Infermieristike Pediatria 3 / Puerikulture / Neonatologjia
/ Pediatric NursingPyetjet ( 101 - 150 )
Pyetja 101
Cili nga këta faktorë nuk ndikon në shfaqen e diaresë?
A) Mosha e fëmijës
B) Kequshqyerja ose humbja në peshë
C) Higjena e pastër
D) Mosruajtja e mire e ushqimeve
Pyetja 102
Në cilën nga shkallët e dehidrimit është shprehur saktë rënia e peshës trupore?
A) Dehidrim i lehtë = 10 %
B) Dehidrim mesatar mbi 10%
C) Dehidrim i rëndë = 10%
D) Dehidrim i rëndë > 10%
Pyetja 103
Cili nga faktoret nuk eshte shkaktare i obezitetit?
A) Metabolik
B) Trashëgues
C) Nënushqyerja
D) Psikologjik
Pyetja 104
Cila nga kujdesjet nuk bën pjesë në trajtimet e anoreksisë?
A) Kujdesi ndaj malnutricionit
B) Fillimi i një diete të pasur dhe me lëngje
C) Mbështetja psikologjike
D) Përdorimi i laksativëve
Pyetja 105
Cili nuk hyn ne shkaktarët e stomatitit?
A) Sëmundjet sistemike
B) Traumat
C) Dalja e dhëmbëve
D) Higjena e pastër
Pyetja 106
Kandidoza orale është:
A) Infeksion kërpudhor
B) Inflamacion i mukozave orale
C) Ulcer e membranave të mukozave të gojës
D) Sëmundje sistemike
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 107
Cili është ekzaminimi që përcakton llojin e parazitit ne fece?
A) Gjak komplet
B) Urokulturë
C) Koprokulturë
D) Sputum
Pyetja 108
Në cilin helmim nuk këshillohet nxitja e të vjellave?
A) Medikamentet
B) Ushqyerja
C) Salicilatet
D) Lëndët gërryese
Pyetja 109
Cili nga këto nuk është shkaktare i shfaqjes së alergjive?
A) Ushqimi
B) Medikamentet
C) Mungesa e hekurit
D) Pluhurat
Pyetja 110
Në mjekimin e shokut anafilaktik nuk ndikon:
A) Adrenalina
B) Ultrakorteni
C) Aspirina
D) Antihitaminikët
Pyetja 111
Pyetja 111
Cila nga simptomat e mëposhtme nuk vërehet në sëmundjen e serumit?
A) Edema
B) Eritema
C) Hypotirozë
D) Edeme laringu
Pyetja 112
Cila është zona ku nuk shfaqet dermatiti seborroik?
A) Skalpi
B) Balli
C) Zona inguinale
D) Shputat e këmbëve
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 113
Cili nga këta shkaktarë nuk eshte pergjegjes per mungesën e vitamine D?
A) Niveli i ulët social-ekonomik
B) Keqpërthithja e lëndëve ushqimore
C) Ekspozimi në diell
D) Banimi në zona të ndotura
Pyetja 114
Cila nga këto vitamina mund të sintetizohet nga organizmi ?
A) Vitamina A
B) Vitamina B
C) Vitamina C
D) Vitamina D
Humans are able to synthesize certain vitamins to some extent. For example, vitamin D is produced when the skin is exposed to sunlight; niacin can be synthesized from the amino acid tryptophan; and vitamin K and biotin are synthesized by bacteria living in the gut.
Njerëzit janë në gjendje të sintetizojnë disa vitamina në një farë mase. Për shembull, vitamina D prodhohet kur lëkura është e ekspozuar ndaj dritës së diellit; niacina mund të sintetizohet nga aminoacidi triptofan; dhe vitamina K dhe biotina sintetizohen nga bakteret që jetojnë në zorrë.
Pyetja 115 Pyetje ne rishikim
Deformimet kockore të avitaminozës D prekin të gjitha të poshtëshënuara përveç:
A) Toraksin
B) Kockat e fytyrës
C) Anësitë
D) Kockat e kokës
Pyetja 116
Cila nuk është e saktë, në shenjat e fëmijëve me hypotiroide, në lindje?
