Infermieristike Semundje e Brendeshme 2 / Nursing Internal Disease


Infermieristike Semundje e Brendeshme 2 

/ Nursing Internal Disease



Pyetjet ( 70 - 141 )



Pyetja 70
Cistiti jo-infeksioz mund te rezultoje nga:
A) ekspozimi ne agjent kimik
B) ekspozimi ne agjent infeksioz
C) ekspozimi ne temperature te larta               
D) semundje te ndryshme
Cistiti jo-infektiv mund të jetë për shkak të një sërë shkaqesh, të tilla si mjekimi, rrezatimi, trupat e huaj, kimikatet, përgjigja autoimune dhe madje mund të jetë idiopatike në natyrë si cistiti intersticial.
Pyetja 71
Nje nder vendet ku eshte lokalizuar edema ne pacientet me Cirroze eshte :
A) Fytyra
B) Kapaket e syve
C) Sakrumi    
D) ne te gjithe trupin
Shkaqet e Edemës Sakrale Mbingarkesa e lëngjeve - lëngje të tepërta IV, dështimi i veshkave, dështimi i zemrës)
Pyetja 72
Hypokalemia kronike qe takohet tek bulemiket rezulton nga:
A) Abuzimi me laksativ
B) Abuzimi me alkool
C) Abuzimi me kafein
D) Aktivitet I tepruar
Pyetja 73
Në pankreatitin akut nuk gjejmë:
A) Amilazën e rritur   (shenje PA)
B) Lipazën e rritur     (shenje PA)
C) Eritopoetinën e rritur
D) Kalcifikime të pankreasit  (ne pankreatitin kronik)
Kalcifikimi i pankreasit është një tipar diagnostik i pankreatitit kronik edhe në mungesë të shenjave dhe simptomave klinike. Kalcifikimi i pankreasit shihet në radiografi në rreth 30-50% të pacientëve me pankreatit kronik tek të rriturit.



Pyetja 74
Psikoterapia tek paciente me bulemi nervore eshte e rendesishme dhe ka si qellim:
A) Rritjen e vet-vleresimit
B) Eshte nje procedure rutin
C) Nuk ka ndonje qellim te caktuar
D) Ndikon ne ushqyerjen e pacientit
Pyetja 75
Shkaktari kryesor i Cistitit eshte:
A) Bakteri koliform
B) Insulin
C) Acetitkolina
D) Dopamine





Pyetja 76
Bronkektazia karakterizohet nga të gjithë elementet me përjashtim të:
A) Kollë kronike me sputum purulent
B) Hemoptizia
C) Elemente kutane purpurik
D) Dispne dhe cianozë
Pyetja 77
Kolecistiti kronik nuk karakterizohet nga:
A) Dhimbje të forta në zonën epigastrike
B) Të vjella biliare
C) Temperaturë subferile
D) Rritje e amilazës dhe lipazës  Në pankreatitin akut
Pyetja 78
Qarko nje nder simptomat karakteristike te semundjes se diabetit insipid:
A) Diureza masive
B) Fotofobia
C) Anuria
D) Edema





Pyetja 79
Diabeti insipid nefrogenik rezulton nga:
A) Nje defect I trashegueshem
B) Tumoret ne regioninhypothalamic-petuitar
C) Trauma ne koke
D) Tumoret metastazike
Pyetja 80
Pielonefriti akut eshte :
A) Infeksioni akut I traktit te siperm urinar
B) Pezmatimi I fshikezes urinare
C) Pezmatimi I uretres
D) Pezmatimi I prostatit





Pyetja 81
Një ndër shkaktarët sekondarë të glomerulonefritit kronik është:
A) Stafilokoku
B) Streptokoku beta hemolitiki grupit A
C) Lupus sistemik eritematoz
D) Hepatitis A
  • Kidneys. Up to half of people who have lupus get kidney problems. They can be dangerous. These problems are more likely when you also have other lupus symptoms, such as fatigue, arthritis, rash, fever, and weight loss. But they can also happen when you don’t have any other symptoms.
  • Veshkat. Deri në gjysmën e njerëzve që kanë lupus marrin probleme me veshkat. Ato mund të jenë të rrezikshme. Këto probleme janë më të mundshme kur keni edhe simptoma të tjera të lupusit, siç janë lodhja, artriti, skuqja, ethet dhe humbja e peshës. Por ato mund të ndodhin edhe kur nuk keni ndonjë simptomë tjetër.
  • Linku : https://www.webmd.com/lupus/arthritis-lupus#1





