Apnea, ose respiracion me gulçim
C) Lëkurë e ftohtë, e zbehtë, e djersitur
D) Mungesë e pulsit periferik
Pyetja 79
Cili nga pohimet e mëposhtme është i vërtetë:
A) Ischemia cerebrale për më shumë se 5-7 minuta nuk jep dëmtime në sistemin nervor qendror
B) Rezervat e ATP në tru konsumohen brenda 15 minutash në rast arresti kardiak
C) Truri mund të ruhet edhe 15 minuta pas arrestit kardiak n.q.s. Fillohet menjëherë reanimimi
kardiopulmonar
D) Truri mund të ruhet edhe 15 minuta pas arrestit kardiak pavarësisht fillimit të reanimimit kardiopulmonar
Pyetja 80
Vdekja cerebrale: Tek B) GABIM shtypi duhet E parikthyeshme e funks te trungut te trurit
A) është humbje e parikthyeshme e funksionit të korteksit
B) është humbje e PArikthyeshme e funksionit të trungut të trurit
C) është humbje e funksionit të korteksit, me funksion të rujtur trungut të trurit
D) është gjendja ku pacienti ka nevojë për mbështetje reanimatore të funksioneve jetike të tij
Vdekja cerebrale është: Kjo pyetje eshte e njejte me Pyetjen 80 dhe eshte marre nga libri me 3000 pyetje e viteve te shkuara dhe pergjigja e sakte eshte B)
A) humbje e parikthyeshme e funksionit të korteksit
B) humbje e parikthyeshme e funksionit të trungut të trurit
C) humbje e funksionit të korteksit, me funksion të rujtur trungut të trurit
D) pacienti ka nevojë për mbështetje reanimatore të funksioneve jetike të tij
Pyetja 81
Cili nga pohimet e mëposhtme është i vërtetë:
A) Në pacientët që janë zgjuar, reflekset mbrojtëse të rrugëve të ajrit nuk parandalojnë aspirimin
pulmonar të përmbajtjes gastrike
B) Pacientët me një status mental të alteruar mund t'i humbasin reflekset mbrojtëse gjë që i ekspozon
ata me riskun e rritur për pneumoni aspirative
C) Intubimi trakeal me një tub me manshetë nuk e ul riskun për aspirim
D) Intubimi trakeal me një tub me manshetë mund ta parandalojë plotësisht aspirimin e përmbajtjes
gastrike
Pyetja 82
Shkaqet më të zakonshme që shkaktojnë arrestin kardiopulmonar janë:
A) Hipovolemia nga humbjet e shpejta të gjakut
B) Hipokapnia
C) Alkaloza metabolike
D) Hipertermia
Pyetja 83
Vlerësimi i komës sipas shkallës GLASGOW:
A) Nuk jep të dhëna për thellësinë e komës
B) Nuk ndikohet nga përgjigja motore e pacientit
C) Kryhet vetëm duke i folur pacientit
D) Bën vlerësimin e përgjigjeve motore, verbale dhe lëvizjes së syve
Pyetja 84
Ventilimi mekanik:
A) Nuk zëvendëson ventilimin e kryer nga sistemi respirator i pacientit
B) Ul gjithnjë debitin kardiak
C) Ul rrezikun e aspirimit
D) Rrezikon për barotraumë ose volutraumë pulmonare
Pyetja 85
Në pacientët që marrin opioide për një kohë të gjatë për trajtimin e dhimbjes:
A) Zhvillohet apasionimi ose varësia psikologjike
B) Zhvillohet toleranca
C) Kanë diarre për një kohë të gjatë
D) Me rritjen e dozës shfaqet deprimimi i respiracionit
Pyetja 86
Në pacientët me ventilim mekanik:
A) Preferohet ushqyerja enterale kundrejt asaj parenterale
B) Nuk bëhet ushqyerje për sa kohë që pacienti është në ventilim mekanik
C) Shkurtohet koha e qëndrimit në ventilator mekanik tek pacientët me kequshqyerje
D) Duhet dhënë një sasi sa më e madhe ushqimesh nga sonda nazo-gastrike për të përmirësuar gjendjen
nutricionale të pacientit
Pyetja 87
Insuficienca respiratore:
A) Nuk zhvillohet gjatë detresit respirator të adultit
B) Ndikohet nga raporti ventilim/perfuzion
C) Mund të shoqërohet me hiperoksemi
D) Trajtohet gjithnjë me ventilim mekanik pavarësisht shkakut të saj
Pyetja 88
Cili nga pohimet është i vërtetë?
