Infermieristike Kirurgjia 2 / Nursing Surgery / Infektive / Traumatologjia .

 


Infermieristike Kirurgjia 2 / Nursing Surgery / 

 Infektive / Traumatologjia .

Testo njohurite  klikoni linkun e meposhtem


Pyetjet ( 70 - 151 )

Pyetja 70
Në prekjen e heparit nga metastazat nuk ndikojnë:
A) Vaskularizimi i theksuar i heparit
B) Pozicioni i tij anatomik
C) Niveli i koshiencës
D) Tumoret nga trakti gastrointestinal


Pyetja 71
Ileusi adinamik:
A) Ka një prognozë të varfër
B) Në përgjithësi ka prognozë të mirë
C) Trajtimi është gjithmonë kirurgjikal
D) Është shkaku më i rrallë i obstruksionit intestinal
Pyetja 72
Për të parandaluar ulçerën stazike venoze duhet te:
A) Ndërpritet aktiviteti fizik
B) Ekspozohet zona e prekur në temperatura të ftohta
C) Pozicionohen ekstremitetet më poshtë se niveli i zemrës
D) Të kontrollohen pulset periferike dhe temperatura e ekstremiteteve


Pyetja 73
Faktor që nuk ndikon në kalkulozën e aparatit urinar është:
A) Staza urinare
B) Infeksioni i traktit urinar
C) Staza venoze
D) Dehidrimi
Pyetja 74
Për të mbajtur bilancin elektrolitik, nuk është vlerësim specifik:
A) Niveli i elektroliteve
B) Marrjet dhe nxjerrjet e likideve
C) Turgori i lëkurës
D) Niveli i gazeve në gjak

Pyetja 75
Pacienti me gastrostomi, nuk ka prezencë infeksioni nëse:
A) Lëkura është e skuqur përeth inçizionit
B) Është afebril
C) Ka drenim nga plaga
D) Leukocitozë
Pyetja 76
Interventet infermierore për pacientin me ileostomi nuk kanë për qëllim:
A) Reduktimin e dhimbjes
B) Pakësimin gradual të marrjeve orale
C) Mbajtjen e bilancit elektrolitik dhe peshës trupore
D) Sigurimin e eleminimit intestinal
Pyetja 77
Menaxhimi infermieror, para kirurgjisë kardiake përfshin:
A) Vetëm vlerësim të hollësishëm të sistemit kardiak
B) Vlerësimin e sistemit respirator
C) Vlerësim të detajuar sistemik
D) Ndërprerjen e terapisë medikamentoze të mëparshme
Pyetja 78
Stafi infermieror instrukton pacientët me patologji të sistemit biliar të:
A) Shtojnë sasinë e ynyrnave
B) Të pakësojnë kaloritë dhe yndyrnat në dietën ushqimore
C) Të shtojnë peshën trupore
D) Mbajnë regjim absolut pushimi

Pyetja 79 
Nuk është prioritet i menaxhimit infermieror për pacientët me gastrostomi:
A) Mbajtja e statusit nutricional
B) Mbrojtja integritetit të lëkurës
C) Përshtatja me ndryshimet në imazhin trupor
D) Përcaktimi i dietës ushqimore specifike për këta pacientë  

Pyetja 80
Perfuzioni indor për pacientët me patologji kardiake vlerësohet me të gjitha metodat e mëposhtme
përveç njërës:
A) Monitorimit të EKG
B) Matjes së presionit arterial dhe nivelit të gazeve në gjak
C) Eleminimit urinar
D) Reagimit nga medikamentet analgjezike
Pyetja 81
Menaxhimi i pacientëve me obstruksion të zorrës së trashë bëhet me:
A) Trajtim operator kur bllokimi është i pjesshëm
B) Intervent kirurgjikal vetëm kur bllokimi është i plotë
C) Radiografi me barium
D) Trajtim jo kirugjikal në rastin e perforimit intestinal
Pyetja 82
Komplikacioni më i shpeshtë për pacientët me ileostomi është:
A) Kalkuloza urinare
B) Stenoza stomale
C) Irritimi i lëkurës peristomale
D) Cholelithiasis
Pyetja 83
Limfadeniti është:
A) infeksion kirurgjik i nyjeve limfatike
B) infeksion akut nekrotik
C) infeksion kirurgjikal i gjendrave të djersës
D) infeksion akut purulent
 shikoni Videon  aty keni dhe arsyetimin e alternatives se sakte  
Pyetja 84
Ulçera diabetike karakterizohet nga:
A) Dhimbje shumë të fortë
B) Dhimbje të moderuar
C) Dhimbje te lehtë ose mungesë të saj
D) Mungesa e recidivimit
Pyetja 85
Në diagnozat infermierore në rastin e ileostomisë nuk përfshihet:
A) Alternime në komfort
B) Spazma abdominale
C) Imbalancë lëngjesh dhe elektrolitesh
D) Stabilitet në eleminimin intestinal
Pyetja 86
Shoku septik fillon me të gjitha shenjat e mëposhtme përveç:
A) ethe
B) stres
C) temperaturë të lartë
D) hypotension