Pyetja 83
Azotemia prerenale në pacientë me insuficiencë renale akute karakterizohet me një nga simptomat e
mëposhtme:
A) Ndryshime në sasinë ose aparencën e urinës
B) Hipotension arterial
C) Diarre
D) Konstipacion





Pyetja 84
Agjenti shkaktar i hepatitit A përhapet nëpërmjet rrugës:
A) Hematogjene
B) Oralo-fekale
C) Kontakti me plagë të kontaminuar      
D) Kontakti me ujë të kontaminuar





Pyetja 85
Periudha e inkubacionit të hepatitit A është:
A) 2-3 javë
B) 2-6 javë
C) 2-9 javë
D) 2-12 javë
It takes between two and six weeks after you have been infected with hepatitis A for symptoms to appear, this is known as the incubation period and is the ......
Duhen dy deri në gjashtë javë pasi të jeni infektuar me hepatitin A që të shfaqen simptomat, kjo njihet si periudha e inkubacionit dhe është   KLIKO KETU .......
Pyetja 86
Gastriti kronik shkakton dhimbje epigastrike e cila:
A) Lehtesohet nga marrja e ushqimit
B) Perkeqesohet nga marrja e ushqimit
C) Nuk ndikon ne dhimbje marrja ose jo e ushqimit
D) Lehtesohet me likide
Pyetja 87
Tek cirrotiket, rekomandohet administrimi I Laktulozes per arsye se:
A) Eleminon amoniakun nepermjet feceve
B) Eshte pjese e kujdesit
C) Nuk eleminon amoniakun
D) Ndikon ne permiresimin e klinikes

Pyetja 88
Faktoret familjare dhe gjenetik luajne nje rol te rendesishem ne obezitet. Kur te dy prinderit jane obese
sa % e femijeve lindin te tille:
A) 80 % e femijeve
B) 60 % e femijve
C) 40% e femijve
D) 20% e femijve
Alcuni studi hanno riportato che se entrambi i genitori sono obesi, l’80% dei figli è in sovrappeso; quando solo uno dei due genitori è obeso si scende al 40% di sovrappeso tra i figli; quando nessuno dei genitori è obeso solo il 7% dei figli è in sovrappeso.
Disa studime kanë raportuar se nëse të dy prindërit janë obezë, 80% e fëmijëve janë mbipeshë; kur vetëm njëri nga dy prindërit është obez, bie në 40% të mbipeshës tek fëmijët; kur asnjë nga prindërit nuk është obez, vetëm 7% e fëmijëve janë mbipeshë.


Pyetja 89
Nje person percaktohet si obez kur, pesha e tij eshte:
A) 45-50 % mbi peshen ideale
B) 35-40 % mbi peshen ideale
C) 25-30% mbi peshen ideale
D) 15-20% mbi peshen ideale

Pyetja 90 
Nje person percaktohet me obezitet morbid kur pesha e tij eshte:
A) 80% mbi peshen ideale
B) 60% mbi peshen ideale
C) 40 % mbi peshen ideale
D) 20 % mbi peshen ideale





Pyetja 91
Karaharori i pacientit merr një formë si fuçi (bucelë) në:
A) Bronkit kronik
B) Pneumoni
C) Emfizemë
D) Fibrozë cistike

 shikoni Videon  aty keni dhe arsyetimin e alternatives se sakte  

Pyetja 92
Pacientët me SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike), preferohen të administrohen nëpërmjet inhalatimit sepse shpërnahet medikamenti direkt në mushkëri:
A) Mukolitikët
B) Sodium kromolin
C) Bronkodilatatorët
D) Antibiotikët