A) Ikteri fiziologjik
B) Dalje e shpejtë jashtë
C) Probleme respiratore
D) Vështirësi në ushyerje
Pyetja 117
Cila nga këto shenja nuk bën pjesë në sëmundjen e osteomielitit?
A) Temperturë e lartë
B) Zona e prekur e skuqur dhe e nxehtë
C) Epistaksis
D) Gjymtyrë e dhimbshme
Pyetja 118
Cili regjion nuk preket nga osteomieliti?
A) Tibian
B) Shputat e këmbëve
C) Humerusi
D) Shputat e duarve
Pyetja 119
Cili nga parametrat ndryshon shumë në osteomielit?
A) Eritrocitet
B) Leukocitet
C) Hemoglobina
D) Hematokriti
Pyetja 120
Cilin nga indet apo organet prek artriti?
A) Veshkën
B) Mushkëritë
C) Kycet
D) Pankreasin
Pyetja 121
Cila nga këto shenja nuk bën pjesë në artrit?
A) Inflamacion lokal
B) Lëvizjes spontane të kyceve
C) Humbje të vetëdijes
D) Temperaturë
Pyetja 122
Cili nga ekzaminimet e mëposhtme është i zgjedhuri në defektet e lindura të zemrës?
A) Skaner
B) Radiografi
C) Rezonancë
D) Ekografi
Pyetja 123
Cili nga te meposhtemit nuk e shkakton artritin?
A) E. Coli
B) Haemaphilus influencae
C) Salmonela
D) Stafilokok
Pyetja 124
Cili pohim nuk është i saktë në ndërhyrjet post - operatore të tonsilitit?
A) Monitorimi
B) Pozicionohet shtrirë dhe drejtë
C) Vlerësohet për shenjat e hemoragjisë
D) Fillohen perfuzione I/V
Pyetja 125
Skarlatina shkaktohet nga:
A) Bordetella pertusis
B) Corynae bacterium diphtheriae
C) Streptokoku B hemolitik i grupit A
D) Bakteriet
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 126
Cila nga shenjat e mëposhtme nuk është e saktë, në rihnit?
A) Teshtitje
B) Obstruksion I rrugëve të frymëmarrjes
C) Temperaturë
D) Sekrecione
Pyetja 127
Cila nga këto sëmundje nuk bën pjesë në LTB( laringo-trakeo -bronkitit)?
A) Laringotrakeiti
B) Epiglottis
C) Bronkioliti
D) Trakeiti bakterial
Pyetja 128
Cila nga këto shenja nuk bën pjesë në laringo-trakeo -bronkitit?
A) Temperaturë
B) Dhimbje fyti
C) Melena
D) Vështirësi në frymëmarrje
Pyetja 129
Cila nuk ben pjesë në ndërhyrjet e laringo-trakeo -bronkitit?
A) Ruajtja e pastër e rrugëve ajrore
B) Dhënia e oksigjeno-terapisë
C) Plotësimi i nevojave me lëngje
D) Dhënia e vitamines D
Pyetja 130
Cila nuk bën pjesë në kujdesin për pulmonet?
A) Dhënia e Heparinës
B) Aerozoloterapia
C) Aspirimi i sekrecioneve
D) Oksigjenoterapia
Pyetja 131
Cili nga medikamentet e mëposhtme nuk jepet në astmën bronkiale?
A) Bronkodilatatorët
B) Kortikosteroidet
C) Levotiroksina
D) Antiacidet
Pyetja 132
Cili nga aparatet e mëposhtme preket më shumë nga fiboza cistike?
A) Genito-urinar
B) I frymëmarrjes
C) Kardio-vaskular
D) Pankreasi
Pyetja 133
Në cilën nga të dhënat e mëposhme nuk bazohet diagnoza e fibrozes cistike?
A) Në historinë e sëmundjes familjare
B) Në mungesën e enzimave pankreatike
C) Në dhimbjen abdominale
D) Në rritjen e koncentrimit elektrolitik të djersës
Pyetja 134
Cili nga kriteret e meposhtme, nuk është manifestim klinik madhor i ethes?
