Pyetjet ( 1 - 70 )
Pyetjet e ketij kapitulli ne format QUIZ do ti gjeni ne YouTube
Testoji Njohurite Tuaja Klikoni Linkun e meposhtem
Pyetja 1
Termi hiperemi aktive i referohet ngjyrës së lëkurës:
A) pas djegies së saj
B) normale
C) pas mjekimit
D) pas një traume
Pyetja 2
Hypotermia aksidentale është një gjendje ku personi ekspozohet:
A) në temperatura shumë të ulta
B) në temperatura të ulta
C) në situata aksidentale
D) në temperatura të larta
Death from exposure and accidental hypothermia occurs throughout the world and can present significant management problems . While typically associated with regions of the world with severe winters, hypothermia is also seen in areas with milder climates, such as the southern United States. Cases of hypothermia occur during the summer months and in hospitalized patients. Even with modern supportive care, the in-hospital mortality of patients with moderate or severe accidental hypothermia approaches 40%
Vdekja nga ekspozimi dhe hipotermia aksidentale ndodh në të gjithë botën dhe mund të paraqesë probleme të rëndësishme të menaxhimit. Ndërsa shoqërohet zakonisht me rajone të botës me dimra të ashpër, hipotermia shihet gjithashtu në zona me klimë më të butë, të tilla si jugu i Shteteve të Bashkuara. Rastet e hipotermisë ndodhin gjatë muajve të verës dhe në pacientët e shtruar në spital. Edhe me kujdes mbështetës modern, vdekshmëria në spital e pacientëve me hipotermi mesatare ose të rëndë aksidentale afrohet me 40%.
Pyetja 3
Hypotermia urbane është :
A) ekspozimi ekstrem ndaj të ftohtit në mjedise urbane
B) ulja e temperaturës trupore nga kontakti me ujë të ftohtë
C) ulja e temperaturës trupore nga patologji të ndryshme
D) ulja e temperaturës trupore nga të ftohtit
Ndodh në individë që kanë një predispozitë, paaftësi, sëmundje ose ilaçe që i bën ata më të ndjeshëm ndaj hipotermisë
1)kategori e jashtme
2)kategori e brendshme
mos harroni se një pacient mund të jetë hipotermik edhe në një ditë të ngrohtë nëse në një ambient me ajër të kondicionuar me pamundësi për të lëvizur nga një sipërfaqe e ftohtë
Pyetja 4
Hemoragjia, quhet e ndërmjetme kur shfaqet :
A) gjatë operacionit
B) pak orë pas operacionit
C) pak ditë pas operacionit
D) pas një traume të jashtëme
shikoni Videon aty keni pergjigje dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Hemorragjia primare , sekondare , ndermjetme . kliko ketu .....
Pyetja 5
Hemoragjia, quhet primare kur shfaqet:
A) pak orë pas operacionit
B) gjatë operacionit
C) pak ditë pas operacionit
D) pas një traume të jashtëme
shikoni Videon aty keni pergjigje dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Hemorragjia primare , sekondare , ndermjetme . kliko ketu .....
Pyetja 6
Ndihma e pare në raste hemoragjie është:
A) vendosja shtrirë e pacientit
B) vendosja e bandazhit
C) vendosja e akullit
D) terapi medikamentoze
Pyetja 7
Donatori lejohet të japi gjak pasi të kenë kaluar të paktën:
A) 45 ditë nga dhurimi i fundit
B) 56 ditë nga dhurimi i fundit 8jave
C) 65ditë nga dhurimi i fundit
D) 75 ditë nga dhurimi i fundit
Sa shpesh mund të jepet gjak ?
Koha ndërmjet dy dhurimeve është të paktën 8 javë. Meshkujt mund të dhurojnë një herë në 3 muaj, ndërsa femrat një herë në 4 muaj.