Pyetja 93
Në pacientët me Pneumoni aspekti më i rëndësishëm për edukimin e pacientëve dhe familjarëve është:
A) Larja e duarve
B) Pozicionimi
C) Edukimi për shmangien e infeksioneve të traktit të sipërm respirator
D) Shmangia e qëndrimit me këmbë të kryqëzuara
Pyetja 94
Në pacientët me SPOK, per të reduktuar inflamacionin në fyt dhe mushkëri: përdoren
A) Mukolitikët
B) Antikolinergjikët                    
C) Sodium kromolin
D) Kortikosteroidet
Kortikosteroidet sistemike:shkurtojnë kohën e shërimit, përmirësojnë funksionimin e mushkërive (FEV1) dhe hipokseminë (PaO2), e zvogëlojnë rrezikun e relapsave, dështimin e trajtimit dhe kohëzgjatjen e shtrimit në spital.
Pyetja 95
Testi i tuberkulinës bëhet (injektohet) në mënyrë:
A) Intravenoze
B) Intradermale
C) Intramuskulare
D) Subkutane


Pyetja 96
Në pacientët me emboli pulmonare mjekët, që të mos lejojnë zmadhimin e embolës dhe të
parandalojnë formimin e koagulave të reja, rekomandojnë:
A) Analgjezik
B) Antikoagulantë
C) Antikolinegjikë
D) Antibiotikë
Pyetja 97
Palpitacioni është:
A) Një ndjenjë e të rrahurave të shpeshta në kraharor
B) Humbje e përkohshme e koshiencës
C) Frymëmarrje e shkurtër
D) Një tregues i qarkullimit periferial
Pyetja 98
Diferenca midis vlerave sistolike dhe diastolike është referuar si:
A) Pulsacioni venoz
B) Presion i pulsit  (sistolik - diastolik  120 - 80 = 40 )
C) Presion i gjakut paradoksal
D) Presion postural i gjakut
Pulse pressure is the difference between your systolic blood pressure, which is the top number of your blood pressure reading, and diastolic blood pressure, which is the bottom number. Doctors can use pulse pressure as an indicator of how well your heart is working.
Presioni i pulsit është ndryshimi midis presionit tuaj të gjakut sistolik, i cili është numri kryesor i leximit të presionit tuaj të gjakut, dhe presionit të gjakut diastolik, i cili është numri i poshtëm. Mjekët mund të përdorin presionin e pulsit si një tregues se sa mirë po punon zemra juaj.

Pyetja 99
Presioni i gjakut paradoksal është përkufizuar si një rënie e presionit sistolik më shumë se:
A) 10 mmHg
B) 20 mmHg
C) 30 mmHg
D) 40 mmHg
Pulsus paradoxus, sometimes called paradoxic pulse, refers to a blood pressure drop of at least 10 mm Hg with each breath in. This is enough of a difference to cause a noticeable change in the strength of your pulse.
Paradoksi i pulsit, ndonjëherë i quajtur puls paradoksik, i referohet një rënie të presionit të gjakut prej të paktën 10 mm Hg me çdo frymëmarrje. Ky është një ndryshim i mjaftueshëm për të shkaktuar një ndryshim të dukshëm në fuqinë e pulsit tuaj.






Pyetja 100
Vlerësimi i pulsacionit arterial i jep infermierit informacion për:
A) Zhurmat
B) Integritetin vascular dhe qarkullimin
C) Temperaturën e lëkurës
D) Cianozën periferiale
Pyetja 101
Shkaktari më i zakonshëm i insuficiensës kardiake është:
A) Infarkti i miokardit
B) Pneumonia
C) Bronkiti kronik
D) Astma bronkiale





Pyetja 102
Në pacientët me Insufiçensë kardiake, për të rritur kontrakturat dhe zvogëluar rrahjet e zemrës
tradicionalisht rekomandohen:
A) Diuretikë
B) Betabllokues
C) Digitalikë
D) Bronkodilatatorë
Pyetja 103
Në pacientët me hipertension, efekti anësor kryesor që shoqëron administrimin e diuretikëve është:
A) Disfunksioni seksual
B) Lodhja
C) Depresioni
D) Hypokalemia
Pyetja 104
Në pacientët me Infarkt Miokardi mjeku mund të përshkruajë morfinë sulfat për lehtësimin e
diskomfortit. Shenjat e një intoksikimi me morfinë janë:
A) Depresioni respirator-hypotensioni-të vjella të shumta
B) Lodhje-hypoglicemi-hypokalemi
C) Dhimbje koke-marrje mendsh-zbehtësi
D) Dobesi-lodhje-marrje mendsh

