Pyetjet ( 1 - 60 )
Pyetja 1
Ku bën pjesë metoda kalendarike?
A) Në kontraceptivët oralë
B) Në metodat natyrale
C) Në metodat barrjerë
D) Në metodat kimike
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Kontracepsioni dhe kontraceptivët dr.Kozeta Mustafaraj (linku)+(kliko)
Pyetja 2
Cili është mekanizmi i veprimit të një spermicidi?
A) Mbajtia e pH acid të vaginës
B) Mbajtia e pH alkalin të vaginës
C) Hollimit të mukusit cervikal
D) Trashje të mukusit cervikal
Pyetja 3
Cila nga simptomat e mëposhtme bën që gruaja të ndërpres menjëherë kontraceptivët oral të
kombinuar dhe të paraqitet tek mjeku?
A) Çrregullime të të parit
B) Perforacion të uterusit
C) Infeksion
D) Temperaturë
Pyetja 4
Sekrecionet vaginale me erë si të peshkut të prishur është karakteristikë për cilin nga këto infeksione:
A) Herpesin genital
B) Infeksioni nga gonorrea
C) Infeksioni nga chlamydia
D) Vaginozën bakterile
Pyetja 5
Shfaqja e ulçeracionit që në momentin e parë të inokulimit të shkaktarit në organet genitale është
karakteristike për infeksion nga:
A) Trikomoniaza
B) Gonorrea
C) Sifilizi
D) Klamidia
Pyetja 6
Cili nga infeksionet seksualisht të transmetueshme ka mundësi të çojë në kancer të traktit genital?
A) Human Papiloma Virus
B) Infeksioni trikomonial
C) Vaginoza bakteriale
D) Infeksioni mykotik
Pyetja 7
Dhimbje në kuadratet e poshtme abdominale, temperaturë, gjakrrjedhje vaginale të herë pas herëshme,
sekrecione vaginale purulente, nauze, të vjella; kuadri klinik i cilës patologji i referohet:
A) Sindromit të Shokut Toksik
B) Sëmundjes Inflamatore Pelvike (S.I.P.)
C) Infeksionit trikomonial
D) Infeksionit herpetik
Pyetja 8
Zonja X është beqare dhe përshkruan jetën e saj seksuale, si aktive dhe me shumë partnerë. Ajo
dëshiron të perdorë një metodë kontraceptive, e cila është e sigurtë dhe që nuk ndikon në aktivitetin e
saj seksual. Ajo kërkon D.I.U.. Përgjigja më e përshtatëshme e mamise do të jetë:
A) D.I.U. do t'ju mbrojë ju nga SST
B) D.I.U. nuk ndikon në aktivitetin seksual
C) Përqindja e shtatzanive është më e lartë me D.I.U.
D) Rreziku i Sëmundjes Inflamatore Pelvike është më i madh për ju
Pyetja 9
Cila nga metodat kontraceptive të mëposhtme përveç efektit kontraceptiv ka ndikim për të parandaluar
infeksionet seksualisht të transmetueshme?
A) Dispozitivi intrauterin
B) Kontraceptivi oral
C) Sterilizimi kirurgjikal
D) Spermicidet
Pyetja 10
Perforacion i uterusit është komplikacion i cilës metodë kontraceptive:
A) Metodave barrjerë
B) Sterilizimit kirurgjikal
C) Kontraceptivëve injektabël
D) Dispozitivit intrauterin
Pyetja 11
Karakteristika e sekrecioneve vaginale në infeksionin mykotik është:
A) Sekrecione të pakta në sasi por pa erë
B) Sekrecione të pakta në sasi por me erë
C) Sekrecione të shumta, të trasha pa erë
D) Sekrecione të shumta, të trasha me erë
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 12
Cila nga infeksionet seksualisht të transmetueshme shoqërohet me sëmundjen inflamatore pelvike,
barrën ekstrauterine, infertilitetin?
A) Gonorrea
B) Kondyloma
C) Klamidia
D) Herpesi
Pyetja 13
Mbrojtia abdominale që përfitohet gjatë palpacionit është një e dhënë e rëndësishme që ndodh në:
A) Sëmundjen Inflamaltore Pelvike
B) Sindormini e Shokut Toksik
C) Infeksionin moniliar
D) Vaginozën bakteriale
Pyetja 14
Nga se shkaktohet infertiliteti?
