Teknik Laboratori ( 1)



PopAds.net - The Best Popunder Adnetwork
Teknik Laboratori 1 Pjesa Speciale Per Provimin

e Licenses

Pyetjet ( 1- 100 )  




Kujdes : Pyetjet e zgjidhura MAMI / TEK.LAB  mund te kene gabime nuk jane te verifikuara
IMUNOLOGJIA PER TEKNIKE LABORATORI.
1.Imuniteti aktiv i fituar natyralisht është:
A) Nje rezistencë individuale ndaj disa sëmundjeve e paracaktuar gjenetikisht,
B) Aftësia e trupit për t`iu kundervene specifikisht organizmave apo substancave te huaja,
C) Imunitet si pasoje e infeksionit ,
D) Imunitet si pasoje e vaksinimit,
2.Imuniteti pasiv i fituar natyralisht eshte:
A) Antitrupa te transferuar pasivisht nga nje nene te fetusi apo i sapolinduri
B) Antitrupa te transferuar nga nje njeri i shendetshem i imunizuar tek nje tjeter
C) Imunitet si pasoje e infeksionit
D) Imunitet i fituar si pasoje e transplantit te palces se kuqe te kockave,
3. Të sapolindurit:
A) Marrin antitrupa IgM nga nena nëpermjet placentas,
B) Kane virtualisht nje kompleks te plote te antitrupave maternale IgG,
C) Kane shume pak limfocite ne qarkullimin e tyre,
D) Marrin qeliza B maternale,
4.Funksioni kryesor i neutrofileve eshte:
A) Transporti i O2 dhe CO2,
B) Koagulimi i gjakut,
C) Fagocitoza,
D) Prodhimi i proteinave toksike kunder paraziteve te caktuar,
5.Aplikimi i vaksines DPT ne cilin nga tipet e meposhtme te imunitetit do te kontribuonte?
A) Imunitetin aktiv natyral,
B) Imunitetin pasiv natyral imun,
C) Imunitetin aktiv artificial,
D) Imunitetin pasiv artificial,
2
6. Te gjitha qelizat e meposhtme permbajne granula qe sherbejne ne citotoksicitet dhe ne
shkaterrimin e qelizave te huaja perveç:
A) Neutrofilit,
B) Qelizes vrasese natyrale,
C) Makrofagut,
D) Plazmocitit,
7. Funksioni kryesor i eozinofileve eshte:
A) Transporti i O2 dhe CO2,
B) Fagocitoza,
C) Prodhimi i heparines dhe histamines,
D) Prodhimi i proteinave toksike kunder paraziteve te caktuar
8.Funksioni kryesor i monociteve eshte:
A) Prodhimi i antitrupave,
B) Fagocitoza (kur ata maturohen ne makrofage),
C) Citotoksiciteti jashteqelizor,
D) Koagulimi i gjakut,
9.Cili eshte organ paresor i sistemit imun?
A) Timusi,
B) Zemra,
C) Nyjet limfatike,
D) Shpretka,
10.Cili eshte organ qendror i sistemit imun?
A) Veshka,
B) Nyjet limfatike,
C) Shpretka,
D) Palca kockore,
3
Pyetjet e konkurimit ne PORTAL  jane  pyetjet e njejta me ato pyetje te dhena gjate provimit te LICENSES per ushtrimin e profesionit. 
11.Si mastocitet edhe bazofilet:
A) Jane fagocitues,
B) Çlirojne histamine,
C) Qarkullojne ne rrymen e gjakut,
D) Kane receptore per antikorpe IgM,
12.Veti e antigenit qe nuk ndikon ne imunogjenicitet eshte:
A) Klasa biokimike e tij,
B) Rruga e administrimit,
C) Doza e antigenit,
D) Pesha trupore e individit,
13.Imunogjeni eshte:
A) Antigjen,
B) Nje proces qe prodhon imunitet,
C) Nje antikorp,
D) Trajtim qe perdor antikorpe,
14.Te gjitha pohimet ne lidhje me antigjenin jane te sakta, perveç njerit:
A) Eshte nje substance kimike qe mund te nxise prodhimin e antitrupave apo qeliza T specifike.
