Infermieristike Semundje e Brendshme 1 / Nursing Internal Disease


Pyetjet  ( 1 - 70 )



Pyetja 1 
Shenjat klinike më të zakonshme në pacientet me enfizemë pulmonare janë:
A) Prania e sputumit                          
B) Ortopnea
C) Lodhja
D) Dispnea
Il segno clinico più caratteristico dell'enfisema polmonare è la dispnea, cioè la difficoltà (o mancanza, nei casi più gravi) di respiro.
Shenja klinike më karakteristike e emfizemës pulmonare është dispnea, domethënë vështirësia (ose mungesa, në raste të rënda) të frymëmarrjes.
Enfisema Polmonare  kliko ketu .....
Spitali Amerikan kliko ketu.......


Pyetja 2
Infermieri/a e vlerëson pacientin me bronkit kronik për:
A) Fryrje abdominale
B) Kequshqyerje
C) Cianoza    ( cehre blu,pamje erret,shume sputum)
D) Dispnea
Pyetja 3
Gjatë një ataku azmatik infermieri e vlerëson pacientin për :
A) Kolle productive     (dispne,gulcima,kollitie)
B) Obstruksion respirator
C) Ortopne
D) Ankthin


Pyetja 4 Pyetje ne rishikim
Shenjat e kufizimit respirator ,në momente qetësie zakonisht zhduken në :
A) Insufiçensë repiratore
B) Asthma bronkiale
C) Bronkitin kronik
D) Emphizemë
Pyetja 5
Diagnozat e mundshme infermirore në asthmën bronkiale janë:
A) Reduktimi I rrezikut për infeksion
B) Përmirsimi I shkëmbimit të gazeve
C) Intolerance e aktiviteteve
D) Reduktimi I ankthit
Pyetja 6
Gjeni përgjigjen e saktë
A) Leukocitet në urinë nuk tregojnë praninë e infeksionit
B) Prania e eritrociteve në urinë është gjithnjë tregues i prekjes renale
C) Proteinuria është karakretistike e uretriteve
D) Mund të ndodhë bakteriuriasimptomatike
Pyetja 7
Sistemet e shprëndarjes se oksigjenit me ritëm të lartë janë:
A) Maska pa rithithje të ajrit
B) Maska me rithithje te ajrit
C) Maska venturë
D) Kanjula nazale




The venturi or air-entrainment mask is a high flow device that delivers a fixed oxygen concentration of 24% to 50%. This device is appropriate for patients who have a hypoxic drive to breathe but also need supplemental oxygen; for example, those with chronic obstructive pulmonary disease (COPD).
Maska e venturit ose ajrit është një pajisje me rrjedhje të lartë që jep një përqendrim fiks të oksigjenit nga 24% në 50%. Kjo pajisje është e përshtatshme për pacientët që kanë  aftesi per gjendje  hipoksike për të marrë frymë, por gjithashtu kanë nevojë për oksigjen shtesë. për shembull, ata me sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD).
Pyetja 8
Në hipertirozë janë të gjitha shenjet me përjashtim të:
A) Takikardisë  
B) Shkurtim të reflekseve
C) Shtim në peshë      
D) Çrregullim të ciklit menstrual 
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  

per me shume klikoni linkun e meposhtem
Pyetja 9
Toksiciteti i mushkërive me O2 jep dëmtime të tyre të tilla si:
A) Dhembje substernale
B) Koll productive
C) Ortopne
D) Temperaturë
Dhimbja substernale është zakonisht shenja e parë e toksicitetit pulmonar, më pas përhapet në zona të tjera, duke u ashpërsuar dhe mund të fillojë një kollë.

Pyetja 10
Kërkesat për oksigjen zakonisht rriten në gjendje të tilla si:
A) Edemë polmonare
B) Hemoragji polmonare
C) Membrana hyaline
D) Gjendjet septike
Pyetja 11
Agjentët mukolitike në pacientët me probleme respiratore përdoren në kolla:
A) me sekrecione trasha
B) jopruduktive
C) pa sekrecione
D) produktive
Mucolytics are medicines that make the mucus less thick and sticky and easier to cough up. They are usually prescribed for people who have a long-term (chronic) cough. 
Mukolitikët janë ilaçe që e bëjnë mukusin më pak të trashë dhe ngjitës dhe më lehtë të kollitet. Ato zakonisht përshkruhen për njerëzit që kanë një kollë afatgjatë (kronike).


