Infermieristike Obstetrike 2 / Gjinekologjia / Obstetric and Gynecological Nursing / Sh . Riprodhues .

 


Infermieristike Obstetrike 2 / Gjinekologjia / Obstetric

and Gynecological Nursing /  Sh . Riprodhues .


Pyetjet ( 60 - 126 )



Pyetja 60
Cila fazë e aktivitetit të lindjes është më i gjatë?
A) Dytë
B) Katërt
C) Parë
D) Tretë
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  



Pyetja 61
Faza e dytë e lindjes nis me:
A) 1 - 2 orët e para pas daljes së placentës
B) Dilatacionin komplet dhe përfundon me lindjen e infantit
C) Fillimin e hapjes dhe zbutjes së cerviksit
D) Lindjen e infantit dhe përfundon me lindjen e placentës
Pyetja 62
Faza e tretë e lindjes nis me :
A) 1-2 orët e para pas lindjes
B) Dilatacionin komplet
C) Lindjen e infantit
D) Me përfundimin e fazës aktive



Pyetja 63
Në njësinë e paralindjes mamia po ndjek një grua primigravida. Ajo do ta lejojë gruan të shterzojë kur
dilatacioni i qafës së mitrës të jetë:
A) 10cm
B) 5 cm
C) 7cm
D) 8cm
Pyetja 64
Infermierja shoqëron ekspulsionin e placentës duke administruar oxytocinë për:
A) Lehtësimin e dhimbjeve
B) Lehtësuar qëndrimin dhe relaximin
C) Prevenimin e infeksionit
D) Parandalimin e e hemoragjise pas lindjes
Pyetja 65
Cilat nga pikat e mëposhtme nuk i tregon mamisë shkolitjen e placentës?
A) Kontraksionet uterine
B) Ndryshime të TA dhe pulsit
C) Ndryshimi i formës së uterusit
D) Shtim i një sasie hemoragjie
Pyetja 66
Një grua duhet të marrë në konsideratë këshillimin gjenetik nëse në kohën që do të mbetet shtatzanë
është :
A)30 vjeç ose më shumë
B)35 vjeç ose më shumë
C)midis 25 vjeç dhe 30 vjeç
D)nën 35 vjeç
Pyetja 67
Gjatë palpimit për të përcaktuar fundusin uterin tek një grua që sapo ka lindur, ju vini re se fundusi i saj
është i fortë dhe tre gisht gjërësi mbi umbelikus dhe i devijuar. Ju duhet të:
A) Kontrolloni për shtim të lohjeve
B) Masazhoni uterusin e fortë
C) Matni presionin arterial
D) Palponi për vezikë urinare të distenduar
Pyetja 68
Pritshmëria e mamisë lidhur me involucionin normal uterin në periudhën post partumit do të ishte,
zbritja e uterusit :
A) 1 cm në ditë
B) 1 cm në dy ditë
C) 1 cm në tre ditë
D) 1 cm në javë
What is normal involution of uterus?
Uterus size changes during involution
Daily: the top of your uterus descends by about 1 or 2 centimeters each day until it's between the joint in your pelvic bone and your belly button again (within about a week).
Çfarë është involucioni normal i mitrës?
Madhësia e mitrës ndryshon gjatë involucionit
Çdo ditë: maja e mitrës tuaj zbret me rreth 1 ose 2 centimetra çdo ditë derisa të jetë përsëri midis nyjës në kockën tuaj të legenit dhe kërthizës (brenda rreth një jave).
Pyetja 69
Dhimbja e fortë e kokës në tremestrin e tretë të shtatzanisë, mund të jetë shenjë paralajmëruese për:
A) Dehydratim
B) Hypertension
C) Lodhje
D) Pamjaftueshmëri ushqimi
Pyetja 70
Eklampsia është:
A) Hipertensioni i zhvilluar menjëherë pas lindjes
B) Prania e hipertensionit para 20 javësh gravidancë
C) Prania e hipertensionit pas 20 javësh gravidancë
D) Preeklampsi plus konvulsione, koma ose të dyja
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  