Pyetja 105
Në pacientët me Angina Pectoris medikamenti fillestar i përshkruar kundër dhimbjes është nitroglicerina sublinguale. Nitroglicerina:
A) Rishpërndan gjakun në drejtim të subendokardit
B) Redukton ritmin dhe punën e zemrës
C) Rrit kontrakturat
D) Ka efekt të shpejtë shkarkues
• Nitratet nëpërmjet vazodilatacionit rritin kapacitetin venoz dhe ulin rezistencën arteriolare dhe, për pasojë, pakësojnë kërkesën e miokardit për oksigjen. Tek të sëmurët me anginë, nitroglicerina nuk e rrit fluksin koronar të gjakut, por bën një rishpërndarje të tij, në favor të zonave ishemike.
Nitroglicerina (tablete)
VETITË FARMAKOLOGJIKE , INDIKIMET , KUNDËRINDIKIMET DHE KUJDESI GJATË PËRDORIMIT , EFEKTET ANËSORE , 
Per me shume klikoni linkun e meposhtem :
Pyetja 106
Endokarditi infektiv i referohet:
A) Inflamacionit të perikardiumit, qeses embriologjike që mbështjell zemrën
B) Trashjes inflamatore kronike të perikardiumit që e shtyp zemrën
C) Infeksionit bakteral ose fungal të endokardit, e cila përshin dhe valvulat
D) Dëmtimeve inflamatore të gjitha shtresave të zemrës
Endokarditi infektiv (IE) është një infeksion i shtresës së brendshme të muskulit të zemrës (endokardit) i shkaktuar nga bakteret, kërpudhat ose mikrobet që hyjnë përmes qarkullimit të gjakut.
Pyetja 107
Ankesa kryesore e një pacienti me Osteoartrit është:
A) Dispnea
B) Kolla
C) Dhimbja e kyçeve
D) Petekie
Pyetja 108
Nodulat Osler's apo lezionet Janeways konsiderohen manifestime klasike në pacientët me:
A) Endokardit infektiv
B) Perikardit
C) Kardiomiopati
D) Kardit reumatik  
  Osler Node and Janeway Lesions    Nyjet Osler dhe lezionet Janeway janë manifestime të lëkurës të endokarditit, një sëmundje që më së shpeshti lind nga një infeksion bakterial ose kërpudhor i endokardit kardiak........  Per me shume klikoni linkun e meposhtem 

Pyetja 109
Manifestimi më i madh dhe zakonisht i vetmi në Lupusin diskoid është:
A) Temperature lokale
B) Lokalizimi i edemave
C) Prania e rasheve të thata dhe të luspuara në fytyrë
D) Hipertrofi e kyçeve

Pyetja 110
Për shkak se Lupus nefritis është një shkaktar i vdekjes, infermieri me vëmendje vlerëson për shenjat e
përfshirjes së:
A) sistemit respirator
B) sistemit renal
C) sistemit kardiak
D) sitemit neurologjik
Shenjat dhe simptomat e Lupus nefritis  përfshijnë:
Gjak në urinën tuaj
Urina me shkumë (për shkak të proteinave të tepërta në urinë)
Presioni i lartë i gjakut
Ënjtje në duart, kyçet ose këmbët tuaja
Nivele të larta të një mbetjeje të quajtur kreatininë në gjakun tuaj
Pyetja 111  
Për shkak se Lupusi Sistemik është një gjendje inflamatore, gjendja më e zakonshme tek këta pacientë
është:
A) Ethja
B) Takikardia
C) Dispnea
D) Kolla
Sistemik Lupus Erythematosus (SLE) shkaqet , shenjat , mjekimi.
simptomat : Lodhja , Ethja, skuqja ne forme te fluteres ne fytyre , lezione ne lekure kur ekspozohet ne rrezet e diellit , gulcim , dhimbje gjoksi , syte te thate , dhimbje koke konfuzion dhe humbje kujtese . Raynauds phenomenon , pleuritis , perikarditis ,







Pyetja 112
Kujdesi infermieror për një pacient me Sklerodermi përfshin:
A) Përmirësimin dhe sigurimin e mos vajtjes në llixha dhe plazh
B) Sigurimin e lëvizjes së artikulacioneve duke inkurajuar ushtrime të shumta
C) Përdorimin e kremit mbrojtës kundër diellit
D) Kujdesin ndaj perceptimit të familjarëve