Pyetja 12
Në hipotireozë kemi situatën e mëposhtme hormonale:
A) Rritje të T3, T4 dhe rritje të TSH
B) Rritje të T3, T4 dhe ulje të TSH
C) Ulje të T3, T4 dhe rritje të TSH
D) Ulje të T3, rritje të T4 dhe ulje të TSH

Pyetja 13
Përdorimi i anksiolitikëve është më produktiv gjatë gjendjeve të tilla si:
A) Emboli pulmonare
B) Emphyzemë pulmonare
C) Atelektazë pulmonare
D) Atak azmatik
Anksiolitikët jane SEDATIVE qe përdoren për të trajtuar simptomat e çrregullimeve të ankthit, duke përfshirë çrregullimin e ankthit të përgjithësuar dhe fobinë sociale,Stresin,gjendje Paniku ,Pagjumesine, ne atakun Astmatik por jo per nje kohe te gjate krijon varesi dhe demtim te qendres se frymarjes .  Disa përdoren gjithashtu si qetësues para anestezisë për procedurat mjekësore.
Pyetja 14
Edukimi shëndetësor i pacientit me probleme respiratore bëhet nëpërmjet:
A) Përmiresimit të marrjeve ushqimore
B) Përmiresimit te natyrës se frymemarrjes
C) Përmiresimit të ankthit
D) Terapisë relaksuese
Pyetja 15
Rritje të rasteve me TBC ka pasur vitet e fundit në pacientët me :
A) hepatit B kronik
B) hepatit C
C) HIV
D) IST
Pyetja 16
Artriti rheumatoid nuk ka karakteristikë:   
A) Prekjen e artikulacioneve të vogla  Symptome
B) Eritemën marginale shkaktohet nga Ethja reumatizmale acute ose chronike
C) Fenomenin Raynaud Symptome(Semundjet dytesore si lupusin, artritin reumatoid dhe sindromën Sjogren.
D) Karakterin simetrik të prekjes artikulare  Symptome





Pyetja 17
Vlersimi infermieror i një pacienti me TBC bëhet nëpërmjet:
A) Gjendje e përgjithshme septike me temperature
B) Prezantimit të simptomave
C) Të dhënave objektive
D) Të dhënave subjektive

Kujdesi infermieror te pacientët me tuberkuloz. Kujdesi infermieror ndahet në 4 faza:
 1. Vlerësimi infermieror,
 2. Diagnoza infermierore,
 3. Planifikimi infermieror 
 4. Ndërhyrja infermierore.  per me shume klikoni linkun e meposhtem :

Pyetja 18
Zakonisht pacientët të cilët kanë sëmundjen e TBC:
A) Kanë temperature
B) Nuk kanë fare temperaturë
C) Kanë temperature subfebrile
D) Temperatura nuk është kriter vlerësimi
Pyetja 19
Në rastin e aplikimit të testit të tuberkulinës, zona e skuqjes së lëkurës eshtë reaksion pozitiv:
A) me diameter 5 mm           (tek ata qe janë të infektuar nga virusi HIV)
B) me I madh se 10mm       
C) me I vogel se 10mm
D) me diameter 10mm

Pyetja 20
Vaksina e BCG jep mbrojtje efektive për pacientët për:
A) Zakonisht per 5 vjet
B) Zakonisht per 10 vjet
C) Zakonisht per 15 vjet
D) Për 20 vjet
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  

Pyetja 21
Shkaktari më i shpeshtë i embolisë pulmonare është:
A) Cdo substancë që depërton në qarkullim
B) Nje copë garze ose pambuk
C) Nje copë age metalike
D) Nje koagul 
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  

Pyetja 22
Angina pektoris është gjendje në të cilën kemi:
A) Imbalancë e përhershme e muskulit kardiak nga oksigjeni
B) Imbalancë e përkohshme nga oksigjeni
C) Deprivim i përgjithshëm nga oksigjeni
D) Nekrotizim i përkohshem
Angina është dhimbje gjoksi e shkaktuar nga zvogëlimi i rrjedhjes së gjakut në muskujt e zemrës. Angina Pectoris  heart.org