Pyetja 87
Karbunkuli është:
A) inflamacion akut nekrotik purulent
B) infeksion akut-purulent
C) infeksion kirurgjikal i gjendrave të djersës
D) infeksion kirurgjik i nyjeve limfatike

Pyetja 88
Organizmi shkaktar për gjendjen e sepsit të rëndë nuk mund të jetë:
A) Escherichia coli
B) klebsiella
C) stafilococcus aureus
D) virusi
Which causative organism is associated with sepsis?
Although fungal and viral infections contribute to many sepsis deaths, bacterial pathogens are the most frequent causative agents, with Staphylococcus aureus and Streptococcus pneumoniae representing the most relevant Gram-positive species, and Escherichia coli, Klebsiella spp., and Pseudomonas aeruginosa dominating
Cili organizëm shkaktar shoqërohet me sepsë?
Megjithëse infeksionet kërpudhore dhe virale kontribuojnë në shumë vdekje nga sepsis, patogjenët bakterialë janë agjentët shkaktarë më të shpeshtë, me Staphylococcus aureus dhe Streptococcus pneumoniae që përfaqësojnë speciet më të rëndësishme Gram-pozitive, dhe Escherichia coli, Klebsiella spp., dhe Pseudomonas aeruginosa do.
Pyetja 89
Sa duhet të jetë diureza që të themi se funksioni renal vjen duke u përmiresuar?
A) 20 ml/ore
B) 25 ml/ore
C) 30 ml/ore
D) 40 ml/ore
Pyetja 90
Efektin e vet dëmtues virusi i SIDA-s e ka mbi limfocitet:
A) A
B) C
C) T
D) E
Pyetja 91
Cili është streptokoku më i hasur tek njerëzit:
A) hemolitik i grupit E
B) hemolitik i grupit C
C) hemolitik i grupit D
D) hemolitik i grupit A
Pyetja 92
Mononukleoza Infektive shkaktohet nga :
A) neisseria gonorea
B) clostridium botulinum
C) virusi Epstein-Barr
D) Plasmodium

Virusi Epstein-Barr (EBV)  kliko ketu ......

Pyetja 93
Transmetimi i sëmundjes infektive nga një vektor mekanik vjen nga:   
A) mizat
B) mushkonjat
C) karkalecat
D) gjinkallat
Pyetja 94
Transmetimi i sëmundjes infektive nga një vektor organik vjen nga:
A) mizat
B) mushkonjat
C) karkalecat
D) gjinkallat
Pyetja 95 Pyetje ne Rishikim
Tipar i përbashkët i gjithë infeksioneve kirurgjikale është:
A) nekroza
B) fistula
C) hemorragjia
D) hipotermia
E)
Pyetja 96
Shkalla e prevalencës është raporti :
A) nr total i të sëmurëve me sëmundje infektive / nr. i pacientëve në total
B) nr. i pacientëve në total / nr.total i të sëmureve me sëmundje infektive
C) nr. i pacientëve në spital në krahësim me popullatën
D) nr. i pacientëve në infektiv / me nr. e pacientëve në spital
Pyetja 97
Incidenca e infeksionit për plagët operatore të pastra duhet të jetë:
A) nën 5%
B) nën 7 %
C) nën 10 %
D) nën 15 %
Pyetja 98
Nuk bën pjesë në plagët e mbyllura:
A) Kontuzioni
B) Hematomat
C) Sindromi Crush
D) Plagët incizionale
Pyetja 99
Nuk bën pjesë në manifestimet klinike të Kontuzionit:
A) Hematoma
B) Fraktura
C) Hemorragjia
D) Nauze/të vjella




Pyetja 100
Shkaktari më i shpeshtë i infeksioneve spitalore është : 
A) E. Coli
B) Candidas
C) Spiroketa
D) Streptokoku
Pyetja 101
Periudha e inkubacionit të mononukleozës infektive varion :
A) 10- 20 ditë
B) 20- 30 ditë
C) 30- 50 ditë
D) 40- 60 ditë