B) Ai eshte, si rregull, substance e huaj,
C) Ato jane substanca komplekse organike
D) Ato jane substanca me peshe te vogel molekulare qe kombinohen me nje antitrup, por qe nuk mund
te shkaktojne prodhimin e tyre.
15.Nje prej pohimeve te meposhtme mbi haptenin eshte korrekte. Nje hapten:
A) Eshte nje substance kimike qe nxit trupin te prodhoje antitrupa specifike ,
B) Ai eshte si rregull, substance e huaj,
C) Zakonisht ai ka peshe molekulare me te larte se 10000,
D) Ai eshte substance me peshe te vogel molekulare qe kombinon me nje antikorp, por qe nuk mund
te shkaktojne prodhimin e antikorpeve
4
16.Vendi i antigjenit qe lidhet me antitrupin quhet:
A) Haplotip,
B) Izotip,
C) Epitop,
D) Idiotip,
17.Neutrofilet terhiqen nga vatra e infeksionit nepermjet:
A) IgM,
B) C1,
C) C5a ,
D) C8,
18.Roli i makrofageve gjate nje pergjigjeje me antitrupa eshte te:
A) Gelltise antitrupa,
B) Sintetizoje antikorpe,
C) Trese qeliza shenje te infektuara nga viruset,
D) Procesoje dhe prezantoje antigenin,
19. Cili nga opsionet e poshteshenuara mbron bakteriet nga fagocitoza?
A) Endotoksinat,
B) Ekzotoksinat,
C) Kapsula,
D) Ciliet,
20. Zgjidh nje stad korrekt te hapave te fagocitozes:
A) Kemotaksis, aderence, digjestion, ekzocitoze,
B) Digjestion, kemotaksis, aderence, ekzocitoze,
C) Aderence, ekzocitoze, digjestion, kemotaksis,
D) Ekzocitoze, digestion, kemotaksis, aderence,
5
21.Procesi me ane te te cilit fagocitet jane terhequr drejt mikroorganizmave quhet:
A) Aderence,
B) Kemiotaksis,
C) Digjestion,
D) Opsonization,
22.Procesi me ane te te cilit fagocitet u jane atashuar mikroorganizmave apo materialeve te tjera
te huaja quhet:
A) Aderence,
B) Kemiotaksis,
C) Digjestion,
D) Opsonization,
23.Procesi me ane te cilit mikroorganizmat e fagocituar jane vrare nga enzimat lizozomale dhe
agjentet oksidues quhet:
A) Aderence,
B) Kemiotaksis,
C) Digjestion,
D) Opsonization,
24.Fiksimi i komplementit nga nje reaksion antigen-antitrup mund te çoje ne:
A) Formimin e nje faktori kemiotaktik per qelizat mononukleare,
B) Fuqizim te fagocitozes,
C) Aktivizim te qelizave T,
D) Sinteze te shtuar te antikorpit,
25.Rruga klasike e aktivizimit te komplementit nis nga nderveprimi i C1 me:
A) Antigenin,
B) Faktorin B,
C) Komplekset antigen-IgG,
D) Lipopolisaharidet bakteriale,
6
26.Pacientet me ulje te rende te nivelit te C3 priren te kene:
A) Numer te larte infeksionesh virale te renda,
B) Numer te larte infeksionesh te renda bakteriale,
C) Nivel te ulet te gama-globulinave,
D) Episode te shpeshte te anemise hemolitike,
PS)B
27.Komplementi mund te nxise fagocitozen per shkak te pranise ne makrofage dhe neutrofile te
receptoreve per:
A) Faktorin D,
B) C3b,
C) C6,
D) C5,
28.Kompleksi i sulmit ndaj membranes eshte i perbere nga.