Pyetja 113
Është një sëmundje inflamatore kronike e rrugëve të frymëmarrjes, në të cilën marrin pjesë shumë
qeliza dhe element qelizorë, sidomos mastocitet, eozinofilet, dhe limfocitet T:
A) Tuberkulozi pulmonar
B) Embolia pulmonare
C) Astma bronkiale
D) Edema pulmonare
Pyetja 114
Glukokortikodet inhalatore janë barnat mbajtëse më efikase në pacentët astmatikë. Ato:
A) Frenojnë inflamacionin e rrugëve të ajrit, pakësojnë hiperaktivitetin bronkial, kontrollojnë dhe
parandalojnë simptomat
B) Janë bronkodilatatorë që bllokojnë efektin e acetilkolinës së çliruar nga nervat kolinergjikë në rrugët e ajrit
C) Janë bronkodilatatorë që e relaksojnë muskulaturën e lëmuar të bronkeve
D) Janë bronkodilatatorë që mund të kenë efekte ekstrapulmonare





Pyetja 115
Disfagia është:
A) Ndjenja e bllokimit apo shtrëngimit në rajonin retrosternal apo epigastër, gjatë fazës së kalimit të
masës ushqimore nëpër ezofag
B) Një inflamacion i shtresës mukozale të stomakut
C) Një okluzion i plotë i lumenit të një segmenti të traktit gastrointestinal
D) Një kalim permanent ose interminent i një porcioni të pjesës së sipërme të stomakut, nëpërmjet
orificiumit ezofageal të diafragmës





Pyetja 116
Refluksi- Gastro-Ezofagial përfaqëson nje:
A) okluzion të plotë të lumenit të një segmenti të traktit gastro-intestinal
B) ngushtim të lumenit të një pjese të tubit tretës
C) qese të lokalizuar të murit të traktit tretës e cila përmban të gjitha shtresat e indit
D) situatë patologjike, që karakterizohet nga rikthimi i përmbajtjes acide të stomakut në ezofag.





Pyetja 117
Cilat nga barnat e mëposhtme shkakton efekteve të padëshirueshme në stomak?
A) Antiinflamatorët josteroide         aspirina
B) Antiacidet
C) Antagonistët e receptorëve histaminikë
D) Frenuesit e pompës protonike
Pyetja 118
Asciti është:
A) Rritja e likidit me përmbajtje të lartë të karbohidrateve dhe të ulet në yndyrna
B) Akumulimi i likidit brenda kavitetit peritoneal
C) Rritja e osmolaritetit në urinë
D) Rritja e nivelit të urea-nitrogenit në serum





Pyetja 119
Ikteri hepatoqelizor zhvillohet sepse hepari:
A) Nuk mund të metabolizojë bilirubinën
B) Metabolizon bilirubinën më shumë se norma
C) Nuk ka çdo lob të përfshirë
D) I ka nodulat që ndryshojnë në formë dhe përmasë
Pyetja 120
Në pacientët me Cirrozë dhe likid ascitik qëllimi primar i terapisë diuretike është:
A) Të reduktojë volumin qarkullues dhe të ulë sasinë e likidit ascitik
B) Që pacienti të përjetojë lehtësim nga hemoragjia gastro-intestinale
C) Të mos ketë ripërsëritje të episodeve hemoragjike
D) Reduktimi i simptomave gastro-intestinale
Pyetja 121
Bulimia nervore është një sëmundje e ushqyerjes që karakterizohet nga:
A) Episode të mbingrënies të cilat janë të pakontrolluara
B) Refuzimi i ushqimit për shkak të frikës së dhjamosjes
C) Defiçite të vitaminave në dietë
D) Humbje e masës kockore nga osteoporoza   




 Bulimia nervore perfshin episode te te ngrenurit ne menyre te pakontrollueshme dhe me pas menyra te ndryshme te nxjerrjes jashte te ushqimit ( me ane te laksativeve, duke provokuar te vjella).      