Koha ndërmjet dy dhurimeve është të paktën 8 javë. Meshkujt mund të dhurojnë një herë në 3 muaj, ndërsa femrat një herë në 4 muaj.
per me shume klikoni linkun e Kryqi i Kuq Shqiptar
Pyetja 8
Sasia e gjakut që dhurohet është të paktën :
A) 350ml
B) 450 ml
C) 550ml
D) 650ml
Sasia që dhurohet është rreth 400-450 ml, një sasi e papërfillshme për një organizëm të shëndoshë.
per me shume klikoni linkun e Kryqi i Kuq Shqiptar
Pyetja 9
Pesha minimale trupore për një donator gjaku duhet të jetë:
A) 40 kg
B) 50 kg
C) 60 kg
D) 70 kg
Përshtatshmëria për dhurim
Kush mund të dhurojë gjak ?
– Gjithkush që gëzon shëndet të mirë, i cili është i pranuar nga mjeku i bankës së gjakut
– Personat me moshë 18-60 vjec dhe 17 vjeç me lejen e prindit.
– Personat me peshë trupore mbi 50 kilogramë.
per me shume klikoni linkun e Kryqi i Kuq Shqiptar
Pyetja 10
Mosha minimale për një donator gjaku është:
A) 15 vjeç
B) 17 vjeç
C) 20 vjeç
D) 25 vjeç
Who can donate blood. To donate blood you will need to: be generally fit and well. be aged between 17 and 65.
Kush mund të dhurojë gjak. Për të dhuruar gjak do t'ju duhet: të jeni përgjithësisht në formë dhe mirë. të jetë nga mosha 17 deri në 65 vjeç. kliko ketu ......
Pyetja 11
Mosha maksimale për një donator gjaku duhet është:
A) 45 vjeç
B) 55 vjeç
C) 65 vjeç
D) 75 vjeç
per me shume klikoni linkun e Kryqi i Kuq Shqiptar
Pyetja 12
Pozicioni më i përshtatshem për pacientët pas operacionit është :
A) pozicioni semi - Fowler
B) pozicioni Fowler
C) tredelenburg
D) gjinekologjik
Pyetja 13
Mjeku Reanimator është anëtar ne grupin:
A) steril
B) jo steril
C) vezhgues
D) qarkullues
Pyetja 14
Numërimi i veglave kirurgjikale para dhe pas operacionit kryhet nga:
A) infermieria qarkulluese
B) infermieria instrumentare
C) mjeku kirurg
D) mjeku anestezist
Pyetja 15
Pyetja 15
Me termin asepsi nënkuptojmë:
A) Eleminim të mikroorganizmave në një zonë të caktuar
B) Kufizim të mikroorganizmave në një zonë të caktuar
C) Pastrim
D) Dezinfektim
Pyetja 16
Asepsia kirurgjikale përfshin të gjitha si më poshtë përveç:
A) Përdorimin e dorezave sterile gjatë vendosjes së kateterit urinar
B) Përdorimin e pajisjeve sterile në ndryshimin e garzave të plagës
C) Larjen e duarve para dhe pas kryerjes së manipulimeve
D) Sterilizimin e instrumentave kirurgjikal
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
MEDICAL AND SURGICAL ASEPSIS kliko ketu.....
