Infermieristike Pediatria 4 / Puerikulture / Neonatologjia / Pediatric Nursing

 

Infermieristike Pediatria 4  / Puerikulture / Neonatologjia

/ Pediatric Nursing

Pyetjet ( 150 - 198 )


Pyetja 150
Nuk është rruga e saktë e transmetimit të heptatitit B?
A) Rruga aerogene
B) Nga nëna shtatzanë te fetusi
C) Ruga hematogene
D) Me anë të pështymës
Pyetja 151
Cila është rruga e transmetimit të fruthit?
A) Nëpërmjet frymëmarrjes, spërklave
B) Rrugës hematogene
C) Perfuzioneve I/V
D) Kontaktit të lëkurës
Pyetja 152
Eneurezis nokturna është urinim:
A) normal
B) me ndërprerje
C) i shpeshtë
D) i pavullnetshëm natën





Pyetja 153
Përgjegjësia kryesore e veshkave është te mbaje konstant:
A) volumin e lëngjeve
B) frymëshkëmbimin
C) ritmin e zemrës
D) qarkullimin e gjakut
Pyetja 154
Cila nga përgjigjet nuk është e saktë për fëmijët me sindrom Down?
A) Kanë qëndrim hypotonik
B) Pëllëmba e dorës me rrudha
C) Fytyra me pamje normale
D) Gishti i madh i dorës i vecuar





Pyetja 155
Forma më e rëndë e krizave epileptike quhet:
A) Humbje e vetëdijes
B) Marrje mendsh
C) Status epileptik
D) Gjendje sinkopale

 shikoni Videon  aty keni dhe arsyetimin e alternatives se sakte  


Pyetja 156
Në analizën e gjakut të fëmijëve me leuçemi kemi rritje:    
A) Të eritrociteve 
B) Hemoglobinës
C) Hematokritit
D) Leukociteve
Pyetja 157
Në purpurën trombocitopenike, ulja e trombociteve është nen:
A) 150.000/mm3
B) 140.000/mm3
C) 130.000/mm3
D) 120.000/mm3
Low Platelet Count (Thrombocytopenia)
Numri i ulët i trombociteve (trombocitopeni)

 shikoni Videon  aty keni dhe arsyetimin e alternatives se sakte  



Pyetja 158
Sa shkurtohet jeta e eritrocitit tek trombocitopenia?
A) 2-4 dite
B) 3-5 dite
C) 6-8 dite
D) 7-10 dite
Pyetja 159
Cili nga aparatet preket në 90% të rasteve nga fibroza cistike?
A) Genito-urinar
B) Kardiak
C) Respirator
D) SNQ
Pyetja 160
Cila nuk bën pjesë në shenjat e astmës bronkiale?
A) Kolla e thatë
B) Vështirësi në frymëmarrje
C) Fishkëllima në ekspirim
D) Urinim i pavullnetshëm
Pyetja 161
Dhënia e karbohidrateve ndihmon në:
A) Kursimin e proteinave të organizmit
B) Pakësimin e rezervave të glikogjenit
C) Prodhimin e proteinave dhe glikogjenit
D) Eliminimin e proteinave dhe glikogjenit
Pyetja 162 
Fëmijët me kequshqyerje rrezikohen nga plaget e:
A) dekubituseve
B) kavitetit oral
C) narinës
D) lobit te veshit
Pyetja 163
Gjatë vitit të parë të jetës, fëmija duhet të marrë vitamine D:
A) 400 UI në ditë
B) 1000 UI në ditë
C) 2000 UI në ditë
D) 2500 UI në ditë
Pyetja 164
Tetania është:
A) Një gjendje e shtuar ekstabiliteti neuromuskular
B) Një gjendje e pakësuar ekstabiliteti neuromuskular
C) Një mungesë totale ekstabiliteti neuromuskular
D) Një gjendje e shtimit dhe pakësimit në të njëjtën kohë
Pyetja 165
Ç'është Ketoacidoza diabetike?
A) Shtim i theksuar i insulinës
B) Mungesë e theksuar e insulinës
C) Pakësim i kalciumit
D) Pakësim i elektroliteve
Chetoacidosi diabetica: che cos’è e perché si manifesta
Ketoacidoza diabetike: çfarë është dhe pse ndodh
Che cosa è provoca la chetoacidosi diabetica?
Çfarë e shkakton ketoacidozën diabetike?

 shikoni Videon  aty keni dhe arsyetimin e alternatives se sakte  



Pyetja 166
Shkallët e dehidrimit janë:
A) I lehtë 5%; mesatar 10%; i rëndë mbi 10%
B) I lehtë 10%; mesatar 15%; i rëndë20%
C) I lehtë 15%; mesatar 20%; i rëndë 25%
D) I lehtë 20%; mesatar 25%; i rëndë 30%