Pyetja 122
Obeziteti morbid (patologjik) i referohet peshës që negativisht vepron në shëndetin e personit,
zakonisht më shumë se:
A) 10% e peshës ideale trupore
B) 20% e peshës ideale trupore
C) 30% e peshës ideale trupore
D) 40% e peshës ideale trupore





Pyetja 123 lexo Pyetjen 124
Infeksionet e traktit urinar ndodhin:
A) Në raport të njëjtë mes meshkujve dhe femrave
B) Më shpesh tek meshkujt se tek femrat
C) Më shpesh tek femrat se tek meshkujt
D) Nuk ka rëndësi gjinia
Pyetja 124  lexo Pyetjen 123
Cistiti ndodh më shpesh tek gratë për shkak të:
A) Shkurtësisë së uretrës
B) Ndrryshimeve në inde lidhur me nivelin e ulët të estrogenit
C) Ndryshimeve në procesin e të menduarit
D) Deficiteve në njohuri në lidhje me metodat e parandalimit





Pyetja 125
Veçoria primare e sindromit nefrotik është nivel i larte i:
A) proteinurisë
B) glicemisë
C) leukociteve       
D) acidit folik
Shenjat dhe simptomat e Lupus nefritis  përfshijnë:
Gjak në urinën tuaj
Urina me shkumë (për shkak të proteinave të tepërta në urinë)
Presioni i lartë i gjakut
Ënjtje në duart, kyçet ose këmbët tuaja
Nivele të larta të një mbetjeje të quajtur kreatininë në gjakun tuaj
Pyetja 126
Anemia hemolitike kongenitale më e shpeshtë është e shoqëruar me mungesën e:
A) Fe (hekurit)
B) Glukoz 6 Fosfat Dehidrogjenit (G6PD)
C) Vit B 12
D) Acidit folik
Pyetja 127
Problemi bazë në aneminë nga mungesa e Fe është:
A) Pengimi i transportit të acidit folik
B) Një defiçit i qarkullimit të eritrociteve, nga një dëmtim i qelizave të mëparshme hemapoetike
C) Zvogëlimi i mbështetjes së Fe për zhvillimin e rruazave të kuqe të gjakut
D) Një defiçit i enzimës Glukoz 6 Fosfat Dehidrogjenit (G6PD)





Pyetja 128
Komplikacionet kryesore të diabetit përfshijnë:
A) Çrregullime të strukturës e funksionit të murit të enës së gjakut
B) Dhimbje koke
C) Zvogëlim të periudhave të vëmendjes
D) Hemoragji nga gingivat
Pyetja 129
Acidoketoza Diabetike vjen nga mungesa e insulinës, me rritje relative apo absolute të:
A) Proteinurise
B) Urea-nitrogenit
C) Glukagonit
D) Kaliumit
Pyetja 130
Hypomagnezemia shihet tek:
A) Pijanecet dhe tek personat me sindromë të keqabsorbimit, disa sëmundje renale dhe keqëushqim
B) Tek pacientët me mungesë të Vit D
C) Tek pacientët me deformime të gjymtyrëve
D) Tek pacientët me shqetësime psikologjike
Pyetja 131
Endokarditi Reumatik ndodh zakonisht pas një infeksioni të rrugëve të sipërme respiratore, shkaktuar
nga:
A) Streptokoku i grupit A
B) Pseudomonas aeruginosa
C) Serratia marcescens
D) Adenoviruset


Pyetja 132
Sindroma klinike, që karakterizohet nga rënie e shpejtë dhe e theksuar e vlerës së filtrimit glomerular
(me rritje të kreatininës dhe azotemisë) eshte:
A) Insuficensa kardiake
B) Insuficensa ventilatore
C) IRA (Insuficensa Renale Akute)
D) Insuficensa e oksigjenimit
Pyetja 133
Në diabetin insipid sasia e ADH (Hormonit Anti Diuretik) e çliruar në përgjigje të stimujve fiziologjikë
është:
A) E pamjaftueshme
B) Në normë
C) E rritur
D) Në vlerat maksimale
Pyetja 134
Sindroma Kushing është sëmundje që vjen si pasojë e prodhimit të shtuar të:
A) Kortizolit
B) Kaliumit
C) Kalçiumit
D) Natriumit