Pyetja 17
Asepsia mjekësore përfshin :
A) Larjen e duarve para dhe pas servirjes së ushqimit
B) Larjen e duarve pas zbrazjes së uturakut
C) Përdormin e dorezave sterile gjatë mjekimit të plagës
D) Larjen e duarve para, pas servirjes së ushqimit dhe pas zbrazjes së uturakut
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 18
Flebotomia konsiston në :
A) venipunkturën dhe thithjen e gjakut
B) dëmtimin e enës së gjakut
C) venipunkturën dhe dhënien e gjakut
D) aplikimin e infuzioneve
Pyetja 19
Vlerësimet fizike të pacientit në periudhën preoperatore përfshijnë të gjitha si më poshtë, përveç :
A) Vlerësimin e bilancit hidrik dhe elektroliktik
B) Vlerësimin e statusit ushqimor
C) Vlerësimin e funksionit kardiovaskular
D) Vlerësimin e ankthit
E)
Pyetja 20
Bën pjesë në anëtarët e grupit steril :
A) Kirurgu
B) Anestezisti
C) Infermieria qarkulluese
D) Asnjëra
E)
Pyetja 21
Administrimi i opiateve para operacionit ndihmon :
A) në paksimin e sekrecioneve
B) uljen e tonusit muskular
C) reduktimin e ankthit dhe stresit
D) tharjen e mukozave
Pyetja 22
Administrimi i antikolinergjikëve para operacionit ndikon në :
A) në pakësimin e sekrecioneve (Antikolinergjikët bllokojnë veprimin e acetilkolinës)
B) reduktimin e ankthit dhe stresit
C) uljen e tonusit muskular
D) tharjen e mukozave
Efektet anësore të antikolinergjisë përfshijnë:
Goje e thate.
Shikim i turbullt.
Sytë e thatë.
Kapsllëku.
Mbajtja e urinës.
Marramendje për shkak të rënies së presionit të gjakut në këmbë (hipotension postural)
Probleme njohëse (konfuzion)
Çrregullimi i ritmit të zemrës.
Pyetja 23
Asepsitë kirurgjikale janë aktivitete që :
A) minimizojnë përhapjen e sporeve dhe mikroorganizmave në një sipërfaqe të caktuar
B) eleminojnë numrin dhe përhapjen e sporeve dhe mikroorganizmave në një sipërfaqe të caktuar
C) pakësojnë numrin e sporeve dhe mikroorganizmave në një sipërfaqe të caktuar
D) pakësojnë përhapjen e sporeve dhe mikroorganizmave në një sipërfaqe të caktuar
Pyetja 24
Asepsia është procedura që bën të mundur:
A) eleminimin e të gjithë mikroorganizmave
B) eleminimin e shumicës së mikroorganizmave
C) pakësimin e të gjithë mikroorganizmave
D) pakësimin e shumicës së mikroorganizmave
A-sepsis = gjendja e te mos paturit te agjenteve shkaktues te semundjeve.
Pyetja 25
Anëtarë të grupit jo steril janë të gjihë si më poshtë përveç:
A) Anestezisti
B) Infermieria qarkulluese
C) Ndihmës kirurgu
D) Teknikët radiolog
Pyetja 26
Praktikat që ulin dhe pengojnë proçeset e infeksionit në pacientët post– kirurgjikal quhen:
A) Teknika Dezinfektuese
B) Teknika Dekontaminuese
C) Teknika Kontrolli
D) Teknika Aseptike
Pyetja 27
Pacientët e pranuar në Njësinë e Kujdesit Post – Anestezik pa refleksin faringeal duhet të vendosen në
pozicion:
A) Dorsal
B) Lateral
C) Fowler
D) Asnjëra
Pyetja 28
Infermieri duhet të njohë shenjat dhe simptomat e pengesës respiratore tek pacienti në periudhën post
operatore, këto shenja përfshijnë:
A) përdorimi i muskujve ndihmës gjatë frymëmarrjes
B) hipotension arterial
C) dhimbje kraharori
D) asnjëra
Pyetja 29
Përdorimi i klizmës pastruese është i detyrueshëm të aplikohet :
A) para të gjitha llojeve të operacioneve
B) para operacioneve që përfshijnë traktin gastro - intestinal
C) para operacioneve që përfshijnë traktin uro -genital
D) para asnjë lloj operacioni pasi nuk rekomandohet më
Pyetja 30
Infermieria qarkulluese është pjesë e:
A) grupit steril
B) grupit josteril
C) grupit vëzhgues
D) nuk është antare e bllokut operator
Pyetja 31
Ruajtja e sigurisë dhe integritetit të fushës sterile gjatë proçedurës kirurgjikale është detyrë e :
A) kirurgut primar
B) anestezistit
C) infermieres qarkulluese
D) infermieres instrumentare
Pyetja 32
Në rast se pas operacionit kanë kaluar më shumë se 12 – 18 orë dhe pacienti nuk ka urinuar, ndërhyrje
primare është :
A) vendosja e kateterit urinar
B) nxitja e pacientit për të urinuar vetë nëpërmjet përdorimit të borsave të ngrohta
C) vendosja e kateterit supra pubik
D) asnjëra
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 33
Hipotensioni arterial në periudhën post –operatore mund të shkaktohet nga:
A) Acidoza
B) Hipoksemia
C) Disritmia
D) Humbja e gjakut dhe e lëngjeve
Pyetja 34
Cila nga alternativat e mëposhtme tregon për një proçedurë diagnostikuese?