A) Karditis
B) Poliarttriti
C) Artralgjia
D) Eritema
Pyetja 135
Shkaktojnë endokardit bakterial të gjitha, me përjashtim të:
A) Streptokoku
B) Enterokoku
C) Gonokoku
D) Rikecia
Pyetja 136
Kemi anemi kur hemoglobina është:
A) nën 12g/dl (6 - 12 vjec)
B) 12g/dl ( 6 muaj - 6 vjec)
C) 13g/dl (6muaj - 6 vjec)
D) nën 11g/dl (6muaj - 12 vjec)
Pyetja 137
Cili nuk bën pjesë në efektet klinike të talasemisë major?
A) Difektet në sintezën e hemoglobinës A
B) Dobësim i strukturës së qelizave të kuqe të gjakut
C) Rritje e numrit të leukociteve
D) Jetëgjatësia e shkurtër e eritrocitit
Pyetja 138
Cilët nga elementët e analizës së gjakut, rriten në leucemi?
A) Eritrocitet
B) Hemoglobina
C) Leukocitet
D) Sedimenti
Pyetja 139
Cila nga nderhyrjet, nuk bën pjesë në ndërhyjet per IRA?
A) Monitorimi i shenjave vitale
B) Llogaritja me saktësi e marrjen dhe nxjerrjen e lëngjeve
C) Administrimi i medikamentave
D) Kryerja e ushtimeve fizike
Pyetja 140
Cilat nga indet e mëposhtme prek encefaliti?
A) Brinjët e përparme të palsës së kurrizit
B) Prek indin granular dhe sistemin nervor
C) Prek parenkimën e trurit
D) Prek aparatin e frymëmarrjes
Pyetja 141
Cili nga këto manifestime klinike tregon për sëmundjen e hemofilisë?
A) Rënia në peshe
B) Vështirësi në frymëmarrje
C) Melena
D) Të vjella
Pyetja 142
Cila nga këto shenja nuk bën pjesë në klinikën e bronkiolitit?
A) Temperaturë 38- 39
B) Dhimbje koke
C) Vështirësi në frymëmarrje
D) Konvulsione
Pyetja 143
Nuk është shkaktar i bronkopneumonisë bakteriale ?
A) Bakteriet
B) Streptokoku
C) Pneumokoku
D) Fruthi ( eshte virus )
Pyetja 144
Cila nga simptomat e mëposhtme nuk është e pranishme në meningit?
A) Temperatura
B) Cefaleja
C) Rigiditeti nuchal
D) çrregullim i ritmit të zemrës
Pyetja 145
Cila nuk bën pjesë në trajtimin e fëmijës me anemi?
A) Aerozolo-terapia
B) Dhënia e vit B12
C) Dhënia Fe
D) Dhenia e një diete të pasur me Fe
Pyetja 146
Nuk bën pjesë në ndërhyrjen e pacientëve me IRA (insuficiencë renale akute)?
A) Kufizimi i kriprave
B) Dhënia e antibiotiko-terapisë
C) Bërja e dializës
D) Oksigjenoterapia
Pyetja 147
Cila shenje nuk bën pjesë në manifestimet klinike të trombocitopenisë?
A) Hematemezis
B) Melena
C) Hemoragji e gingivave
D) Temperaturë
Pyetja 148
Meningiti është:
A) Inflamacion i meningeve
B) Inflamacion i zorreve
C) Inflamacion i perikardit
D) Sëmundje e trashëguar
Pyetja 149
Inkubacioni tek rubeola zgjat:
A) 10-20 ditë
B) 17-30 ditë
C) 6- 7 ditë
D) 14-21 ditë
shikoni Videon aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Rubeola kliko ketu ......
Pyetja 150
Nuk është rruga e saktë e transmetimit të heptatitit B?
A) Rruga aerogene
B) Nga nëna shtatzanë te fetusi
C) Ruga hematogene
D) Me anë të pështymës
No comments:
Post a Comment