Pyetja 167
Nuk është shenjë klinike në vendosjen e trupave të huaj në bronke:
A) Hemoragji nga hunda
B) Kolla
C) Kriza dispneje
D) Wheezing
Pyetja 168
Trupat e huaj në trake manifestohen me:
A) Vështirësi në frymëmarrje
B) Mungesë kolle
C) Skuqje të fytyrës
D) Frymëmarrje normale
Pyetja 169
Nëse bronkoskopia rigide dështon:
A) Është i nevojshëm trajtimi kirurgjikal
B) Nuk është i nevojshëm trajtimi kirurgjikal
C) Përdoren mënyra të tjera
D) Nuk ekzistojnë mënyra të tjera
Pyetja 170
Virusi respirator sincicial tek bronkioliti është:            
A) Shkaku i vetëm
B) Shkaku kryesor në mbi 50% të rasteve
C) Nuk është shkak kryesor
D) Nuk ekziston fare si mundësi
Pyetja 171
Matja e gazeve në gjak është e rëndësishme:
A) Për të testuar influencën e tyre
B) Për mbulimin e agjentit etiologjik
C) Për të gjykuar gravitetin e sëmundjes
D) Për kodifikimin e tyre
Pyetja 172
Bronkopneumonia takohet ne:
A) të gjitha moshat
B) moshën e tretë
C) adoleshencë
D) parashkollorë
Pyetja 173
Disavantazhi i aeorozolit është:
A) Medikamentet nuk absorbohen me shpejtësi
B) Fëmija mund të kërkojë administrimin e tij shumë shpesh
C) Medikamentet veprojnë me shpejtësi
D) Minimizon efektet e përgjithshme
Pyetja 174
Ç'është hidroklortiaziti dhe përse përdoret?
A) Diuretik dhe përdoret për të rritur diurezen
B) Vitaminë dhe përdoret për rritje rezistence
C) Antidepresiv dhe përdoret për gjendjet depresive
D) Atropine dhe përdoret për relaksimin e muskulaturës së pilorit
Pyetja 175
Procesi i kujdesjeve në pediatri përfshin:
A) Moskryerjen e ekzaminimeve fizike
B) Vendosjen e diagnozës
C) Mjekimin e menjëhershëm
D) Zbatimin e planeve të kujdesjeve
Pyetja 176
Vlerësimi për veten i përket gjykimit:
A) personal
B) përgjithësues
C) asnjanës
D) pa subjekt
Pyetja 177
Për të parandaluar pasojat e ftohjes prematuri:
A) vendoset në inkubator
B) vendoser në një dhomë sido që të jetë
C) i vishen rroba të trasha
D) Temperatura e dhomës të jetë sa më e lartë
Pyetja 178
Shpenzimi minimal i Oksigjenit ndodh kur temperatura sipërfaqësore e lëkurës është:
A) 36.5 gradë celsius
B) 36.8 gradë celsius
C) 37 gradë celsius
D) 37.2 gradë celsius
Pyetja 179
Te kujdesjet për lëkurën e fëmijës këshillohet:
A) Përdorimi i sapunëve
B) Përdorimi i locioneve alkaline
C) Çdo lloj solucioni larës
D) Jo çdo lloj solucioni
Pyetja 180
Nevojat themelore të fëmijës jane:
A) Te jetës së përditshme
B) Ushqimi dhe uji
C) Mbajtja afër
D) Ajër i pastër       
Pyetja 181
Për të parandaluar fleksionin e qafës së fëmijës:
A) Vendoset një jastëk nën shpatull
B) Vendoset një jastëk nën kokë
C) Vendoset një jastëk nën zonën e belit
D) Nuk vendoset jastëk fare
Pyetja 182
Nëse ndërpritet ushqyerja me gji:
A) Ulet niveli serik i bilirubinës
B) Ngrihet niveli serik i bilirubinës
C) Niveli serik i bilirubinës s'lëviz
D) Niveli serik i bilirubinës ngrihet dhe ulet                             
Pyetja 183
Me rritjen e moshës së shtatzanisë:
A) Frekuenca respiratore ulet
B) Frekuenca respiratore ngrihet
C) Frekuenca respiratore s'pëson ndryshim
D) Ndryshimet respiratore janë të pakonsiderushme
Shenim : SISTEMI I FRYMEMARRJES
Ndryshimet e funksionit te frymemarrjes gjate shtatzanise jane pjeserisht pasoje e progresteronit dhe pjeserisht e problemeve posturale te shkaktuar nga rritja e vellimit te mitres. Volumi i çdo frymemarrje dhe vellimi per minut, frekuenca respiratore, 
pH plazmatik dhe konsumi i oksigjenit rriten; rezervat e frymemarrjes dhe nxjerrjes, vellimi qe ngelet ne fund te nje frymemarrje te forte dhe pCO2 plazmatike ulen. Kapaciteti jetesor dhe pO2 plazmatik nuk pesojne ndryshime. Perimetri i kraharorit rritet me rreth 10 cm. Verifikohet nje hiperemi e konsiderueshme dhe nje edeme e konsiderueshme e rrugeve te frymemarrjes. Ndonjehere, shkaktohet nje bllokim nazoezofagal asimptomatik dhe nje rinit, tubat e Eustakios jane te bllokuar njekohesisht dhe toni e cilesia e zerit modifikohen. Vihet re po ashtu nje dispne nga sforcimet dhe frymemarrja behet edhe me e shpeshte. 
Pyetja 184
Mekanizmat e thithjes dhe të tretjes:
A) Përcaktohen pas lindjes
B) Përcaktohen para lindjes
C) Përcaktohen shumë më vonë
D) Nuk përcaktohen absolutisht
Pyetja 185
Disa nga faktorët që shkaktojnë asfiksinë jane:
A) Mosha e nënës, e shtatzënisë
B) Lindjet në kohë, barrë e rregullt
C) Mospërdorimi i medikamenteve
D) Problemet psikologjike
Pyetja 186
Janë shenja të infeksionit tek i porsalinduri përveç:
A) Lëkurë e zbehtë në ngjyrë gri
B) Pin mirë gjirin
C) Çrregullime të frekuencës respiratore dhe kardiake
D) Ulje të temperaturës
Pyetja 187
Traumat e indeve të buta shkaktohen:
A) Kur ka disproporcion cefalopelvik
B) kur nuk ka disproporcion pelvik
C) Kur ka proporcion cefalopelvik
D) Si pasojë e dëmtimeve të ndryshme
Pyetja 188
Në hemoragjitë umbilikale injektohet vitamine:
A) D për parandalim
B) A për parandalim
C) K për parandalim
D) C për parandalim
Pyetja 189
Edemat serosanguine:
A) Nuk janë lezione cefalike
B) Janë lezione cefalike
C) Janë lezione cefalo-pelvike
D) Nuk janë lezione të asnjë lloji