A) kolostomia
B) ileostomia
C) kolonoskopia
D) jejunostomia
Pyetja 35
Djegiet kimike të lëkurës cilat rezultojnë nga lëndë korrozive duhet:
A) Të shpëlahen menjëherë me ujë të rrjedhshëm për 15 – 20 min
B) Të aplikohet pomadë
C) Të aplikohet balsame
D) Të fashohet menjëherë
Pyetja 36
Pas operacioneve gastrike pacienti këshillohet të qëndroj në pozicionin:
A) Fowler
B) Semi- Fowler
C) Tredelenburg
D) Gjinekologjik
Pyetja 37
Infermieria qarkulluese ka përgjegjësi për të gjitha sa më poshtë përveç :
A) A Kryerjen e veprimeve jashtë fushës sterile
B) Të siguroj kujdes infermieror për pacientin
C) Të siguroj mbështetje emocionale për pacientin
D) Të numërojë instrumentet dhe paisjet e përdorura në operacion
Pyetja 38
Është procedure diagnostikuese :
A) qarkullimi ekstrakorporal
B) koronarografia
C) stenti
D) koronaroskopia
Pyetja 39
Qarkullimi ekstrakorporal haset në:
A) Kardiokirurgji haset me shpesh
B) Neurokirurgji
C) Kirurgji abdominale haset me rralle (ne operacionet e aneurizmes se aortes abdominale )
D) Kirurgji estetike
Pyetja 40
Hematemeza është :
A) Prania e gjakut në të vjella
B) Prania e gjakut në feçe
C) Rrjedhja e gjakut nga hundët
D) Asnjëra
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 41
Dhënia e ushqimeve dhe e lëngjeve nga goja tek pacientët post – operator fillon:
A) Në momentin e rifillimit të peristaltikës dhe zhurmës aktive intestinale
B) Në momentin e rifillimt të diurezës
C) Në momentin e stabilizimit të presionit arterial
D) Asnjëra
Pyetja 42
Çrregullimi i bilancit hidro-elektrolitik tek pacientët e djegur mund të vijë si pasojë e:
A) Humbjes të një sasie të madhe plazme
B) Humbjes të një sasie të madhe gjaku
C) Diurezës së shtuar
D) Asnjëra
Pyetja 43
Plagët nga dekubituset janë plagë që shkaktohen nga:
A) traumat e hapura
B) armët e zjarrit
C) aksidentet automobilistike
D) qëndrimi në shtrat për një kohë të gjatë
Pyetja 44
Faktorët që ndikojnë për formimin e dekubituesëve janë të gjitha përveç:
A) kequshqyerja
B) higjena e ulët
C) gjendja emocionale
D) qëndrimi gjatë në shtrat
Pyetja 45
Në një retension urinar përdoret kateteri:
A) Robinson
B) Nichols
C) Foley
D) Moby- Dick
Pyetja 46
Gastrostomia është procedure që ushqen pacientin nga:
A) ezofagu
B) stomaku
C) jejunum
D) kolon
Pyetja 47