Pyetja 71
Znj. X ka eklampsi. Detyra e parë e mamisë është:
A) Administrimi i O2 me maskë
B) Aspirimin e përmbajtjes së gojës për të prevenuar kalimin në rrugën e frymëmarrjes
C) Të fusë ajër në rrugë orale
D) Të qëndrojë me pacienten dhe të telefonojë për ndihmë
Pyetja 72
Znj. X shtrohet në spital për të stimuluar lindjen për arsye të HT të induktuar nga barra. Analizat
laboratorike tregojnë vlerën e trombociteve 90.000, rritje të transaminazave, dhe ulje të hematokritit.
Infermerija njofton mjekun se rezultatet laborato
A) HELLP sindrom
B) K.I.D.
C) Preeklamsi
D) Trombocitopeni idiopatike





Pyetja 73
Infermierja po merr anamnezën e znj. X gjatë vizitës së parë prenatale kur gruaja rezulton 10 javë me
barrë. Cila prej pikave të mëposhtme tregon që znj. X është në rrezik për zhvillimin e diabetit
gestacional gjatë kësaj barre:
A) Ajo është 28 vjeçe
B) Fëmija i parë i saj ka lindur me seksio
C) Në anamnezën familjare rezulton diabet i tipit të I-rë
D) Pesha e fëmijës së fundit në lindje ka qënë 4530gr.
Pyetja 74
Gjatë instruksionit në lidhje me nivelet e dëshiruara të glukozës kur flitet për diabet gestacional,
infermierja shpjegon nivelet e glukozës si p.sh. para ushqimit të cilat janë:
A) 60-90 mg/dl
B) 90-120 mg/dl
C) 110-150 mg/dl
D) 150-180 mg/dl
 shikoni Videon  aty keni dhe arsyetimin e alternatives se sakte  



Pyetja 75
Konsultimi para konceptimit është i rëndësishëm për përfundimin e shtatzanisë tek gruaja me diabet,
sepse kontrolli jo i mire i i glicemisë para dhe në periudhën e hershme të barrës shoqërohet me:
A) Anomali kongenitale të fetusit
B) Episode të shpeshta të hipoglicemisë amtare
C) Hiperemezis gravidarum                                        
D) Polihidramion
Pyetja 76
Zonja D. është 13 javë shtatzanë. Ajo ankon për dhimbje në fund të barkut dhe hemorragji. Gjatë
ekzaminimit vaginal, mjeku konstaton se gruaja ka shkurtim të qafës së mitrës dhe dilatacion të saj. Cili
lloj aborti është ky?
A) Abort i paevitueshëm ose progredient
B) Abort inkomplet
C) Mised abort
D) Rrezik aborti
Pyetja 77
Gruaja është në javën e tetë të shtatzanisë. Gjatë ekzaminimit me ultrasaund mjeku nuk arrin të kapë
RZF. Në këtë rast kemi të bëjmë me:
A) Abort habitual
B) Abort inkomplet
C) Abort të paevitueshmëm
D) Mised abort
Pyetja 78
Një grua 10 javë shtatzanë merr në telefon shërbimin prenatal dhe i referon se ajo ka hemoragji
vaginale. Cila duhet të jetë përgjigjia fillestare e infermieres?
A) Ndoshta ju keni abortuar. Sill me vete të gjitha garzat apo lineset dhe hajde në klinikë tani.
B) Përshkruaj sasinë e hemoragjisë, karakteristikat dhe kohën e gjakrrjedhjes ( sa kohë ka zgjatur
hemoragjia)
C) Të rrijë regjim shtrati dhe nëse hemoragjia vazhdon të lajmërojë menjëherë
D) Të vijë në klinikë sa më shpejt të jetë e mundur me qëllim që të vizitohet
Pyetja 79
Një grua gravide 8 javëshe paraqet rrezik aborti. Kush është trajtimi i duhur për këtë lloj aborti:
A) Përgatitja e gruas për t'ju bërë dilatacioni e kyretazhi
B) Vendosja e gruas rregjim shtrati për disa ditë dhe rivlerësimi i saj
C) Përgatitja e gruas për ekzaminim ekografik për të parë integritetin e sakusit gestacional
D) Qetësimi i gruas duke i treguar asaj që edhe n.q.se e humbet këtë fëmijë ajo mund të ngelet përsëri
shtatzane pas një muaji.
Pyetja 80
Testet e përdorura për të zbuluar SGA (I vogël për moshën e shtatzanisë) janë :
A)Palpimi abdominal
B)Lartësia fundale
C)Biometria ekografike
D)Testet biofizike për të diagnostikuar SGA/IUGR
Pyetja 81
Kur vendoset forcepsi dilatacioni duhet të jetë:
A) 6 - 7 cm
B) 7 - 8 cm
C) 10 cm
D) Mbi 10 cm
Forceps are a smooth, metal medical device shaped like a large pair of spoons or tongs. They’re used to help guide a baby’s head out of the vagina during delivery.
This procedure is performed during what’s referred to as the second phase of labor — when the cervix is fully dilated (open 10 cm), and you’re actively pushing.
Forcepsi është një pajisje mjekësore e lëmuar, metalike në formë si një palë lugë të mëdha ose darë. Ato përdoren për të ndihmuar në drejtimin e kokës së foshnjës nga vagina gjatë lindjes.
Kjo procedurë kryhet gjatë asaj që quhet faza e dytë e lindjes - kur qafa e mitrës është zgjeruar plotësisht (e hapur 10 cm) dhe ju jeni duke shtyrë në mënyrë aktive.
Pyetja 82
Barra serotine është shtatzania që zgjat:
A) 36 - 38 javë
B) 38 - 40 javë
C) 40 - 41 javë
D) Mbi 42 javë