Pyetja 102
Triada ethe - dhimbje fyti- zmadhim i nodyjve limfatik cervikal është karakteristik e:
A) tetanozit
B) meningokoksisë
C) mononukleozes infektive
D) stafilokoksisë
Pyetja 103
Forma më e shpeshtë e salmonelozës është :
A) ethet tifoide
B) forma gastrointestinale
C) bakteremia me ose pa infeksion
D) mbartia asimptomatike
Pyetja 104
Sëmundja e "papastërtisë" mund të quhet
A) salmoneloza
B) amebiaza
C) ethet tifoide
D) shigeloza



Pyetja 105
Përfshihet në shkaqet e hemorragjisë digjestive të poshtme:
A)variçet e ezofagut
B)gastritet
C)divertikuli i Meckelit
D)sindromi Mallory-Weiss
Pyetja 106
Infeksionet Nosokomiale ndryshe quhen:
A) komune
B) ambjentale
C) spitalore
D) shtëpiake
Pyetja 107
Eshtë karakteristike për hemorragjinë venoze:
A)gjaku me ngjyrë të kuqe
B)gjaku rrjedh me pulsacione
C)rrjedhje e pandërprerë e gjakut
D)rrjedhje e ngadalshme e gjakut të errët

 shikoni Videon  aty keni Pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  
Pyetja 108
Nuk bejnë pjesë në grupin e përhapjes së infeksionëve nga vektorët:
A) njerëzit
B) minjtë
C) mizat
D) mushkonjat

Pyetja 109
Faktorët e rrezikut për infeksione spitalore të plagëve janë të gjitha përveç:
A) përkujdesja perioperative
B) sterilizimi i pajisjeve
C) gjendja e të sëmurit
D) statusi emocional i të sëmurit
Pyetja 110
Vaksina profilaktike për hepatitin B aplikohet në:
A) një dozë
B) dy doza
C) tre doza
D) katër doza
Pyetja 111
Nuk bën pjesë në imobilizimin e jashtëm:
A) gipsi
B) qaforia
C) protezat
D) traksioni
Pyetja 112
Osteomieliti është:
A) frakturë e kockës
B) infeksioni i kockës
C) distorcion i artikulacionit
D) rupturë ligamenti

Pyetja 113
Fiksatori ekstern përdoret në :
A) rupturën e ligamenteve
B) rupturën e tendinave
C) frakturë të kockave të shkurtra
D) frakturë të kockave të gjata
Pyetja 114
Sa kohë mbahet longeta e allçisë në frakturën e kockave të parakrahut?
A) 2 javë
B) 3 javë
C) 6 javë
D) 8 javë
Pyetja 115
Koha e tharjes së allçisë në ekstremitete është: 
A) rreth 10-12-orë
B) rreth 12-24 orë
C) rreth 24-48 orë
D) rreth 48-72 orë
Pyetja 116
Traksioni pelvik është:
A) i vazhdueshem
B) statik
C) dinamik
D) intermittent   
Pyetja 117
Vlerësimi i mekanizmave të dëmtimit dhe e forcave kinetike që kanë vepruar mbi pacientin gjatë një
incidenti traumatik ose aksidenti quhet:
A) energji kinetike
B) kinetika e traumës
C) proçesi i traumës
D) shpejtësia e goditjes

Pyetja 118
"Ora e artë" ju kujton:
A) koha në të cilën ndodh një politraum
B) koha në të cilen transportohet një person i aksidentuar
C) dhënia e ndihmës brenda 1 ore nga koha e dëmtimit
D) mbledhja e të dhënave për një person të aksidentuar
Pyetja 119
Një frakturë quhet e stresuar kur:
A) muskujt mbështjellës nuk e akumulojnë më energjinë e nevojshme
B) ndodh si pasojë e patologjive të ndryshme
C) ndodh si pasojë e traumave të jashtëme
D) ndodh si pasojë e osteomielitit