Ndërrimi i pensamentëve të plagës operatore bëhet:
A) 10 - 15 orë pas operacionit
B) 16 - 24 orë pas operacionit
C) 36 - 48 orë pas operacionit
D) 52 - 72 orë pas operacionit
Pyetja 48
Trajtimi fillestar i plagës bëhet me:
A) antibiotik
B) kortizonik
C) sol. fiziologjik
D) betadinë
Pyetja 49
Litotripsia është thyerja e gurëve në:
A) vezikën urinare
B) veshka
C) uretër
D) kolecist
Pyetja 50
Një plagë quhet e papastër kur:
A) nuk ka rrjedhje të madhe nga organet viscerale
B) kur ka pezmatim pa eksudat qelbëzues
C) që nuk kanë shenja të pezmatimit
D) nëse ka supuracion
Pyetja 51
Një plagë quhet e kontaminuar kur:
A) nuk ka rrjedhje të madhe nga organet viscerale
B) kur ka pezmatim pa eksudat qelbëzues
C) që nuk kanë shenja të pezmatimit
D) nëse ka supuracion
Pyetja 52
Faktorët e rrezikut për infeksione spitalore të plagëve janë të gjitha përveç:
A) përkujdesja perioperative
B) sterilizimi i pajisjeve
C) gjendja e të sëmurit
D) statusi emocional i të sëmurit
Pyetja 53
Irrigimi i plagës nënkupton:
A) suturimi i plagës
B) trajtimi me antibiotik
C) lavazhi i plagës
D) fashimi i plagës
Wound irrigation is the steady flow of a solution across an open wound surface to achieve wound hydration, to remove deeper debris, and to assist with the visual examination.
shpelarja e plagës është rrjedha e qëndrueshme e një solucioni në një sipërfaqe të hapur plage për të arritur hidratim të plagës, për të hequr mbeturinat më të thella dhe për të ndihmuar në ekzaminimin vizual.
Pyetja 54
Qëllimi primar në trajtimin e ulçerës stazike venoze të këmbës është:
A) Pastrimi i plagës me alkool
B) Përdorimi i lidokainës lokale
C) Sigurimi i shërimit të plagës dhe parandalimi i infeksionit
D) Asnjëra
E)
Pyetja 55
Gjatë djegies pacienti ka humbje më të theksuar të :
A) plazmës
B) gjakut
C) urinës
D) djersës
Pyetja 56
Ku përdoret rregulli i 9- ës?
A) Në politrauma
B) Në ngrirjet trupore
C) Në djegiet trupore
D) Plagët me armë zjarri
Pyetja 57
Ileusi adinamik zakonisht ndodh:
A) 1 ditë pas operacionit
B) 2 - 3 ditë pas operacionit
C) 4 - 6 ditë pas operacionit
D) 6 - 8 ditë pas operacionit
Pyetja 58
Mamografia është e këshillueshme të behet çdo vit për gra:
A) 20 vjeç
B) 30 vjeç
C) 40 vjeç
D) mbi 50 vjec
Dopo i 50 anni la mammografia va fatta una volta all'anno.