A) Të gjitha dhimbjet kanë një shkak fiziologjik të identifikueshëm
B) Nëse raportohet lehtësim i dhimbjes pas një placeboje, kjo do të thotë se dhimbja nuk është reale
C) Toleranca ndaj dhimbjes është individuale
D) Meshkujt ndiejnë më pak dhimbje se femrat
Pyetja 89 Pyetje ne rishikim
Në respiracionin paradoksal, në inspirim :
A) Ndërkohë që toraksi ngrihet abdomeni ulet
B) Ngrihet si toraksi dhe abdomeni
C) Ulet toraksi dhe ngrihet abdomeni
D) Ulet toraksi dhe ulet dhe abdomeni
XII—225
Pyetja 90
Shenja të perfuzionit jo të përshtatshëm të organeve vitale janë:
A) Presioni sistolik i gjakut mbi 80 mmHg
B) Presioni arterial mesatar nën 50 mmHg
C) Prezenca e presionit venoz central të lartë
D) Lëkura e ngrohtë, rimbushja kapilare e mirë
Pyetja 91
Në një pacient të terapisë intensive me çrregullim akut të statusit mental:
A) Monitorohet pulsoksimetria dhe gazanaliza e gjakut
B) Jepet gjithmonë sedativë
C) Jepet glukozë i/v vetëm në diabetikët
D) Vendoset oksigjen suplementar pavarësisht O2Sat normal
Pyetja 92
Në dhimbjen kronike pacienti:
A) Paraqitet me shenjat e fluksit të shtuar simpatik
B) Nuk ka ndryshime në shenjat vitale
C) Ul dozën e analgjezikëve për qetësimin e dhimbjes
D) Rrit tolerancën ndaj dhimbjes sepse sa më gjatë të ketë patur dhimbje aq më i pandjeshëm bëhet
ndaj saj
Pyetja 93
Cilën nga gjendjet e mëposhtme shkakton humbja e bikarbonateve nga organizmi?
A) Acidozë metabolike
B) Alkalozë metabolike
C) Alkalozë respiratore
D) Acidozë respiratore
Pyetja 94
Shoku hipovolemik:
A) Shkaktohet nga shtimi i masës qarkulluese të gjakut
B) Shkaktohet nga insuficienca primare e zemrës
C) Shfaqet me hipërtension
D) Ka si karakteristike një PH arterial nën 7,35
Pyetja 95
Monitorimi hemodinamik behet:
A) për të mbikëqyrur përfuzionin e organeve
B) për të vlerësuar shkëmbimin e gazeve në pulmone
C) nëpërmjet matjes së presionit të dioksidit të karbonit në rrugët e ajrit
D) nëpërmjet matjes se PH dhe gazeve të gjakut arterial
Pyetja 96
Pulsoksimetria bën të mundur monitorimin në vazhdimësi:
A) Te përqëndrimit të oksihemoglobinës së saturuar të një subjekti
B) Të niveleve të presionit pjesor të oksigjenit në gjak
C) Të niveleve të presionit pjesor të dioksidit të karbonit në gjak
D) Presionit të dioksidit të karbonit në rrugët ajrore
Pyetja 97
Masazhi i jashtëm kardiak:
A) Kur zhvillohet në mënyrë efikase mban një presion arterial sistolik nën 80 mmhg
B) Praktikohet kur pulsi në arteriet e mëdha është mbi 30 rrahje në minutë
C) Qëllimi i tij është të rikthejë respiracionin dhe aktivitetin kardiak
D) Shoqëron dhënien e adrenalinës, defibrilimin dhe respiracionin artificial në menaxhimin e arrestit
kardiak
Pyetja 98
Shoku anafilaktik:
A) Shkaktohet si pasojë e reduktimit të masës qarkulluese të gjakut
B) Shkaktohet nga insuficienca primare e zemrës
C) Është pasojë e një vatre infeksioni dhe e bakteremisë
D) Është pasojë e futjes në organizëm të substancave alergene
Pyetja 99
Acidoza metabolike karakterizohet nga:
A) PH i gjakut nën 7.35
B) Bikarbonatet në gjak mbi 23.4 mEq/l
C) Presioni arterial i dioksidit të karbonit mbi 35 mmHg
D) Mjekohet me oksigjenoterapi
Pyetja 100
Pacienti duhet intubuar nqs:
A) Presioni i dioksidit të karbonit në gjak ulet progresivisht
B) Kur pacienti bëhet jokoshient nga narkoza me dioksid karboni
C) Kur ngrihet ph i gjakut nga alkaloza e thellë respiratore
D) Presioni i oksigjenit arterial rritet progresivisht pavarësisht përdorimit të maskës faciale
Pyetja 101
Cilat duhet të kryhen të parat në një pacient të terapisë intensive?