A) Nga C1tek C9
B) Nga C1tek C4
C) Nga C5tek C9
D) Nga C1tek C5
29.Mungesa e lindur e frenuesit te C1-esterazes shfaqet me:
A) Angioedemnen e trasheguar
B) Urtikarien kronike
C) Astmen Bronkiale
D) Rrufen alergjike
PS ( A)
30.IgE:
A) Eshte e lidhur me ane te zinxhirit J
B) Lidhet me mastocitet nepermje tregjionit Fab te tij
C) Dallohet nga antitrupat IgG nga zinxhiret e tyre te ndryshem H
D) Eshte i pranishem ne perqendrime te larta ne serum
7
32.IgM humane:
A) Kalon placenten
B) Mbron siperfaqet mukozale
C) Eshte e kufizuar brenda vazave te gjakut
D) Eshte antitrup i prodhuar nga qeliza plazmatike e me afinitet te larte
33.Zinxhiret e lehte te Imunoglobulinave:
A) Mund te jene te pranishm e si vargje k dhe 1, si pjese te se njejtes molekule Ig
B) Nuk jane gjetur ne çdo klase te imunoglobulinave madhore
C) Te gjithe kane te njejten perberje aminoacidike
D) Jane te pranishme ne fragmentin Fab te IgG
34.Percaktuesit idiotipike ndodhen ne:
A) Regjionet hipervariabile te zinxhireve te rende e te lehte
B) Regjionet konstante te zinxhireve te lehte
C) Regjionet konstante te zinxhireve te rende
D) Regjionin menteshe
35.Vendi lidhes i antitrupave per antigjenin eshte i formuar nga:
A) Regjionet konstante te zinxhireve H dhe L
B) Regjionet hipervariable te zinxhireve H dhe L
C) Vetem nga regjionet hipervariable te zinxhireve H
D) Vetem nga regjionet hipervariable te zinxhireve L
8
36.Klasa imunoglobulinike me perqendrim me te larte ne gjakun e njeriut te porsalindur eshte:
A) IgE
B) IgM
C) IgA
D) IgG
37.Cili prej pohimeve te meposhtme ne lidhje me allotipat imunoglobulinike eshte i vertete?
A) Allotipat gjenden vetem ne zinxhiret e rende
B) Allotipet jane te percaktuar nga gjene te klases 1 te KMPI
C) Allotipet kufizojne regjionet variabel
D) Allotipet jane si pasoje e polimorfizmit gjenetik brenda species
38.Nese nje individ eshte i paafte gjenetikisht te prodhoje vargje J, cilat nga globulina(t) do te
prekej?
A) IgG
B) IgM and IgA
C) IgE
D) IgD
39.Determinante tidiotipike jane te vendosur brenda:
A) Regjioneve hipervariabel te vargjeve te rende e te lehte
B) Regjioneve konstante te vargjeve te lehte
C) Regjioneve konstante te vargjeve te rende
D) Regjionit menteshe
40.Cila nga klasat imunoglbulinike eshte pentamer?
A) IgG
B) IgA
C) IgE
D) IgM
9
41.Cila nga klasat imunoglobulinike eshte dimer?
A) IgG
B) IgD
C) IgA
D) IgE
42.Gjeni molekulen e imunoglubulines M:
A) Nje H2 L2
B) Dy H2 L2
C) Tre H2 L2
D) Pese H2 L2
43. Gjeni molekulen e imunoglobulines G:
A) Nje H2 L2
B) Dy H2 L2
C) Tre H2 L2
D) Kater H2 L2
44.Gjeni molekulen e imunoglobulines A:
A) Tre H2 L2
B) Dy H2 L2
C) Kater H2 L2
D) Pese H2 L2
45.Antitrupi i shfaqur fillimisht ne pergjigje te nje infeksioni per here te pare eshte:
A) IgG
B) IgM
C) IgA
D) gD
10
46.Antitrupi qe kalon placenten eshte:
A) IgG
B) IgA
C) IgD
D) IgE
47.Imunoglobulinat qe lidhen nepermjet fundit me receptoret ne mastocite dhe bazofile jane:
A) IgG
B) IgA
C) IgD
D) IgE
48.Antitrupa te prodhuar nga nje klonhibridome e vetme jane quajtur:
A) Antitrupa poliklonale
B) Antitrupa te paplota
C) Antitrupa monoklonale
D) Antitrupa defektoze
49.Hibridoma nxirret nga:
A) Qeliza kanceroze dhe plazmatike te miut
B) Serumi human
C) Serum shtazor
D) Qeliza bimore
50.Qelizat T ndihmese dallohen nga qelizat T citotoksike nga prania e:
A) CD2
B) CD4
C) CD3
D) Receptorit te IL-2
11
51.Qelizat T citotoksike njohin zakonisht antigenin ne bashkëpunim me:
A) Klasen II te molekulave MHC
B) Klasen III te molekulave MHC
C) Klasen I te molekulave MHC
D) Imunoglobulinat
52.Receptori antigenik i qelizes T:
A) Njeh epitopat si peptide lineare te shoqeruara me molekula te MHC
B) Ka vargje te lehte te Ig
C) Perbehet nga nje varg i rende dhe beta 2 microglobulina
D) Njeh epitopa natyrale te antigjenit
53.Qelizat Thl nuk:
A) Shprehin CD4
B) Prodhojne IFN gama
C) Aktivizojne makrofaget
D) Lidhin antigenin e tretshem
54.Qelizat CD8 pozitive:
A) Mund te klasifikohen ne Thl and Th2 bazuar ne funksionet e tyre
B) Nuk prodhojne IFN gama
C) Mund te njohin dhe vrasin qelizat e infektuara nga viruset
D) Mund te lidhin viruset e lire
55 .Toleranca qendrore limfociteve T ndodh ne:
A) Limfonodula
B) Timus
C) Shpretke
D) Melçi
12
56.Funksioni kryesor i limfociteve eshte:
A) Pergjegjesia per imunitetin specifik
B) Fagocitoza
C) Prodhimi i heparines apo histamines
D) Prodhimi i proteinave toksike kunder paraziteve te caktuar
57.Prania ne 70% te limfociteve CD3 pozitive tek nje pacient tregon se ai e ka normale:
A) Imunitetin humoral
B) Imunitetin celular
C) Numrin e limfociteve B
D) Numrin e limfociteve T
58.Qelizat B dallohen nga qelizat T nga prania e:
A) CD3
B) Ig siperfaqesore
C) CD4
D) CD8
59.Nje qelize B mund te shfaqet ne siperfaqe te saj:
A) IgM dhe IgD membranore ne te njejten kohe
B) Dy llojet e vargjeve te lehta
C) Perberesin sekretor te Ig
D) IgG qe mund te lidhe antigene jo perkates te ndryshem
60.Qelizat vrasese natyrale jane:
A) Qeliza B qe mund te vrasin pa pranine e komplementit
B) Qeliza citotoksike T
C) Te shtuara nga imunizimi
D) Te afta te vrasin qeliza te infektuara nga viruset pa sensibilizim paraprak
13
61.Nje pergjigje imune primare ne nje njeri te rritur sa kohe kerkon afersisht te prodhoje nivele te
zbulueshme antikorpale ne gjak?
A) 12 ore
B) 3 dite
C) 1 jave
D) 3 jave
62.Qeliza B e aktivizuar mund:
A) Te prodhoje nje klon plazmocitesh
B) Te prodhoje direkt imunoglobulina
C) Te prodhoje T-supresore
D) Te prodhoje makrofage
63.Kujtesa imunologjike eshte karakteristike e:
A) Limfociteve T dhe Qelizave Vrasese Natyrale
B) Limfociteve B dhe qelizave dentritike
C) Limfociteve T dhe B
D) Makrofageve dhe Limfociteve B
64.Molekulat e perfshira drejtperdrejt ne vrasjen me ndermjetesim te qelizave NK jane;
A) Komplementi
B) IFN gama
C) Granzima A de B
D) Superoksidi
65.Qelizat antigjen-paraqitese qe aktivizojne qelizat ndihmese 1 duhet te shprehin ne siperfaqen e
tyre
A) IgE
B) Interferonin Gamma
C) Klasen I te antigjeneve te KMPI
D) Klasen II te antigjeneve te KMPI
14
66.Normalisht nuk permban mikroorganizma:
A) Trakti i siperm respirator
B) Mushkeria
C) Vagina
D) Zorret e trasha
67.Aftesia e nje patogjeni per te shkaktuar nje semundje duke kaluar mbrojtjet e mbartesit eshte
quajtur:
A) Patogjenicitet
B) Virulence
C) Toksigjenicitet
D) Invazion
68.Cili nga opsionet e meposhtme mbron bakteriet nga fagocitoza:
A) Endotoksinat
B) Ekzotoksinat
C) Kapsula
D) Ciliet
69.Leukocidinat jane:
A) Te prodhuara nga disa bakterie qe mund te shkaterrojne neutrofilet
B) Enzima te prodhuara nga bakterie qe mund te shkaktojne lize te eritrociteve
C) Enzima bakteriale qe koagulojne fibrinogjenin ne gjak
D) Grup enzimash katabolizuese te fibrines qe shperbejne koagulen e formuar nga trupi per izolimin e
infeksionit
70.HIV infekton gjithe sa vijojne perveç:
A) Monocitet
B) Qelizat T
C) Makrofaget.