Ministria e Shendetesise : Mamografia , Kanceri i gjirit ,
klikoni linkun e meposhtem
Pyetja 59
Ekstravazacioni është komplikacion pas:
A) kirurgjisë
B) kimioterapisë
C) radioterapisë
D) radiografisë
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 60
Traumat e rënda të heparit mund të shkaktojnë:
A) Insufiçiencë renale
B) Shok hipovolemik si pasojë e hemoragjisë
C) Hipertension arterial
D) Leukopeni
Pyetja 61
Në tumoret metastatike të heparit dallohet:
A) Angiografi negative
B) Zvogëlim të heparit
C) Ascit (me nuancë gjaku)
D) Hiperproteinemi
Pyetja 62
Në kancerin e gjirit nuk ndikojnë:
A) Historia familjare me këtë diagnozë
B) Terapia me hormone
C) Numri i pakët i lindjeve
D) Ulja e konsumit të yndyrnave shtazore dhe proteinave
Pyetja 63
Për kancerin e gjirit nuk përfshihen këto diagnoza infermierore:
A) Ndryshime në jetën seksuale
B) Pamundësi për infeksion
C) Dëmtim i integritetit të lëkurës
D) Frikë dhe ankth, lidhur me prognozën e sëmundjes
Pyetja 64
Në pacientët me kancer gastrik:
A) Hemoragjia është e theksuar
B) Në raste të rralla ndodh hemoragjia për këtë diagnozë
C) Ikteri paraqitet në stadin e parë të sëmundjes
D) Prognoza nuk është shumë e varfër
Shenjat dhe simptomat
Në fazat e para të kancerit gastrik mund të konstatohet:
• Vështirësi në tretjen e ushqimit shoqëruar me parehati
• Ndjesinë e fryrjes pas ngrënies
• Nauze
• Humbje të oreksit
• Djegie epigastrike (urth)
Më pas me zhvillimin dhe avancimin e kancerit gastrik mund të jenë të pranishme:
Defekim me ngjyrë të errët ose prania e gjakut në feçe
- Të vjella
- Humbje e peshës trupore pa shkak
- Dhembje epigastrike
- Ikter (zverdhje)
- Ascit-grumbullim i ujit në bark
Pyetja 65
Gjatë realizimit të një transfuzioni gjaku, në 15–30 minutat e para infermieri observon pacientin për :
A) Shenja reaksioni
B) Shenja infeksioni
C) Hipertension
D) Asnjëra
Pyetja 66
Edukimi i një pacienti me urolitiazë në lidhje me sigurimin e një hidratimi optimal, ka si qëllim kryesor:
A) Parandalimin e recidivave
B) Rehidrimin e pacientit
C) Parandalimin e komplikacioneve
D) Asnjëra
Pyetja 67
Në karcinomën hepatoqelizore, testet diagnostike shpesh zbulojnë:
A) Nivele të larta të leukociteve
B) Nivele të larta të trombociteve
C) Nivele të larta të AFP (alfafetoproteinës)
D) Të gjitha
Pyetja 68
Në rastin e gastrektomisë më e rëndësishme është të administrohet:
A) Vitaminë E
B) Vitaminë B12
C) Ushqime me frekuencë të lartë
D) Ushqime me rrugë orale
Pyetja 69
Ileostomia - Qëllimi i interventeve infermierore nuk përfshin:
A) Sigurimin e eleminimit normal intestinal
B) Reduktimin e dhimbjeve dhe spazmave abdominale
C) Përshkrimin e medikamenteve analgjezike
D) Reduktimin e ankthit dhe stresit
Pyetja 70
Në prekjen e heparit nga metastazat nuk ndikojnë:
A) Vaskularizimi i theksuar i heparit
B) Pozicioni i tij anatomik
C) Niveli i koshiencës
D) Tumoret nga trakti gastrointestinal
Prsh. Pergjigja e pyetjes nr 17 me duket shume e gabuar
ReplyDeleteperse Angela ? atehere dhe pyetja 16 eshte e gabuar :) . te gjitha teknikat sterile quhen asepsi kirurgjikale dhe te gjitha teknikat per te ulur infektimin si larja e duarve dorreza jo sterile hyjne tek asepsia mjekesore . pyetja eshte sqaruar me pashte dhe me fotografia .
DeleteANGELA ju falenderoj per komentin. per cdo pyetje ku ke pasiguri mund te besh ne koment dhe do ta vlersojme sa me shpejte te jete e mundur . suksese
DeleteKu mund te gjej ju lutem vazhdimin e pyetjeve
DeletePyetja pese, hemorragjia primare shfaqet pas nje traume te jashtme, jo gjate operacionit
ReplyDeletePyetja 5: B)dheD) jane te sakta, por duke pare Pyetjen 4 dhe Pyetjen 5 TE Cilat lidhen me HEMORRAGJITE gjate dhe pas operacionit atehere llogjike eshte te vendosesh B) si te sakte ( gjate operacionit momenti kur nderhyn) shiko fotot e meposhtme :) flm per komentin dhe suksese ne provim .