A) Manovrat diagnostike
B) Manovrat terapeutike
C) Anamneza dhe ekzaminimit fizik
D) Vlerësimi dhe terapia
Pyetja 102
Kush është rruga e përshtatshme për administrimin e medikamenteve gjatë reanimimit kardiopulmonar
në një arrest kardiak kur nuk mund të vendoset rruga venoze?
A) Rruga intramuskulare
B) Rruga endotrakeale
C) Rruga intraoseale në pacientë adultë
D) Rruga intrakardiake
Pyetja 103
Efektet anësore më të shpeshta të opioideve janë:
A) Hiperventilimi
B) Nauzeja dhe të vjellat
C) Diarrea
D) Axhitimi
Pyetja 104
Sindroma e abstinencës nga opioidet:
A) Quhet ndryshe varësi psikologjike nga opioidet
B) Shfaqet kur një pacient ndërpret menjëherë përdorimin e opioidit
C) Ndodh si pasojë gripit në pacientë që marrin opioide në doza të mëdha
D) Nuk ndodh kur opioidi ndërpritet menjëherë në një pacient që i ka përdorur për një kohë të gjatë
Pyetja 105
Në rastet kur ka ndodhur vdekja cerebrale:
A) pacienti nuk ka nevojë për mbështetje reanimatore të funksioneve jetike të tij
B) pacienti është në arrest respirator
C) pacienti nuk ka nevojë për ventilim mekanik për oksigjenim të mirë të indeve
D) funksionojnë ende qendrat përgjegjëse për automatizmin kardiorespirator që ndodhen në bazën e
kafkës
Pyetja 106
Plazma e freskët e ngrirë:
A) Është një likid zëvendësues i mirë për të korrigjuar hipovoleminë
B) Nuk ka risk për transmetimin e infeksioneve të transmetueshme nëpërmjet transfuzionit
C) Ka prioritet ndaj përdorimit të likideve zëvendësues kristaloidë në trajtimin e hipovolemisë
D) Nëse mbahen temperaturat e duhura mund të ruhet për të paktën një vit, ose më shumë
Pyetja 107
Ngritja e shtratit me kënd 45 gradë në pacientët në ventilim mekanik:
A) Rrit rriskun për aspirim të përmbajtjes gastrike
B) Ul rriskun për pneumoni nozokomiale
C) Përmirëson hipotensionin
D) Ndikon në përmirësimin e gjumit.