D) Qelizat B
15
71.Receptori nepermjet te cilit infekton HIV eshte:
A) CD2.
B) CD3.
C) CD4.
D) CD5.
72.Nje femije qe nuk ka qeliza T apo B te detektueshme eshte probabilisht me defekt ne:
A) Timus
B) Qelizat fagocitare
C) Nderveprimin qelize T qelize B
D) Qelizat burimore me origjine nga palca e kockave
73.Qelizat T nelimfonodula:
A) Mungojne ne sindromen Di-George
B) Shfaqen kryesisht ne regjionin medular
C) Jane te vetmet te tipit citotoksik
D) Jane fagocituese
74.Hypogamaglobulinemia e Bruton demonstrohet nga mungesa e
A) Limfociteve B
B) Makrofageve
C) Limfociteve T
D) Neutrofileve
75.Semundja Kronike Granulomatoze eshte pasoje e cilit deficit imun?
A) Hypokomplementemise
B) Nje defekti ne limfocitet T
C) Nje defekti ne funksionin e neutrofileve
D) Nje defekti ne funksionin e limfociteve B
16
76.Hipersensiviteti imediat zakonisht perfshin:
A) Mastocitet
B) IgG
C) Trombocitet
D) Makrofaget
77.Nje femije ngacmon nje fole grerezash, thumbohet ne menyre te perseritur, dhe peson shok
brenda disa minutash duke manifestuar insuficiense respiratore dhe kolaps kardiovaskular. Kjo ka
me teper te ngjare te kete ndodhur nepermjet:
A) Semundjes se serumit
B) Nje reaksioni Arthus
C) Anafilaksise sistemike
D) Hipersensibilizimit citotoksik
78.Cila nga semundjet e meposhtmne nuk eshte atopike?
A) Astma Bronikale
B) Dermatiti Atopik
C) Konjuktiviti Alergjik
D) Urtikaria Akute
79.Cila nga alergjite e meposhtme nuk ndermjetesohet nga IgE?
A) Rrufa Alergjike
B) Dermatiti Alergjik i Kontaktit
C) Shoku Anafilaktik
D) Konjuktiviti Alergjik
80.Semundja e Serumit eshte :
A) Hipersensitivitet i tipit te I-re
B) Hipersensitivitet i tipit te II-te
C) Hipersensitivitet i tipit te III-te
D) Hipersensitivitet I tipit te IV-t
17
81.Angioedema mund te jete me mekanizmin:
A) Hipersensitivitet i tipit te I-re
B) Hipersensitivitet i tipit te II-te
C) Hipersensitivitet i tipit te III-te
D) Hipersensitivitet I tipit te IV-t
82.Ne cilat tipe te hipersensitivitetit eshte i perfshire komplementi?
A) Tipin II dhe IV
B) Tipin I dhe II
C) Tipin III dhe IV
D) Tipin II dhe III
83.Cila prej te meposhtmeve nuk eshte semundje hipersensitiviteti?
A) Angioedema e trasheguar
B) Sindroma Goodpasture
C) Ethet e barit
D) Dermatiti i Kontaktit
84.Antitrupat IgG kundrejt proteinave te veta:
A) Jane gjetur vetem ne paciente me tumore
B) Jane te prodhuara vetem ne shpretke
C) Mund te kalojne placenten
D) Jane me te zakonshme ne meshkuj
85.Cila nga semundjet e meposhtme eshte semundje autoimmune?