A) Përdorimi i tamponëve vaginalë
B) Sëmundjet seksualisht të transmetueshme
C) Përdorimi i metodave barrjerë
D) Përjetimi i infeksionit mykotik
Pyetja 15
Cila nga metodat kontraceptive ka efekt më të gjatë?
A) Injeksionet Depo-Provera 3 muaj
B) Kontaceptivi i urgjencës
C) Implantet subdermale 3 vjet
D) Spermicidet
Pyetja 16
Cili nga infeksionet e mëposhtme nuk ka mjekim specifik por vetëm simptomatik?
A) Sifilizi
B) Herpesi Genital
C) Gonorrea
D) Klamidia
Pyetja 17
Sëmundja inflamatore pelvike jep infeksionin:
A) Salpingits Tubat e Falopit
B) Otitis
C) Iritis
D) Artrit
Pyetja 18
Pilulat kontraceptive të kombinuara veprojnë sipas mekanizmit të mëposhtëm përveç:
A) nivelet e larta të estrogenit parandalojnë ovulacion duke inhibuar prodhimin e FSH
B) progesteroni mban mukusin cervical të trashë dhe bën kështu të vështirë penetrimin e spermës.
C) progesteroni ndryshon shtresën e uterusit dhe e bën të papërshtatshme implantimin e vezës.
D) veprojnë lokalisht në uterus
Pyetja 19
Kur gruaja shtatzanë paraqitet për herë të parë në klinikë mamia/mjeku i drejton disa
pyetje rreth hepatitit, tëcilat bëjnë pjesë në:
A) Anamnezën e kaluar obstetrikale
B) Anamnezë personale dhe familjare
C) Historinë mjekësore
D) Anamnezë gjenetike
Pyetja 20
Pyetja 20
Pacientet me diabet gestacional zakonisht menaxhohen me:
A)Dietë
B)Insulinë me veprim të zgjatur
C)Hipoglicemiantë oralë
D)Hipoglicemiantë oralë dhe insulin
Pyetja 21
Cila nga alternativat bën pjesë në anamnezën gjinekologjike?
A) Histori për dysmenorrhea
B) Infeksione gjatë periudhes së post partumit
C) Probleme të post partumit hemoragjik
D) Rezultatet e testeve të barrës, nëse janë kryer
Pyetja 22
Cila nga alternativat perfshihet në anamnezën obstetrikale?
A) Cila ka qënë mënyra e lindjes?
B) Kur ka ndodhur kojtusi i parë?
C) Kë Metodë kontraceptive ke përdorur?
D) Sa është numri i partnereve seksual?
Pyetja 23
Konjugata diagonale eshte distanca midis:
A) Buzës së sipërme të simfizës pubike & promontoriumit
B) Dy tuberoziteteve iskiadike
C) Pjesës së pasme të simfizës pubike & promontoriumit
D) Promontoriumit sacral & buzës së poshtme të simfizës pubike
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 24
Konjugata e vërtetë është distanca midis :
A) Buzës së sipërme të simfizës pubike & promontoriumit
B) Dy tuberoziteteve iskiadike
C) Promontoriumit sacral & buzës së poshtme të simfizës pubike
D) Pjesës së pasme të simfizës pubike & promontoriumit
Pyetja 25
Pjesa e pelvisit e cila është më shumë e përfshirë me lindjen është:
A) Koksiksi
B) Pelvisi falls
C) Pelvisi i vërtetë
D) Sakrumi
Anatomists divide the pelvis into two regions. The false pelvis is superior and is surrounded by iliac fossa portions of the coxal bones and the upper portion of the sacrum. The true pelvis is inferior and is surrounded by the pubis and ischium portions of the coxal bones, in addition to the lower sections of the ilium and the sacrum. In women, the true pelvis defines the space babies must squeeze through during childbirth.
Anatomistët e ndajnë legenin në dy rajone. Legeni i rremë është superior dhe është i rrethuar nga pjesë fossa iliake të kockave koksale dhe pjesës së sipërme të sakrumit. Legeni i vërtetë është inferior dhe është i rrethuar nga pjesët pubis dhe iskium të kockave koksale, përveç seksioneve të poshtme të ilumit dhe sakrumit. Tek gratë, legeni i vërtetë përcakton hapësirën që foshnjat duhet të kalojne gjatë lindjes.