Pyetja 108
Cilat nga pohimet e mëposhtme janë të vërteta:
A) Sedacioni dhe paraliza përdoren në çdo pacient që është në ventilim mekanik
B) Për parandalimin e pneumonisë të lidhur me ventilimin mekanik koka e shtratit duhet të ulet sa më
shumë
C) Për ta shkëputur pacientin nga respiratori duhet që ai të ketë reflekse intakte të rrugëve ajrore
D) Në pacientët që marrin opioide zhvillohet varësia psikologjike nëse ato ndërpriten menjëherë
Pyetja 109
Acidoza respiratore:
A) Zhvillohet gjatë diarreve masive
B) Zhvillohet në insuficiencën renale
C) Korrigjohet me dhënien e bikarbonateve
D) Është tregues i nevojës së ventilimit mekanik në insuficiencën respiratore
Pyetja 110
Shoku septik:
A) Shkaktohet si pasojë e reduktimit të masës qarkulluese të gjakut
B) Shkaktohet nga insuficienca primare e zemrës
C) Është pasojë e një vatre infeksioni dhe e bakteremisë
D) Është pasojë e futjes në organizëm të substancave alergene
Pyetja 111
Reaksionet hemolitike të transfuzionit vijnë si pasojë e:
A) Transfuzionit jokompatibël sipas grupit
B) Antitrupave kundër leukociteve, ose proteinave plazmatike të dhuruesit
C) Kalimit të një sasie të konsiderueshme të ajrit në vena
D) Transfuzionit të shpejtë të gjakut të ftohtë
Pyetja 112
Një pacient mund të vetëinfektohet si pasojë e:
A) Transportit të agjentëve infektues nga një pacient tek tjetri
B) Mikroorganizmave të pranishëm në florën e tij
C) Mosndryshimit të barrierave individuale
D) Përdorimit të antibiotikëve
Pyetja 113
Transfuzioni i gjakut:
A) Bëhet me gjak të saponxjerrë nga frigoriferi
B) Bëhet me gjak të ngrohur më parë në 37 gradë celsius
C) Duhet të zgjasë më shumë se 4 orë
D) Bëhet me gjak që ka mbi 6 orë i nxjerrë nga frigoriferi dhe i ngrohur
Pyetja 114
Cila nga thëniet e mëposhtme është e vërtetë :
A) Anestezia spinale dhe epidurale jep hipërtension arterial
B) Anestezia spinale dhe epidurale jep takikardi
C) Anestezia spinale dhe epidurale jep të përziera dhe të vjella
D) Anestezia epidurale jep më shpesh se anestezia spinale dhimbje koke nga shpimi postdural
Pyetja 115
Nga moseleminimi i plotë i anestezisë gjenerale dhe/ose bllokut neuromuskular ndodh:
A) Çrregullime të elektrolitëve
B) Obstruksioni i rrugëve të sipërme ajrore nga rënia e gjuhës
C) Zgjim i shpejtë
D) Çrregullime të tempëratures
Pyetja 116
PaO2 (presioni arterial i oksigjenit):
A) Ndryshon në varësi të presionit pjesor të oksigjenit në ajrin e inspiruar
B) Nuk ndryshon në sëmundjet pulmonare
C) Matet nëpërmjet pulsoksimetrit
D) Nuk ndryshon nga presioni venoz i oksigjenit
Pyetja 117
Cila nga thëniet e mëposhtme është e vërtetë:
A) Të gjitha medikamentet që përdor pacienti duhet të ndërpriten para kirurgjisë
B) Duhanin mund ta pijë deri para operacionit
C) Gjatë operacionit nuk ka rëndësi nëse stomaku është plot, ose jo
D) Të korrigjohet hipovolemia dhe hipokalemia e mundshme para operacionit nëse koha e lejon
XII—229
Pyetja 118
Hipoventilimi postoperator çon në:
A) Hipokapni
B) Acidozë respiratore akute
C) Hiperoksemi
D) Në një ventilim të rritur në minute
Pyetja 119
Komplikacionet e analgjezisë epidurale janë:
A) Hipertensioni
B) Retensioni urinar
C) Takikardia
D) Sedacioni
Pyetja 120
Efektet e mbisedacionit në një pacient të terapisë intensive janë:
A) Diskomfort
B) Dhimbje
C) Hipertension
D) Vështirësi në komunikim
Pyetja 121
Shoku hipovolemik:
A) Shkaktohet nga humbja e më pak se 20-25% të masës qarkulluese të gjakut
B) E ka klinikën të ngjashme me shokun septik
C) Presionin venoz central e ka të njëjtë me shokun kardiogjen
D) Shoqërohet me rritje të kohës së mbushjes kapilare
Pyetja 122
Anestezia spinale jep:
A) Bllok motor dhe bllok sensor
B) Bllok sensor pa bllok motor
C) Analgjezi për një kohë të gjatë
D) Anestezi të një ekstremiteti
Pyetja 123
Anestezia regjionale endovenoze jep:
A) Anestezi të një ekstremiteti
B) Jep gjumë të thellë
C) Jep relaksim neuromuskular
D) Hipotension dhe bradikardi
How is intravenous regional Anaesthesia is given?