 shikoni Videon  aty keni dhe arsyetimin e alternatives se sakte  

Pyetja 120
Esenciale kur transportohet një pacient me politraum është:
A) mbështjellja e pacientit
B) imobilizimi i kokës dhe i qafës
C) imobilizimi i ekstremiteteve të sipërme
D) infuzionimi i pacientit
Pyetja 121
Në cilin lloj të traksionit sasia e peshave që aplikohet është me e vogel:
A) te lekurës
B) skeletal
C) statik
D) dinamik
Pyetja 122
Fiksatoret ekstern në ekstremitetet e sipërme hiqen pas:
A) 2 javë
B) 4 javë
C) 6 javë
D) 8 javë
Pyetja 123
Cili është qëllimi kryesor i vlerësimit infermieror preoperator?
A) Të reduktojë morbiditetin dhe mortalitetin perioperator
B) Të merren të dhëna për sëmundjen kirurgjikale
C) Të hartohet një strategji menaxhimi
D) Të hartohet një plan anestetik
Pyetja 124
Sa orë para duhet të ushqehen neonatët dhe fëmijët para kirurgjisë?
A) 2 orë para kirurgjisë
B) 30 minuta para kirurgjisë
C) 6 orë para kirurgjisë
D) 4 orë para kirurgjisë



Pyetja 125
Bronkospazma mund të shkaktojë:
A) Qëndrueshmëri hemodinamike
B) Hiperventilim postoperator
C) Insufiçiencë renale
D) Hipoventilim dhe hipoksemi
Pyetja 126
Insufiçienca respiratore në kirurgjinë abdominale ndodh nga shkaqet e mëposhtme përveç:
A) Depresion i qëndrës respiratore pas anestezisë
B) Distensioni abdominal
C) Dhimbja abdominale
D) Hemorragji nga plaga
Pyetja 127
Cili është standarti bazë për të vlerësuar shkëmbimin e gazeve në pulmone:
A) vlera e presionit arterialtëi dioksidit të karbonit
B) vlera e presionit arterial të oksigjenit
C) gazanaliza e gjakut arterial
D) vlera e oksihemoglobinës



What’s The Difference Between Oxygen Saturation and PaO2? kliko ketu
Pyetja 128
Vlera e saktë e presionit arterial të oksigjenit është: 
A) 50-70 mmHg
B) 90-100 mmHg
C) 100-120 mmHg
D) 30-40 mmHg
Pyetja 129
Shoku hipovolemik shkaktohet nga humbja e:
A) më shumë se 20-25% të masës qarkulluese të gjakut
B) më pak se 5-10% të masës qarkulluese të gjakut
C) afërsisht 2-3% të masës qarkulluese të gjakut
D) 1-5% të masës qarkulluese të gjakut





Pyetja 130
Në shokun hipovolemik kemi:
A) Hipertension
B) Lëkurë të zbehtë dhe të ftohtë
C) Puls I ngadaltë
D) Diurezë të shtuar






Pyetja 131
Interventet infermierore në rastin e shokut fillojnë me:
A) Rivendosjen e funkionit kardiak
B) Reduktimin e ankthit
C) Përmirësimi i oksigjenimit
D) Rivendosjen e bilancit elektrolitik
What are the nursing management of shock?
The nursing role in managing the patient with shock
Common interventions include adequate oxygen, fluid and/or drug therapy. In all cases the nurse needs to provide a safe environment for the patient who may be at risk due to a reducing level of consciousness and deteriorating vital signs.
Cili eshte menaxhimi infermieror i shokut?
Roli infermieror në menaxhimin e pacientit me shok
Ndërhyrjet e zakonshme përfshijnë terapinë e duhur të oksigjenit, lëngjeve dhe/ose medikamenteve. Në të gjitha rastet infermierja duhet të sigurojë një mjedis të sigurt për pacientin që mund të jetë në rrezik për shkak të një niveli të reduktuar të ndërgjegjes dhe përkeqësimit të shenjave vitale.
Pyetja 132
Likidet intravenoze zëvendësuese:
A) Mbajnë volumin në hapësirën vaskulare
B) Nuk japin asnjëherë reaksione alergjike
C) Janë trajtues të hipovolemisë
D) Përfshijnë edhe plazmën e frekët të ngrirë
Pyetja 133
Pas ingjestionit të substancave korrozive është I kundërindikuar:
A) Shplarja me likide menjëherë pas ingjestionit
B) Lavazhi gastrik
C) Hollimi i substancës korrozive
D) Sigurimi i rrugëve respiratore