Pyetja 26
Informacioni i siguruar nga metodat e Leopoldit përfshin:
A) Paraqitjen fetale
B) Rritjen dhe zhvillimin fetal
C) Vlersimin e toneve fetale
D) Vlersimin e tonusit maternal
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 27
Metodat e Leopoldit kryesisht janë përdorur për të:
A) Për të hequr presurën nga kordoni umbilikal
B) Përcaktuar nëse vezika është e distenduar
C) Sygjeruar vendin e monitorimit external të kontraksioneve uterine
D) Vleresuar prezentacionin dhe zbritjen
Pyetja 28
Frekuenca normale e toneve fetale është:
A) 90 - 100 rrahje për minut
B) 180 rrahje për minut
C) 90 - 140 rrahje për minut
D) 120 - 160 rrahje për minut
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 29
Një grua 4 javëshe shtatzanë i kërkon mamisë se kur ajo është në gjendje të dëgjojë RZF- të e fëmijës sësaj. Mamia i thotë asaj se me stetoskop ultrasonografik special apo fetoson i cili i amplifikon (i zmadhon) tonet, R.Z.F. mund të dëgjohen afërsisht
A) 2 - 4 javësh
B) 6 - 8 javësh
C) 10 - 12 javësh
D) 14- 16 javësh
Pyetja 30
Rrahjet e Zemrës Fetale nuk dëgjohen me stetoskop të zakonshëm obstetrikal kur kemi:
A) Anomali fetale
B) Moshë barre 28 javë
C) Shtatzani me më shumë se një fetus
D) Obezitet amtar
Pyetja 31
Sa shpejt arrin të percaktojë barrën, ekografia me sondë vaginale?
A) 6 javë
B) 4 javë
C) Afersisht10 javë
D) Pas 10 ditësh
Pyetja 32
Si shenjë pozitive e barrës përfshihet:
A) Amenorrhea
B) Lëvizjet fetale që ndihen nga nëna
C) Rritja abdominale
D) Sonographya
Shenjat pozitive të shtatzënisë janë ato shenja që konfirmohen patjetër si shtatzëni
Ato përfshijnë:
Tinguj të zemrës fetale
Skanimi me ultratinguj i fetusit ( SONOGRAPHY) ose ndrryshe (SONOGRAM)
Perceptimi i lëvizjeve fetale nga klinicisti
Rrezeve X
Pyetja 33
Një shenjë supozuese e shtatzanisë është:
A) Kontraksionet e Braxton- Hicks
B) Ndërprerja e menseve
C) Shenja e hegarit
D) Zhurmat uterine
Pyetja 34
Shenja Goodell është:
A) Diskolorim (cerviksit, mukozës së vaginës & vulvës)
B) Përkulja e trupit të uterusit mbi cerviks
C) Zbutja e cerviksit
D) Zbutja e istmusit
Pyetja 35
Në ekzaminimin fizik, mamia vë re se cervixi i gruas është në ngjyrë të kaltër. Kjo është shënja:
A) Cheduik
B) Goodell
C) e Hegarit
D) Mc Donald (Lading )
Pyetja 36
Cila nga pikat e mëposhtme nuk bën pjesë në ndryshimet e lëkurës gjatë shtatzanisë?
A) Kloasoma gravidarum
B) Linea nigra
C) Shenja e Hegarit(Ka të bëjë me tiparet e qafës së mitrës dhe ismusit të mitrës)
D) Striae gravidarum
Shenja e Hegar është një tregues jo i ndjeshëm i shtatzënisë tek gratë - mungesa e saj nuk përjashton shtatzëninë. Ka të bëjë me tiparet e qafës së mitrës dhe ismusit të mitrës. Demonstrohet si një zbutje në qëndrueshmërinë e mitrës dhe mitra dhe qafa e mitrës duket se janë dy rajone të ndara.
Pyetja 37
Mamia i shpjegon gruas se gjatë shtatzanisë sëmundja e mëngjesit (nausea & të vjellat) zakonisht
takohet në :
A) Gjashte javët e para
B) Në 6 j - 12 j
C) Në 8j - 16j
D) Në muajin e pare
Pyetja 38
Cila nga pikat e mëposhtme nuk ndikon në lartësinë e fundusit uterin?