Pyetja 23
Ndër faktorët e modifikushëm të sëmundjeve te arterieve koronare janë:
A) Historia familjare
B) Stresi      
C) Seksi
D) Mosha
Pyetja 24
Cila nga të dhënat e mëposhtme nuk i përket endokarditit:
A) Zmadhim total i zemrës
B) Temperaturë, palpitacione
C) Djersë të shtuara, dispne
D) Kollë me sekrecione të shumta hemoragjike
Pyetja 25 Pyetje ne rishikim
Cila është veçoria me tipike e angina pectoris?    
A) Dhembja substernale
B) Ndodh pa ndonjë shkaktar
C) Zakonisht zgjat 30 minuta
D) Lehtësohet vetëm me opiode





Pyetja 26
Zakonisht pacientët qe kanë dizorientim dhe konfuzion mendor jane:
A) Të moshës mesme post- infarkt
B) Të moshës vjetër post-infarkt
C) Më shumë burrat post- infarkt
D) Më shumë gratë post- infarct
Pyetja 27
Në pacientët të cilët vuajnë nga angina ose infarkt gjatë observimit të përgjithshëm verejmë:
A) Me anë të palpacionit shohim që lëkura është e ngrohtë
B) Me anë të prekjes ndjejmë që lëkura është e ftohtë
C) Observimi me sy shohim djersitje
D) Mungesë e pranisë së djersve
Pyetja 28
Cili nga shkaktarët e mëposhtëm nuk i përket pankreatitit:
A) Gurët biliare, hiperlipidemia
B) Ndërhyrjet kirurgjikale
C) Infeksionet virale
D) Osteoporoza dhe varfërimi me kalcium
Pyetja 29
Nitroglicerina jepet nga infermieri/a zakonisht me rrugë:
A) i.m
B) i.v
C) s/c
D) sublinguale





Pyetja 30
Gjeni përgjigjen e gabuar për Kolitin ulceroz:
A) Karakterizohet nga ulceracione të shumta të zorrës
B) Prek kryesisht duodenin
C) Shoqërohet me rënie në peshë dhe diarre
D) Kolonoskopia vendos diagnozën
Koliti ulceroz  është një sëmundje inflamatore e zorrëve. Shkakton acarim, inflamacion dhe ulçera në  zorra e trashë.





Pyetja 31
Një pacient i cili ka kaluar infarkt miokardi zakonisht për tu shëruar plotesisht i duhen:
A) Me pak se 4 jave
B) Zakonisht 5-6 jave
C) Duhet 6-8 jave
D) Në 10 jave shërohen plotësisht
Pyetja 32
Osteoartriti prek më shumë regjionin cervikal në nivelin:
A) C2-C3
B) C3-C4
C) C4-C5
D) C4-C6
Pyetja 33
Gjeni përgjigjen e gabuar:
A) HTA sekondar ka patologjitë renale si shkaktarë më të shpeshtë
B) HTA kemi vetëm në rastet kur presioni sistolik është mbi 160 mmHg
C) Hipertrofia kardiake është karakteristike e HTA kronik
D) Preken nga HTA më shumë meshkujt se sa femrat
Pyetja 34
Gjeni përgjigjen e saktë:
A) Nekroza miokardiale është proces i rikthyeshëm
B) Obeziteti nuk është faktor predispozues për Infarkt Akut të Miokardit
C) Preken më shumë femrat se meshkujt nga Infarkti Akut i Miokardit
D) Duhanpirja është ndër faktorët etiologjikë më të shpeshtë të Infarktit Akut të Miokardit
Pyetja 35
Menaxhim kirurgjikal në osteoartrit do të thotë:
A) Rivendosje e pjesshme e kyçit
B) Osteotomi
C) Heqje e pjesshme e kyçit
D) Rivendosje totale e kyçit




Pyetja 36
"Ngurtësimi mengjezor" është shenjë tipike për pacientët me : 
A) Osteartrit
B) Artriti reumatoid
C) Asnjëra
D) Hernie diskale te regjionit lumbar

 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  



Pyetja 37
Një kyç i ngrohtë dhe i enjtur tregon për:
A) Rritje e furnizimit me gjak në atë pjesë të kyçit
B) Grumbullim jonomal I gjakut venoz ne ate pjese te kyçit
C) Inflamacion
D) Infeksion
Pyetja 38
Gastriti kronik shoqerohet me :
A) Infeksion
B) Inflamacion
C) Lezione ne tru
D) Insufiçensë renale




Pyetja 39
Terapia antiacide nuk lehtëson gjendjen ne:
A) Gastritin kronik
B) Gastritin atrofik
C) Gastrititn akut
D) Ne ulçeren gastrike
Pyetja 40
Vitamina B12 , e rëndësishme si antianemik, sekretohet nga mukoza:
A) e pemës bronkiale
B) intestinale
C) gastrike
D) e ezofagut