Pyetja 83
Nëse gruaja ka një lindje në javën e 41 të shtatzanisë së saj, çfarë lloj lindje ajo duhet të konsiderohet:
A) Pretermë
B) Termë 
C) Postermë                                         
D) Gestacinale
Pyetja 84
Nëse gruaja ka një lindje në javën e 38 të shtatzanisë së saj, çfarë lloj lindje ajo duhet të konsiderohet:
A) Pretermë
B) Termë
C) Postermë
D) Gestacinale
Pyetja 85
Nëse gruaja ka një lindje para javës së 36 të shtatzanisë së saj, çfarë lloj lindje ajo duhet të konsiderohet:
A) Pretermë
B) Termë
C) Postermë
D) Gestacinale
Pyetja 86
Shënja që një grua shtatzane ka aktivitet të parakohshëm lindje mund të jetë:
A) Dhimbja që shoqëron kontraksionet uterine është e fortë, konstante dhe lokalizohet në pjesën e
sipërme të barkut, në fundusin uterin
B) Kontraksionet uterine zgjasin të paktën 20 minuta
C) Kontraktime uterine të cilat ndodhin me një frekuencë prej katër kontraksionesh në 1 orë
D) Shkurtimi qafës së mitrës deri në 80% edhe dilatacioni 2 cm.
Pyetja 87 Pyetje ne rishikim
Një grua shtatzanë, në javën e 32 të shtatzanisë është përcaktuar të jetë me rrisk për lindje pretermë.
Një shenjë, që të ndodhë lindja pretermë do të jetë:
A) Dhimbja që shoqëron kontraksionet uterine është e fortë dhe konstate
B) Dilatacioni cervikal është më shumë se 1 cm
C) Kontraksionet uterine i kemi me një frekuencë, 4 kontraksione në një orë
D) Përgatitja e qafës mitrës (zbutja) dhe shkurtimi i saj 25%
Pyetja 88
Një grua e hospitalizuar për aktivitet të parakohshëm po merr MgSO4 i/v. Rezultati i pritur për këtë
trajtim do të jetë n.q.s.:
A) Ataket eklamptike nuk do të ndodhin
B) Kontraksionet uterine ndalohen
C) Mushkritë e të porsalindurit fillojnë prodhojnë surfaktatnt
D) Nuk ndodh plasja e parakohshme e membranave
Pyetja 89
Zonja X është 23 javë shtatzanë. Ajo ju telefonon dhe ju thotë se mendon që ka rrjedhje të ujrave nga
vagina.ju do ti thoni asaj:
A) Hajdeni menjëherë në klinikë
B) Më telefono pas 2 h dhe më trego nëse ka ndryshime të rrjedhjeve
C) Ne mund të presim deri në vizitën tjetër të radhës
D) Për sa kohë që bebi lëviz ju mos u shqetësoni
Pyetja 90
Kur gruas i plasin membranat amniotike parakohe mamia duhet të vlersojë T° çdo:
A) 1 orë
B) 4 orë
C) 6 orë
D) 8 orë
Pyetja 91
Gruaja paraqitet në klinikë dhe ankon për dhimbje (kontraksione). Mamia mendon që gruas i ka filluar
aktiviteti i lindjes, kur kontraksionet janë:
A) 30 minuta dhe zgjasin 90 sekonda
B) çdo 5 minuta dhe zgjasin 30 sekonda
C) të çrregullta në intervale të ndryshme kohore
D) të çrregullta, por të forta
Pyetja 92
Znj x është 36 javë shtatzanë. Ajo referon se ka dhimbje shpine, si dhe dhimbje me forcim të barkut.
Infermieria në këtë rast vlerson kontraksionet uterine për rreth :
A) 5min
B) 10 min
C) 15 min
D) 30 min   ( eshte lindje  perpara  kohe 37 javesh )
Pyetja 93
Kur infermiere-mamia bën planifikimin e kujdesit për gruan të cilës i kanë plasur membranat amniotike
parakohe, ajo arsyeton që gruaja është e riskuar për:
A) Hemorragji
B) Hipotension në pozicion shtrirë me shpinë
C) Infeksion intrauterin
D) Lindje precipitoze 
 shikoni Videon  aty keni dhe arsyetimin e alternatives se sakte  