A) Barra binjake
B) Hydramnioni
C) Qëndrimi fetal
D) Tonusi muskular
Pyetja 39
Lëvizjet aktive fetale perceptohen fillimisht në:
A) Dymbëdhjetë javë
B) Mes muajit të gjashtë dhe të shtatë
C) Në muajin e tretë të barrës
D) Para se të përfundojë muaji i katërt
Pyetja 40
Kujdesi prenatal është ideale të fillojë:
A) Pas mundesës së tretë të menseve
B) Pas mungesës së dytë të menseve
C) Pas mungesës së parë të menseve
D) Përpara mungesës parë të menseve
Pyetja 41
Në 16 javë niveli i fundusit uterin është:
A) 1/3 e poshtme qe bashkon umbilikusin me procesin ksifoid
B) 1/2e vijës që bashkon simphizën pubike me umbilikusin
C) 2/3 e vijës që bashkon umbilikusin me procesin ksifoid
D) Një gisht nën umbilicus
Pyetja 42
Në 24 javë niveli i fundusit uteri është:
A) 1/3 e poshtme qe bashkon umbilikusin me procesin ksifoid
B) 1/2 e poshtme qe bashkon umbilikusin me procesin ksifoid
C) 1 - 2 gisht mbi umbilicus
D) 3 - 4 gisht nën procesin ksifoid
Pyetja 43
Zonja X është 14 javë shtatzanë. Mamia duhet të palpojë fundusin e uterusit në nivelin:
A) Në nivelin e umbilikusit
B) Nuk palpohet mbi simfizën pubike
C) Pak mbi simfizën pubike
D) Pak mbi umbilikus
Pyetja 44
Znj është në javën e 23 të shtatzanisë. Ajo është informuar se shenjë alarmi në shtatzani është:
A) Palpitacioni kardiak
B) Rritja e oreksit
C) Ulja e lëvizjeve fetale
D) Ulja e presionit të gjakut
Pyetja 45
Cila nga simptomat e mëposhtme konsiderohet si shenjë paralajmëruese e një problemi potencial, dhe
gruaja shtatzanë duhet të raportojë menjëherë personelin e kujdesit shëndetesor?
A) Gjakrrjedhje vaginale
B) Lodhje
C) Nausea
D) Shtim i frekuencës urinare
Pyetja 46
Kultura për gonorrhea në shtatzani përfshihet si një nga testet rutinë e cila rekomandohet të bëhet në:
A) Çdo fillim muaji gjatë shtatzanisë,
B) Fillim të vizitës së parë prenatale
C) Përfundim të muajit të fundit të shtatzanisë
D) Vizitën e parë prenatale dhe përsëritetet në 36 javë
Pyetja 47
Ç' ndryshim mund të shkaktojë pozicioni lithotomik, në presionin e gjakut tek gruaja shtatzanë?
A) Asgjë e veçantë nuk vihet re
B) E rrit presionin e gjakut
C) E ulë presionin e gjakut
D) Rrit dhe ul, varet nga linja bazë e presionit të gjakut
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 48
Në vizitat e radhës, në shtatzaninë e pakomplikuar zakonisht nuk përfshihet:
A) Dëgjimi i RZF-ve
B) Ekzaminimin vaginal
C) Manovrat e Leopoldit
D) Matjet e lartësisë së fundusit
Pyetja 49
Okupimi në punë i gruas gjatë shtatzanisë:
A) Duhet të reduktohet në tremestrin e tretë
B) Nuk ka probleme në barrën normale
C) Rrit rrezikun e problemeve në barrë
D) Ul riskun e problemeve në barrë
Pyetja 50
Mamia instrukton gruan të zbatojë ushtrimet e Kegelit, pasi ato:
A) Forcojnë dyshemenë pelvike
B) Ndihmojnë në zbritjen e fetusit
C) Ndihmojnë në zbutjen e columit
D) Përshpejtojnë aktin e lindjes
Pyetja 51
Pozicioni që ju i rekomandoni gruas shtatzanë për t'u çlodhur ose fjetur është:
A) Anash
B) Gjysëm ndenjur.