Intravenous regional anesthesia (IVRA) or Bier's block anesthesia is an anesthetic technique on the body's extremities where a local anesthetic is injected intravenously and isolated from circulation in a target area.
Si jepet anestezia rajonale intravenoze?
Anestezia regjionale intravenoze ose anestezia e bllokut të Bier-it është një teknikë anestezike në ekstremitetet e trupit ku një anestezi lokale injektohet në mënyrë intravenoze dhe izolohet nga qarkullimi në një zonë të synuar.
Pyetja 124
Presioni i rritur intrakranial ulet nëpërmjet:
A) Oksigjenimit të pacientit
B) Hipoventilimit
C) Përdorimit të agjentëve osmotikë
D) Përdorimit të diuretikëve
Pyetja 125
Infeksionet që hasen më shpesh në terapi intensive janë:
A) infeksionet e lëkurës
B) infeksionet e traktit gastrointestinal
C) septicemia
D) infeksionet e sistemit nervor qendror
Pyetja 126
Transfuzioni i shpejtë i gjakut të ftohtë:
A) Mund të shkaktojë reaksione anafilaktike
B) Çon në mbingarkesë cirkulatore
C) Mund të shkaktojë aritmi, ose arrest kardiak
D) Rrit mundesinë për formimin e mikroagregatev
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 127
Gjaku gjatë ruajtjes së tij pëson këto ndryshime:
A) E ruan viabilitetin dhe funksionin e eritrociteve ( E ruan funksionin e eritr. )
B) Bëhet me acid ( ph i gjakut bie dhe behet me acid )
C) Ulet përqëndrimi i kaliumit në plazëm ( perqendrimi i Kaliumit rritet )
D) Faktori i VIII i koagulimit është relativisht i stabilizuar
pH më pak se 7 janë acide
pH më të mëdha se 7 janë alkaline (bazë).
Shikoni foton e meposhtme
Pyetja 128 shiko pyetjen 127
Në organizmin që ka marrë gjak, pas transfuzionit të gjakut:
A) Mund të ndodhin ndryshime të kalemisë
B) Mund të rritet niveli i kalciumit të jonizuar
C) PH i gjakut bëhet acid për shkak se gjaku i konservuar është acidotik
D) Ngarkesa acidotike tek pacienti është minimale
Gjate transfuzionit kemi rritje te Kaliumit ne gjak dhe Hyperkalemia shkaktorn aritmi kardiake , dobesi muskulore ose paralize .
Pyetja 129
Mjekimi i shokut anafilaktik bëhet me dhënien e:
A) Antibiotikëve
B) Adrenalinës
C) Kardiotonikëve
D) Analgjezikëve
Pyetja 130
Alergjenët më të shpeshtë që çojnë në shok anafilaktik janë:
A) Antibiotikët
B) Rrezatimi që përdoret në imazherinë diagnostikuese
C) Pickimi nga gjarpri
D) Helmimet me fosfororganikë
Pyetja 131
Anestezia inhalatore:
A) Përdoret si anestezi mbajtëse
B) Nuk përdoret për induksion anestezi
C) Futet në rrugë venoze
D) Nuk varet nga funksioni respirator
Pyetja 132
Anestezia endovenoze:
A) Futet nëpërmjet rrugës venoze
B) Nuk përdoret si anestezi mbajtëse
C) Shfrytëzon potencialin shkëmbyes të sistemit respirator
D) Nuk mund të realizohet pa vendosur më parë tubin endotrakeal
127 eshte b
ReplyDeleteFlm per komentin Pyetjen tuaj 127 do ta rishikojme per alternativen e sakte .
DeletePo 127 eshte B) si alternative e sakte e kam shpjeguar pak dhe me foto ,Ja dhe nje Pyetje e korrigjuar. FLM per ndihmen dhe i mirepresim sugjerimet tuaja , Per cdo korrigjim ose paqartesi mbi Pyetjet mund te komentoni , Ju uroj suksese
Delete