Pyetja 94
Menjëherë pas lindjes, gjatë vlersimit që infermieria i bën gruas vë re që fundusi uterin është i squllur
dhe ka gjakrrjedhje të madhe. Etiologjia më e mundëshme e kësaj gjakrrjedhje është.
A) Atonia e uterusit
B) Hematoma vaginale
C) Inversioni uterin
D) Laceracioni vaginal
Pyetja 95
Hemoragjitë e vona të post partumit shkaktohen nga:
A) Atonia uterine
B) Mbetjet e fragmenteve placentare
C) Multipariteti i madh
D) Zgjatje e aktivitetit të lindjes
Pyetja 96
Pas lindjes, gjatë ekzaminimit të zonjës X ju konstatoni se brënda 15 min linesi i saj arrin të saturohet
plotësisht. Veprimi i parë infermier që ju ndërrmerni është:
A) Kontrolloni shënjat vitale
B) Lajmëroni mjekun
C) Palponi fundusin uterin
D) Rrisni marrjen e likideve i/v
Pyetja 97
Simptomat e mëposhtme janë karakteristike për distakon e placentës së inseruar normalisht përveç:
A)Dhimbja konstante (abdominale) uterine
B)Hemorragjia vaginale me gjak të errët                                          
C)Uterusi i kontraktuar, i dhimbshëm, hipertonik   
D)Mungesë e hemorragjisë
Pyetja 98
Pas lindjes gruaja ka hemoragji të vazhdueshme në sasi të pakët, fundusi uterin i kontraktuar. Kjo vjen si
pasojë e:
A) Atonisë së uterusit
B) Laçeracionit të columit
C) Mbetjeve të fragmenteve plaçentare
D) Mbetjeve te membranave amniotike
Pyetja 99
Hemoragjia e hershme e postpartumit (hemoragjia që ndodh brenda 24 orëve të para të pas lindjes) ka
më pak gjasa të ndodhë si rezultat i :
A) Atonin uterine
B) Formacioneve të hematomave
C) Laceracionet e labieve, perineumit, vaginës ose cerviksit
D) Subinvolucionin e uterusit
Pyetja 100
Shkaqet më të shpeshta të subinvolucionit janë:
A) Barra multiple dhe hemorragjia postpartum
B) Hemoragjia postpartum dhe infeksioni
C) Kontraksion persistent dhe mbidozim me oxytocinë
D) Mbetje e fragmenteve placentare dhe infeksioni

Pyetja 101
Një grua shtatzanë për herë të parë lind dy binjakë në javën e 37 të shtatzanisë. Përshkrimi korrekt i
anamnezës obstetrikale të gruas do të jetë:
A) Multigravida, multipara
B) Multigravida, primipara   
C) Primigravida, multipara
D) Primigravida, primipara
 shikoni Videon  aty keni dhe arsyetimin e alternatives se sakte  




Pyetja 102
Amniotomia është:
A) Marrja e likidit amniotik për vlerësim
B) Plasja artificiale e membranave
C) Plasja spontane e membranave
D) Studimi citologjik i likidit amniotik
Pyetja 103 e njejte me Pyetjen 25 ne Obstetrike
Në metodat diagnostikuese jo-invazive në obstetrikë NUK bën pjesë:
A)Ekografia
B)Stress test
C)Amniocenteza
D)Profili biofizik
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  