C) Në shpinë
D) Permbys
Pyetja 52
Dita e parë e zakoneve të fundit të gruas ka qënë 3 Maj 2011, duke përdorur rregullën e Negelit kësaj
gruaje i takon të lindë:
A) 10 shkurt 2012 VDL = ( DPM + 7 ) + 9 MUAJ.
B) 10 mars 2012
C) 31 qershor 2012
D) 06 korrik 2012
Pyetja 53
Cila nga vaksinat e mëposhtme mund të administrohet gjatë shtatzanisë?
A) Parotitit
B) Poliomelitit
C) Rabies
D) Varicelës
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 54
Cila nga vaksinat e mëposhtme nuk duhet të administrohen gjatë shtatzanisë?
A) Difteria
B) hepatiti b
C) Parotiti
D) Rabies
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 55
Për të përcaktuar frekuencën e kontraksioneve uterine mamia do të vlersojë kohën nga:
A) Fillimi i një kontraksioni deri në fund të kontraksioni tjetër
B) Fundi i një kontraksioni deri në fund të kontraksionit tjetër
C) Shpërthimi i kontraksionit deri në fund
D) Shpërthimi i një kontraksioni deri në shpërthimin e kontraksionit tjetër
Pyetja 56
Në stadin e parë të lindjes shenja vendimtare që tregon për kontraksione uterine efektive është:
A) Dilatacioni i cerviksit
B) Ruptura e membranave amniotike
C) Shfaqja e një sasie hemorragjie
D) Zbritja e fetusit
Pyetja 57
Mamia i mëson gruas shtatzanë rreth karakteristikave të kotraksioneve të aktivitetit të vërtetë. Mamia
vlereson të arsyetuarit e gruas nëpërmjet instruksionit kur gruaja "do të përjetojë kontraksione të
aktivitetit të vërtetë:
A) Ato shkaktojnë diskomfort në pjesën e sipërme të uterusit
B) Kontraksionet uterine do të bien kur unë do të ecë
C) Vazhdojnë të jenë të çrregullta, por bëhen të forta.
D) Vazhdojnë të jenë të forta edhe nëse unë relaxohem e bëj një dush
Pyetja 58
Infermierja është duke parë një grua që sapo ka bërë një test shtatzanie dhe rezulton pozitiv. Pas
ekzaminimit vaginal infermierja bën shënimet në kartelë. Cila nga gjetjet e mëposhtëme është
sinjfikative për këtë moshë shtatzanie :
A)Zbutje të cerviksit
B)Një zhurmë e lehtë që korrespondon me pulsin e nënës gjatë dëgjimit të uterusit
C)Prezencën e HCG në urinë
D)Prezencën e lëvizjeve fetale
Pyetja 59
Cila nga pikat e mëposhme nuk bën pjesë në nënfazat e stadit të parë të aktivitetit të lindjes?
A) Faza aktive
B) Faza e expulsionit ( stadi I dyte )
C) Faza e tranzicionit
D) Faza latente
Pyetja 60
Cila fazë e aktivitetit të lindjes është më i gjatë?
A) Dytë
B) Katërt
C) Parë
D) Tretë
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
32 dhe 33 nuk kan lidhje me njera tjetren..sepse supozuese eshte tjt gj dhe pozitive tjt gj
ReplyDeletePyetja 32 po e sqaroj poshte pyetjes , por keni te drejte ne komentin tuaj :) .
DeletePershendetje..mund te ma sqaroni pak,
ReplyDeleteperse ne pyetjen 36 keni vendosur pergjigjen A si te sakte?Flm per ndihmen.
Pyetjen 36 do ta sqaroj poshte pyetjes , flm shume per ndihmen ne korrigjimin e Pyetjes , C) shenja Hegarit eshte alternativa e sakte :)
DeletePyetja 63 a duhet të jetë përgjigjja e saktë A)8cm pasi thotë për njësinë e paralindjes
ReplyDeleteSot është dita më e lumtur e jetës sime, kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi te Dr dawn acuna. , i shkrova Dr. dawn acuna në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ajo më dha botët e saj dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë Dr dawn acuna, kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
ReplyDelete* Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
* Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
* Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
* Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
* Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
* Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
Ajo do t'ju ndihmojë menjëherë.
Email: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2348032246310
Pershendetje : Nese shkruani te njejtin koment me shume se 1 here do tju bllokojme qe mos te keni me akses ne kete SITE . FLM
Delete