Pyetja 41 
Gjeni përgjigjen e saktë:
A) Insuficienca renale shoqërohet me ulje të kreatininës (ne IR kemi rritje te kreatinines)
B) Mungesa e eritropoetinës është karakteristike e insuficiencës renale
C) Proteinuria tregon për dëmtim të ndjeshëm të filtracionit glomerular 
D) Dializa është një ndër opsionet terapeutike
There are two treatment options for kidney failure: dialysis (hemodialysis or peritoneal dialysis) and kidney transplantation. 
Ekzistojnë dy mundësi trajtimi për dështimin e veshkave: dializa (hemodialize ose dializë peritoneale) dhe transplantimi i veshkave.

Pyetja 42
Shkaktar të tille si helicobacter pilori, duhani, stresi janë tipike per:
A) Gastritin akut
B) Gastritin kronik
C) Gastritin atrofik
D) Ulçeren peptike





Pyetja 43
Triada discomfort - dhembje - urth jane tipike per ulçerën :
A) gastrike
B) peptike
C) duodenale
D) siperfaqesore





peptic ulcer is a sore on the lining of your stomach, small intestine or esophagus. Apeptic ulcer in the stomach is called a gastric ulcer. A duodenal ulcer is a peptic ulcerthat develops in the first part of the small intestine (duodenum). 
Ulçera peptike është një plagë në rreshtimin e stomakut, zorrës së hollë ose ezofagut. Ulçera peptike në stomak quhet ulçerë gastrike. Ulçera duodenale është një ulçerë peptike që zhvillohet në pjesën e parë të zorrës së hollë (duodenum). 

Pyetja 44
Perforacioni i stomakut shkakton shok:
A) septic
B) hypovolemik
C) hemoragjik
D) endogjen
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  



Pyetja 45
Shkaktarët më të zakonshëm të pielonefritit janë:  
A) Pseudomonas
B) Enterobakteret
C) E. Coli   (75% - 95% ) te rasteve
D) Klibsiella





Pyetja 46
Gjeni pergjigjen e gabuar
A) Leucemia është mieloide dhe limfoide
B) Ulja e eritrociteve është domosdoshmëri në leucemi
C) Prek me shumë meshkujt se femrat
D) Leucemia mund të jetë akute ose kronike
Pyetja 47
Trajtimi i pielonefritit bëhet nëpërmjet:
A) Ndjekje e vazhdueshme ne shtëpi
B) Trajtimi medikamentoz
C) Trajtimi kirurgjikal
D) Hospitalizimi

Pyetja 48
Ulcera gastrike ndodh zakonisht ne grup moshat:
A) 50-60 vjecare
B) 40-50 vjecare
C) 30-40 vjecare
D) 20-30 vjecare
Pyetja 49
Simptoma klinike karakteristike e pacientit me Cistit është:
A) Urgjenca për të urinuar
B) Anuri
C) Oliguri
D) Temperaturë e ulët


Pyetja 50
Gjeni pergjigjen e gabuar: në astmën bronkiale kemi:
A) Respiracion të shpeshtë
B) Spirometria tregon rritje të kapacitetit pulmonar
C) Dhimbje të kraharorit
D) Kollë të fortë
Pyetja 51
Në aneminë ferrodificitare gjejmë të gjitha përveç:
A) Ferritinemi të ulur
B) Rritje të hemoglobinës
C) Hipokromi
D) Ulje të hematokritit


Pyetja 52
Gjeni përgjigjen e saktë:
A) Hiperuricemia nuk shkakton patologji reumatizmale
B) Dhimbjet me karakter inflamator nuk ndeshen në qetësi
C) Polimialgjia gjendet vetëm në semundjet reumatizmale
D) Osteoporoza prek më shumë femrat se meshkujt
Pyetja 53
Gjeni përgjigjen e gabuar:
A) Neuropatia monitorohet përmes ENG
B) Fundus okuli është ekzaminim i domosdoshëm tek diabetikët
C) HbA1C nuk është tregues i saktë i hiperglicemive
D) Peptidi C tregon për sasinë e saktë të insulinës së prodhuar nga pankreasi

HbA1c can indicate people with prediabetes or diabetes as follows:



Pyetja 54
Tek pacienti me insuficience renale kronike, manifestimet hematologjike perfshijne, anemine, e cila
manifestohet me:
A) temperature
B) dhimbje
C) zbehje
D) te vjella
Pyetja 55
Tek pacientet me insuficience renale kronike, infermieri monitoron sasine e kaliumit te marre, pasi
hiperkalemia mund shkaktoje:  
A) Disritmi kardiake
B) Hypertension
C) Edema
D) Te vjella
Complications of hyperkalemia range from mild ECG changes to cardiac arrest. Weakness is common as well. The primary cause of morbidity and mortality is potassium's effect on cardiac function. The mortality can be as high as 67% if severe hyperkalemia is not treated rapidly.
Komplikimet e hiperkalemisë variojnë nga ndryshimet e lehta të EKG-së deri te ndalimi i zemrës. Dobësia është gjithashtu e zakonshme. Shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë është efekti i kaliumit në funksionin kardiak. Vdekshmëria mund të jetë e lartë deri në 67% nëse hiperkalemia e rëndë nuk trajtohet me shpejtësi.

Pyetja 56
Tek pacientet me insuficience renale kronike, infermieri siguron kujdesje per cdo zone ku integriteti I
lekures eshte I demtuar; kjo eshte e rendesishme per te :
A) Zvogeluar rrezikun per infeksione
B) Eshte nje kujdes rutine nga ana e infermierit
C) E rendesishme per higjenen e pacientit
D) Nuk eshte faktore pedipozues
Pyetja 57
Në diabetin mellitus janë të pranishme të gjitha shenjat përveç njërës:
A) Polidipsia
B) Polifagia
C) Galaktorrea
D) Poliuria





Pyetja 58
Per te reduktuar konstipacionin, me qellim qe pacienti te kete nje aktivitet normal te zorreve eshte e
rendesishme:
A) Nje diete me permbajtje fibrash
B) Nje diete pikante
C) Jete sedentare
D) Sa me pak aktivitet
Pyetja 59
Trajtimi primar i pacienteve me anemi nga mungesa e Fe, eshte:
A) Rritja e marrjeve orale te hekurit nepermjet ushqimit
B) Aktiviteti fizik
C) Sa me shume likide
D) Regjim shtrati





Pyetja 60
Ne trajtimin e pacienteve me anemi aplastike themelore jane:
A) Transfuzionet e gjakut
B) Dieta
C) Likidet
D) Aktiviteti





Pyetja 61
Tek pacientet me anemi , shmangia e lodhjes, eshte e rendesishme qe:
A) Pacienti te mos perjetoje lodhje gjate kryerjes se aktiviteteve ditore
B) Eshte nje kujdes rutin
C) Nuk eshte e rendesishme per pacientin
D) Aktivizon pacientin
Pyetja 62
Qarko nje nder simptomat karakteristike te semundjes se diabetit mellitus:
A) Polifagi
B) Fotofobi
C) Anuri
D) Edem
Pyetja 63
Cirroza hepatike ka si shkaktar të gjithë shkaqet e poshtëshënuar përveç njërit:
A) Konsumimin e alkoolit
B) Dëmtimet e rrugëve biliare
C) Ulcerën duodenale
D) Hepatitin autoimun
Pyetja 64
Limfomat Hodgkin jane semundje malinjizante qe mund te zhvillohen ne cdo grup moshe, por, piken me te madhe te incidences e ka ne moshat e reja:       
A) 10-vjecare
B) 20-vjecare
C) 30-vjecare
D) 40-vjecare
Limfoma Hodgkin është një kancer i pazakontë që zhvillohet në sistemin limfatik,