A) Hipertesnioni arterial
B) Astma Bronkiale
C) Diabeti i Sheqerit I-re
D) Tetanozi
18
86.Cila nga theniet e meposhtme eshte e vertete:
A) Semundjet autoimmune prekin me shume meshkujt
B) Semundjet autoimmune prekin me shume te moshuarit
C) Semundjet autoimmune nuk kane lidhje me trashegimine
D) Semundjet autoimmune nuk rrisin rrezikun per tumore.
87.Cila nga semundjet e meposhtme nuk eshte autoimmune?
A) Lupusi eritematoz
B) Tonsiliti Akut
C) Artriti Reumatizmal
D) Sindroma Sjorgen
88.Survejanca imune tumorale mund te ndermjetesohet nga:
A) Mastocitet
B) Neutrofilet
C) Qelizat Langerhans
D) Qelizat NK
89.Nje antigjen i gjetur ne nje perqendrim relativisht te larte ne plazmen e fetusit normal dhe ne nje
perqindje te larte me karcinomen e kolonit eshte:
A) Antigjen viral
B) Antigjen karcinoembrionik
C) Alfa-fetoproteine
D) Antigjene heterofile
90.Cfare eshte ikja e madhe “great escape”?
A) Dukuri qe nuk ka te beje me sistemin imun.
B) Dukuri qe nuk ka te beje me semundjen tumorale.
C) Menyra sesi qelizat tumorale i ikin survejances immune.
D) Menyra sesi viruset i ikin mbrojtjes nga sistemi imun.
19
91.Shartimi i palces kockore eshte nje tip unik i transplantit te organeve sepse:
A) Ndryshimet e KMPI nuk identifikohen
B) Ndryshimet ne pajtueshmerine e vogel indore jane ndryshime te vetme antigenike qe mundte çojne
ne flakje
C) Mund te ndodhe semundja e sulmit te transplantit ndaj mbartesit
D) Imunofrenimi nuk eshte i nevojshem
92.Transplantet ndermjet individeve gjenetikisht identike (p.sh. binjakeve identike):
A) Nuk flaken, edhe ne mungese te terapise imuno-supresive
B) Jane te flakur ngadale si pasoje e antigeneve minore te histokompatibilitetit
C) Jane subjekte te flakjes superakute
D) Nuk kemi flakje ne rast transplanti veshke, por kemi flakje ne rast transplanti lekure
93.Flakja e shkaktuar nga antitrupa te paraformuar eshte e tipit
A) Akut
B) Hiperakut
C) Kronik
D) E pershpejtuar
94.Perparesia kryesore e imunizimit pasiv mbi ate aktiv eshte qe:
A) Mund te administrohet nga goja
B) Siguron antikorpe ne menyre me te shpejte
C) Antikorpi qendron per nje kohe me te gjate
D) Permban fillimisht IgM
95.Imunizimi eshte:
A) Antigjen
B) Nje antikorp
C) Nje process qe prodhon imunitet
D) Trajtim qe perdor antikorpe
20
96.Imunosupresioni eshte:
A) Frenim i pergjigjes imune
B) Nje proces qe prodhon imunitet
C) Nje antikorp
D) Trajtim qe perdor antikorpe
97. Nje komplikim i rende i perdorimit te medikamenteve imunofrenuese eshte:
A) Rritje e rrezikut per semundje autoimune
B) Rritja e rrezikut per infeksione opurtiniste
C) Renia e flokeve
D) Renia e perqendrimit te komplementit
98.Imunizimi aktiv behet duke aplikuar te gjitha te meposhtmet perveç
A) Produkte bakteriale
B) Toksoide
C) Vaksina
D) Antitoksina
99.Vaksinat ndaj alergjive nxisin prodhimin e antitrupave bllokues te cilit lloj
A) IgA
B) IgD
C) IgE
D) IgG
100.ELISA eshte
A) Test ku perdoren radioizotope si markues
B) Nje variant i imunoelektroforezes
C) Test ku perdoren enzima si markuese
D) Asnjera nga theniet e mesiperme nuk eshte e vertete
21

No comments:

Post a Comment