Pyetja 134
Në helmimet ingjestive me helme, kur pacienti nuk është koshient së pari aplikojmë:
A) Lavazhin me sondë orogastrike
B) Aspirimin gastrik
C) Vendosja e tubit endotrakeal për të mbrojtur rrugët respiratore
D) Provokimin e të vjellave
Pyetja 135
Në helmimet me substanca fortësisht acide ose bazike kundraindikohen:
A) Inserimi i sondës nazogastrike me shumë kujdes
B) Radiografia
C) Provokimi i të vjellave
D) Përdorimi i qumështit në raste të veçanta
Pyetja 136
Veprimi i parë infermieror në rastin e reaksionit akut hemolitik është:
A) Administrimi i kortikosteroideve
B) Trajtimi i hipotensionit me likide dhe vazopresorë
C) Dërgimi i një mostre gjaku në bankën e gjakut
D) Ndërprerja e menjëhershme e transfuzionit


Pyetja 137
Shkalla e ndryshimeve që ndodhin në organizmin e të operuarit nuk varet nga:
A)përgatitja preoperatore
B)gjendja e të sëmurit pas operacionit
C)lloji i anestezisë
D)lloji i ndërhyrjes kirurgjikale
Pyetja 138
Dhimbja e patrajtuar shkakton:
A) Rritjen e kërkesave për oksigjen
B) Ulje të pulsit
C) Ulje të presionit arterial
D) Reduktim të ideve suicidale
Pyetja 139
Në komplikacionet e mëvonshme të operacionit bën pjesë: 
A)infeksioni
B)ethe reumatizmale
C)pneumotoraks valvular
D)skoliozë
Pyetja 140
Vlerat e presionit venoz central janë:
A) Shumë të ulëta në shokun hipovolemik
B) Shumë të ulëta në shokun septik
C) Normale në shokun kardiogjen
D) Shumë të larta në shokun hemoragjik
Pyetja 141
Shoku është një sindrom i:
A) Hipertensionit dhe perfuzionit relativisht të lartë indor
B) Presionit arterial të lartë
C) Hipotensionit dhe perfuzionit të ulët indor
D) Rritjes së masës qarkulluese
Pyetja 142
Rastet kur indikohet intubimi endotrakeal:
A) Ventilim i përshtatshëm
B) Rrugëve respiratore të lira
C) Saturimi i oksigjenit është mbi 90%
D) Insufiçienca respiratore me hiperkapni
Pyetja 143
Nuk bën pjesë në instrumentat kirurgjikale:
A)pincat
B)bisturia
C)diverikatorët
D)defibrilatori


Pyetja 144
Nuk është qëllim i pastrimit të plagës në ulcer:
A)largimi i fibrinës
B)largimi i nekrozës           
C)largimi i gjakut
D)largimi i fistulës
Pyetja 145
Halotani është lëndë anestetike e cila përdoret:
A) Vetëm tek fëmijët
B) Vetëm tek të rriturit
C) Tek fëmijët dhe të rriturit
D) Duke mos u përzier me oksigjenin
Pyetja 146
Obeziteti nuk favorizon komplikacione postoperatore të tilla si :
A) Infeksion
B) Dehishencë të suturave
C) Obstruksion të rrugëve respiratore
D) Psikozën postoperatore
Pyetja 147
Ulcerat venoze shfaqen nga:
A)diabeti
B)fistulat artero-venoze
C)infeksionet e lëkurës
D)pamjaftueshmëria arteriale
Pyetja 148
Obstruksioni respirator nuk manifestohet me:
A) Cianozë
B) Apne
C) Nivele normale të gazeve në gjakun arterial
D) Përdorim të muskujve aksesor
Pyetja 149
Në rastin e ventilimit jo të përshtatshëm kemi:
A) Ulje të presionit të dioksidit të karbonit
B) Ulje të PH të gjakut (acidozë respiratore)
C) Rritje të PH sistemik
D) Funksion të ruajtur të miokardit
Pyetja 150
Stafi infermieror para interventit kirurgjikal nuk mund të përcaktojë:
A) Diagnozën, lidhur me ankthin preoperator
B) Diagnozën ,lidhur me nivelin e dhimbjes
C) Llojin e anestezisë që do të aplikohet
D) Komplikacionet potenciale në periudhën postoperatore
Pyetja 151
Kateterët ureteral kanë qëllim:
A)Diagnostik
B)Parandalues
C)Terapeutik
D)Evakuativ
Nuk bën pjesë në komplikacionet e menjëhershme pas operacionit: 
A)Hipertension
B)Hipotension
C)Hipotermi
D)Hiperkalcemi



2 comments:

  1. Ne pyetjen 133 a nuk kundeindikohet lavazhi gastrik ne helmimet me lende kprrozive

    ReplyDelete
  2. Shikojeni pak 147 mos eshte pergjigja b

    ReplyDelete