Pyetja 135
Shkaktari kryesor i Ulçërës gastrike është:          
A) Anemia pernicioze
B) Helicobacter pylori
C) Terapia me antiacid
D) Marrja e qumështit





Pyetja 136
Është sëmundje multisistemike e karakterizuar nga dëmtime inflamatore, vaskulare të lëkurës dhe të
organeve të brendshme:
A) Ethja reumatizmale
B) Artriti rheumatoid
C) Sklerodermia
D) Osteoartriti
Pyetja 137
Në pacientët me Uretrit, Cistit dhe Piolenefrit mikrobi shkaktar në 80% të infeksioneve të pandërlikuara
të rrugëve urinare është:
A) Esherica coli
B) Herpes simplex
C) Adenoviruset
D) Cytomegaloviruset
Pyetja 138
Infermieri fokusohet në simptomat kryesore të një pacienti me Bronkit kronik të cilat janë:
A) Dhimbje kraharori gjatë respirimit
B) Dispne dhe kollë produktive
C) Temperaturë dhe djersë
D) Takipne dhe takikardi
Pyetja 139 
Dhimbja e kraharorit në pacientët me Angina Pectoris shkaktohet nga:
A) Vazokonstriksioni koronar   ngushtimi i enes se gjakut 
B) Lëvizja e trombit
C) Ishemia e miokardit
D) Prezenca e ateromës
Angina pectoris Variante o di Prinzmetal
Solitamente l'attacco anginoso tende a manifestarsi sempre alla stessa ora del giorno, spesso alla notte. L'angina pectoris variante è causata dall'eccessivo spasmo (contrazione restringimento) delle arterie coronarie che in molti casi sono prive di placche arteriosclerotiche.
Zakonisht ataku anginal tenton të ndodhë gjithmonë në të njëjtën kohë të ditës, shpesh gjatë natës. Varianti i angina pectoris shkaktohet nga spazma e tepruar (tkurrja ose ngushtimi) i arterieve koronare të cilat në shumë raste janë pa pllaka arteriosklerotike.
Pyetja 140
Ndër efektet anësore kryesore që shoqërojn administrimin e nitroglicerinës është:
A) Dobësia muskulare
B) Hipertensioni
C) Bradikardia
D) Dhimbja e kokës
Nitroglicerina (tablete)
VETITË FARMAKOLOGJIKE INDIKIMET , KUNDËRINDIKIMET DHE KUJDESI GJATË PËRDORIMIT , EFEKTET ANËSORE , 
Per me shume klikoni linkun e meposhtem :
Pyetja 141
Alogjia-simptomat negative te skizofrenisë do te thotë:       
A) Kontakt I varfër me sy
B) Emocion I papërshtatshëm
C) Varfëri në të folur
D) Latencë në përgjigje

 shikoni Videon  aty keni dhe arsyetimin e alternatives se sakte  


   Per me shume info. Kliko Linkun :    

Skizofrenia: Diagnoza dhe Etiologjia  http://www.psikosociale.org/skizofrenia-diagnoza-dhe-etiologjia/


Pyetjet e ketij Kapitulli  ne formatin QUIZ per te Testuar Njohurite  do ti gjeni ne YouTube  
shikoni foton e meposhtme dhe klikoni linkun e meposhtem 





4 comments:

  1. Kujdesi te sclerodermia ka pergjigje te sakt jo mbrojten me krem kunder diellit por ushtrimet per artikulacionet

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pershendetje : simbas emrit sclerodermia qe tregon nje lekure te thate dhe te brishte eshte delikate nga rrezet e diellit e cila mund te agravoje gjendjen . kurse ushtrimet fizike lejohen ne sclerodermi por lexojeni se cfare thote alternativa B)Sigurimin e lëvizjes së artikulacioneve duke inkurajuar ushtrime të shumta , Lekura e prekur nga sclerodermia ka nevoje per krem per ta mbajtur te bute lekuren.

      Delete
  2. Te pyetja 89 ne lidhje me obezitetin libri i infermieristikes ne specialitet thote qe nje person konsiderohet obez kur peshon te pakten 15-20% me shume se pesha ideale

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pershendetje . Alternativen e sakte te kesaj Pyetjeje do ta rishikojme . megjithate ju duhet te bazoheni tek opsioni i librit te infermieristikes .

      Delete