Pyetja 104
Zonja x ka zgjedhur metodën kalendarike për të kontrolluar kontracepsionin. Gjatë proçesit të
vleresimit, më e rëndësishme për infermieren është:
A) Ekzaminimi i pigmentacionit të lëkurës dhe cilesise së flokëve për ndryshime hormonale
B) Marrja e anamnezës menstruale për 6- 12 muajt e fundit
C) Njohja e experiencës së mëparshme të gruas për të kontrolluar lindjen
D) Përcaktimi i shtimit dhe humbjes në peshë
Pyetja 105
Zonja X është duke përdoruar temperaturën bazale trupore si metodë kontraceptive. Ajo shkon për
kontroll në klinikë dhe i tregon infermieres "periodat e mia janë paksuar dhe temperatura nuk është
rritur" përgjigja më e përshtatshme e mamisë duhet të jetë:
A) Ju keni qënë e sëmurë këtë muaj
B) Ju ndoshta nuk patët ovulacion këtë muaj
C) Kjo ndoshta nënkupton që ju jeni shtatzanë
D) Mos u mërzitni ndoshta kjo nuk është asgjë
Pyetja 106
Sifilia shkaktohet nga :
A) Clamidia trakomatis
B) Herpesi simpleks
C) Neiseria gonorrhea
D) Treponema pallidium


Pyetja 107
Substancat spermicidale veprojnë me anë të: 
A) Barrierave mekanike
B) Duke frenuar ovulacionin
C) Duke shtuar rritjen e epitelit vaginal.
D) Shkatërrimit të spermës
Pyetja 108
Cili tip i pilulave kontraceptive konsiderohet i përshtatshëm për gjashtë javët e para pas lindjes kur është
në ushqyerje me gji?
A)pilulat kontraceptive të kombinuara
B)pilulat kontraceptive trifazike
C)pilulat me dozë të lartë estrogeni
D)pilula vetëm me progesterone
Pyetja 109
Çrregullimet e shikimit dhe ato cerebrale janë karakteristike për:
A)Diabetin e shtatzanisë
B)Aneminë e shtatzanisë
C)Preeklampsinë e rëndë
D)Asnjë nga këto


Pyetja 110
Kondomët duhet të përdoren gjatë shtatzanisë:
A) Asnjëherë
B) Nga gratë me rrezik për kandida
C) Nga gratë me rrezik të lartë për SST
D) Nga të gjitha gratë shtatzana
Pyetja 111
Një grua e re vjen në klinikë dhe ju shpjegon që një natë më parë gjatë marëdhënies seksuale kondomi
u ça. Në konsultë me këtë kliente ju e këshilloni atë që kontracepsioni post koital (kontracepsioni i
urgjencës) ul rrezikun e një shtatzanie dhe është shumë efektiv kur:
A) Ajo merret në çdo kohë përpara ciklit
B) Doza e parë merret sa më shpejt që të jetë e mundur
C) Doza e parë mund të merret pas 72 orëve
D) Mund të merret dhe pas tre ditësh
Pyetja 112
Zonja X është beqare dhe përshkruan jetën e saj seksuale, si active dhe me shumë partnerë. Ajo
dëshiron një metodë kontraceptive, e cila është e sigurtë dhe që nuk ndikon në aktivitetin e saj seksual.
Ajo kërkon D.I.U.. Përgjigja me e përshtatëshme e ma   
A) D.I.U. do t'ju mbrojë ju nga SST
B) D.I.U. nuk ndikon në aktivitetin seksual
C) Përqindja e barrrave është më e lartë me D.I.U.
D) Rreziku i SIP është më i madh për ju
Pyetja 113
Zoti dhe Zonja X po kalojnë momente të vështira për pamundësinë e tyre për të krijuar shtatzanësi. Ata
duan të dinë se çfarë mund të bëjnë për të ruajtur ekuilibrin e tyre emocional. Përgjigja më e
përshtatëshme nga ana e mamisë është :
A) T'i tregojnë gjithë shokëve të tyre dhe familjeve
B) Të bisedojnë me homologët e tyre infertil
C) Të kërkojnë mbështetje nga grupet e specializuara për këtë problem
D) Të fillojnë procedurat e menjëherëshme për adoptim
Pyetja 114
Një grua është duke përdorur diafragmën në mënyrë jo korrekte nëse ajo:
A) Aplikon spermicid brenda kupës dhe rreth buzëve të diafragmës
B) E lan atë me sapun të butë dhe ujë pas përdorimit dhe më pas e pudros atë me niseshte
C) Lëviz atë brenda 2 orëve pas aktit të fundit të koitusit
D) Vendos diafragmën 6 orë para marëdhënies
 shikoni Videon  aty keni dhe arsyetimin e alternatives se sakte  