Pyetja 190
Stenoza e pilorit është:
A) Bllokim hipertrofik i muskulit rrethues të kanalit të pilorit
B) Zgjerim i muskulit rrethues të kanalit të pilorit
C) Bllokimi dhe zgjerimi në të njëjtën kohe i muskulit rrethues
D) Çrregullim Hidro-elektrolitik
What is pyloric stenosis?
Pyloric stenosis is a narrowing of the pylorus―a muscular valve at the bottom of the stomach. When it becomes too think (hypertrophied), breastmilk or formula can't get through to the small intestines. This leads to excessive, projectile vomiting.
Çfarë është stenoza pilorike?
Stenoza pilorike është një ngushtim i pilorit - një valvul muskulore në fund të stomakut. Kur bëhet shumë i  hipertrofizuar, qumështi i gjirit ose formula nuk mund të depërtojnë në zorrët e vogla. Kjo çon në të vjella të tepërta me predhë.
Hypertrophic Pyloric Stenosis (HPS)




Pyetja 191
Obeziteti shoqërohet me:
A) Pasoja mjekësore, psikologjike
B) Vetëm pasoja mjekësore
C) Vetëm pasoja psikologjike
D) Luhatje sipërfaqësore
Pyetja 192
Medikamentet që shkaktojnë humbjen në peshë tek anoreksikët jane:  
A) Laksativët, diuretikët
B) Imipramina, depramina
C) Antepar, povan
D) Aspirina, Fe sulfat
Pyetja 193
Në rastet e një reaksioni të rëndë nga pickimi i grerëzës apo bletës:
A) Bëhet lavazh stomaku
B) Injektohet vit.K
C) Bëhet adrenalinë e ultrakorten
D) Injektohet vit A+D
Pyetja 194
Alergjia është:
A) Hipersensibilitet ndaj një substance
B) Hiposensibilitet ndaj një substance
C) Përqasje e virozave të stinës
D) Komplikacion nga substancat toksike
Pyetja 195
Eritroblastoza fetale quhet ndryshe semundje:
A) hemolitike e të porsalindurit
B) ikterike e të porsalindurit
C) bakteriale e të porsalindurit
D) e sistemit respirator e të porsalindurit
Erythroblastosis fetalis është anemi hemolitike në fetus (ose i porsalindur, si erythroblastosis neonatorum) i shkaktuar nga transmetimi transplacental i antitrupave nënës në qelizat e kuqe të fetusit. Çrregullimi zakonisht rezulton nga papajtueshmëria midis grupeve të gjakut të nënës dhe fetusit, shpesh antigjene Rho (D).
Pyetja 196
Me çfarë trajtohet hipokalcemia?
A) Kalcium
B) Glukozë
C) Serum
D) Oksigjen
Pyetja 197
Me çfarë trajtohet hipoglicemia?
A) Trisol
B) Kalcium
C) Perfuzion solucion glukoze
D) Vitamine A
Pyetja 198
Mamia di që faza e parë e lindjes është :              
A) Dalja e placentës
B) Dilatacioni
C) Expulsioni
D) Rikuperimi i gruas
Linkun e 48 QUIZ do ta gjeni ne   YouTube  
shikoni foton e meposhtme 




   Klikoni linkun e meposhtem  :  
 

2 comments:

  1. Pyetja 157 eshte nen 120 000mm3. Ne prupuren trombocitopenike

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pyetjen 157 e keni ne Provim keshtu qe mesojeni mire , Pergjigja e sakte eshte ashtu sic tregohet ne video arsyetimin e keni dhe ne anglisht dhe shqip , cdo pyetje e shoqeruar me video eshte e sakte

      Delete