Pyetja 65
Per infermierin qe kujdeset per pacientin me Leucemi, objektivi kryesor eshte :
A) Ta mbroje ate nga infeksionet
B) Te parandaloje te vjellat
C) Te qetesoj nauset
D) Te qetesoj familjaret
Pyetja 66
Per shkak se prodhimi I palces normale eshte shume I kufizuar ne pacientet me leucemi, kjo e vendos
pacientin ne rrezik te madhe:
A) per hemoragji
B) per nausea
C) te vjella
D) temperature
Pyetja 67
Diabeti mellitus eshte nje semundje kronike qe ndikon ne :
A) Shume organe dhe sisteme te organizmit
B) Ne te gjithe organizmin
C) Pothuaj nuk ndikon ne organet dhe sistemet e organizmit
D) Prek vetem nje organ te organizmi
Pyetja 68
Mungesa e insulines ndalon qelizat qe :
A) Te perdorin glukozen si burim energjie
B) Nuk eshte e rendesishme per organizmin
C) Eshte fatale ne organizem
D) Ndikon disi ne mbarvajtjen e organizmit
Pyetja 69
Nje nder faktoret predispozues te infeksioneve te traktit urinar eshte:
A) Anomalia strukturale dhe funksionale e traktit urinar
B) Refluksi ezofageal
C) Gastritet     
D) Diarret
Pyetja 70
Cistiti jo-infeksioz mund te rezultoje nga:
A) ekspozimi ne agjent kimik
B) ekspozimi ne agjent infeksioz
C) ekspozimi ne temperature te larta               
D) semundje te ndryshme

Testoni Njohurite tuaja
Te gjitha Pyetjet e ketij Kapitulli ne formatin QUIZ do ti keni  ne  YouTube 

shikoni foton e meposhtme dhe shtypni Linkun 










9 comments:

  1. Pershendetje!
    Mund te me tregoni ju lutem se sa eshte numri total i pyetjeve??

    ReplyDelete
  2. Pershendetje. Te pyetja nr 3 a sduhet te jete Obstruktion respirator pergjigja e sakte. Pasi ne shumicen e rasteve astma shoqerohet me kolle joproduktive

    ReplyDelete
    Replies
    1. Duhet te dime se cfare eshte vleresimi & diagnoza infermierore pa kuptuar keto te dyja nuk e kupton Pyetjen . Vleresimi qe i ben ti si infermier eshte nga pamja e jashtme cfare shikon me sy ti tek nje i semure gjate nje ataku asthmatik ti shikon keto shenja 1- Kolle productive 2-dispne 3-gulcima 4-kollitie keto shenja i ke dhe tek libri i inf.Semundje Brendshme .

      Delete
    2. Me te vertete gjate attakut Astm. kemi obstruksion por nuk e vleresojme ne infermieret sepse ne nuk e shikojme me sy obstruksionin . vleresimi jone eshte te dhenat qe na jep pacienti duke e vezhguar ate :)

      Delete
    3. Shum faleminderit per pergjigjen

      Delete
  3. Pershendetje. Faleminderit per ndihmen qe na jep ne zgjidhjen e pyetjeve. Nqs mund te pyes pyetjet ne provim jan te formuluara keshtu si i keni publiku ju, apo formulimi i tyre ndryshon ne provim me kto ktu. Sepse kemi ca libra te tj ku pyetjet jan te formuluara krejt ndryshe nga kto ktu. Flm

    ReplyDelete
    Replies
    1. Tek Pyetjet e tanishme duhet te lexoni mire pyetjen se ka shume fjale kyce qe mund te japesh pergjigje te gabuara , ka shume pyetje ku jane vendosur termat : NUK , PERVEC . Lexoni me shume se dy here pyetjen per te mos bere gabim ne vendosjen e pergjigjes se sakte sepse termat NUK dhe Pervec jane vendosur per tju ngaterruar ju ne pergjigjen e sakte :) .

      Delete
  4. Pershendetje . Pyetjet jane identike ashtu sic jane te publikuara ne Fondi i Pyetjeve per Provimin e Infermierise , nuk ka asnje ndrryshim tek formulimi i pyetjes por pergjigja e sakte eshte e vendosur nga ne . Pyetjet e Provimit per Infermieri te Pergjithshme te publikuara nga QSHA jane te ndrryshme nga Pyetjet e Infermierise te varjantit te vjeter kur kishin 3000 pyetje dhe formulimi eshte i ndrryshem .

    ReplyDelete
  5. Besoj qe librat qe ke jane te varjantin te vjeter te 3000 pyetjeve sepse i kam ato pyetje dhe ka ndrryshime ne formulimin e pyetjeve. Per provimin e Licenses / PORTALI duhet te lexosh varjantin e ri ashtu sic jane ne QSHA dhe ketu tek site . Pyetjet e QSHA me kete Site nuk ka asnje ndrryshim nuk kemi hequr asnje pike dhe presje si ne kete Site dhe tek kompjuteri nuk ka asnje ndrryshim :) . Fondi i Pyetjeve Infermieri LINKU : http://qsha.gov.al/dpsh/materiale/fondet/infermieri/infermieri/infermieri.pdf

    ReplyDelete