DeletePyetja 133: Lavazhi gastrik eshte i kunderindikuar pas ingjestionit te substancave korrosive pasi ka rrezik te larte per perforacion esofagiti ose te traktit GI
ReplyDeleteMendoj se pytja 58 esht mosha 40 vjeç
ReplyDeletePershendetje . Per pyetjen 58 : 40vjec kur personi konsiderohet me risk te larte per kancerin e gjirit psh: trashigimia familjare qe u lejohet ta bejne cdo vit mamografine . 50 - 70 behet e detyrueshme cdo vit sepse ndikon dhe periudha e menopauzes ndrryshimi hormonal .sipas literatures se huaj dhe ate vendase rekomandojne mamografine per grate jo me risk 35-40vjec ne 1-3vjet. per moshat 50-70vjec rekomandohet cdo vit . dhe mbas moshes 70 vjec nuk eshte e rekomandueshme . Megjithate te falenderojme per komentin dhe pyetja do te rishikohet dhe nje here :)
DeletePrsh. Mendoj se pergjigje e sakt tek pytja 8 edhte pika A sepse pyetja thot sasia e gjakut qe dhurohet esht " Te PAKTEN" qe do te thot minimumi i sasis qe dhurohet edht 350ml sepse ne literatura dhe google e ke qe. 450ml +- 10%. 450 esht standartja nuk esht minimumi
ReplyDeletePershendetje .ne literaturen shqiptare eshte e veshtire te gjes sa eshte sasia minimale e dhurimit te gjakut te gjitha tregojne se sasia e gjakut qe jepet 400-450ml . kurse ne literaturen e huaj e gjen dhe me 250ml gjak . meqe kjo pyetje eshte me e debatueshme nga studentet do marrim nje pergjigje te sakte nga banka e gjakut dhe nga UISH . e kupton qe nuk mund te bejme nje korrigjim pa qene te sigurte 100% per pergjigjen e sakte .te falenderojme per komentin dhe ju urojme suksese ne provim :) .
DeleteOk pres pergjigjen tuaj me padurim. Faleminderit
Deletepershendetje. ju lutem e keni rishikuar pyetjen 8. mund te na thoni cila eshte e sakta A apo B
ReplyDeletePyetj 8 eshte ne rishikim kur te marrim pergjigjen e sakte nga Banka e gjakut do ta publikojme , deri atehere duhet te caktoni B) si pergjigje e sakte (simbas mendimit tone)
DeletePershendetje. Doja tju pyesja Infermieristika e semundjeve infektive ka faqe me vete sepse gjej infermieristikat e tjera por jo kete
ReplyDeletePeshendetje : Inferm. Semundjeve Infektive nuk ka faqe me vete si Infermieristikat e tjera se keshtu eshte botuar nga Ministria . Ketu i kemi ndare ne kapituj ashtu sic i ka botuar Ministria nuk ka asnje ndrryshim
DeletePërshëndetje!
ReplyDeletePyetja 17 është: Përdorimin e dorezave sterile gjatë mjekimit të plagës.
1) Per mjekimin e plages nuk perdoren dorreza sterile , dorrezat qe ndodhen ne kuti nuk jane sterile
Delete2) Lexoni mire Pyetjen 16 dhe Pyetjen 17 do ta kuptoni kush eshte alternativa e sakte
3) shikoni videon aty eshte dhe arsyeja per alternativen e sakte
4) lexoni komentet :)
SUKSESE ...
Me cfare procedure imazherike diagnostikuese zgjidhet per kolelithjazen??
ReplyDelete