Pyetja 115
Zonja X. sapo ka patur abort në tremestrin e I-rë dhe është dërguar në shtëpi duke i dhënë
kontraceptivë oral për tu mbrojtur nga një barrë, ajo është këshilluar të :
A) Të fillojë kontraceptivet oral që ditën e kryerjes se abortit
B) Të mënjanojë kontaktin seksual deri sa të pushojë hemorragjia
C) Të përdorë kondom dhe shkumë për javën e parë
D) Të përdorë një metodë tjetër kontraceptive për një cikël të plotë
Pyetja 116
Procedura e sterilizimit në meshkuj është:
A) Lidhja e tubave
B) Spermicitet
C) Spermitostatikë
D) Vasektomia bilaterale


Pyetja 117
Metoda më frekuente për kontrollin e lindjeve e përdorur nga femrat15-19 vjeçare është:
A) Depo-Provera
B) DIU-ja
C) Kontraceptivët oral
D) Norplanti
Pyetja 118
Zonja X është diagnostikuar dhe trajtuar për sindromin e shokut toksik. Ajo në ndonjë rast të
marrdhënieve seksuale ka përdorur kontraceptivë të marrë vetë në farmaci. Bazuar në anamnezën e saj,
çfarë kontracptivësh, nuk duhet të përdorë ajo dhe partner
A) Diafragmat
B) Kondom vaginal.
C) Kondomi
D) Sfungjerët
Pyetja 119
IST që transmetohen më shpesh janë:
A) C. Trachomatis
B) N. Gonorrhea
C) Sifilizi
D) Vulvovaginal candidosis





Pyetja 120
Në efektet anësore të DIU (dispozitivi intrauterin) përfshihen:  
A) Depresioni
B) Gjendja e ankthit
C) Nauzeja dhe dhimbja e kokës
D) Menstruacione më të rënda
Pyetja 121
Cilat nga pikat e mëposhtme sugjeron infermieren që gruaja mund të ketë vaginitis monialis?
A) Ankesë për kruarje vulvare irrituese
B) Dhimbje mesi të padurueshme
C) Sekrecine të ujshme në ngjyrë të verdhë
D) Temperaturë
Pyetja 122
Kur një femer konsultohet për dismenorrhea primare, cila nga ndërhyrjet e më poshtme jo
farmakologjike do të përdoret:
A) Mos bërja e ushtrimeve gjatë periudhës menstruale
B) Përdorimi i kompresave të ngrohta për të lehtësuar crampet
C) Shmagia e marrdhënieve seksuale gjatë ditës së parë të menseve
D) Shmangia e kafeinës gjatë periudhes menstruale
Pyetja 123
Me amenorre kuptojmë:
A) Fluks i pakët menstrual
B) Fluks i shtuar menstrual
C) Menstruacione të dhimbshme
D) Mungesë e menseve


Pyetja 124
Dhimbja e fortë, akute jo menstruale lidhet me:  
A) Cisti ovarial i rupturuar
B) Dismenorrheanë primare
C) Dispozitivin Intra- Uterin
D) Sëmundjet malinje të ovareve






Pyetja 125
Dhimbja menstruale rekurente dhe në mënyrë periodike lidhet me:
A) Cistet ovariale
B) Dismenorrhea (primare, sekondare)
C) Sëmundjet inflamatore pelvike akute
D) Sëmundjet malinje të uterusit
Pyetja 126
Gjatë intervistës me një zonjë 31 vjeçare, mamia përpara ekzaminimit rutinë, mbledh të dhëna rreth
ciklit të fundit menstrual. Ajo duhet të mbledhë informacion shtesë, në rastin kur gruaja përshkruan:
A) rrjedhje shumë të shtuara
B) sasi të vogël spotingu mes periodave
C) Gjatësinë e ciklit menstrual nga 26 deri 29 ditë
D) Rrjedhje menstruale më pak se 5-6 ditë


No comments:

Post a Comment