Bazat e Infermieristikes 1 / Basics of Nursing / Pyetje te zgjidhura per
Provimin e Licenses per Infermieri
Provimin e Licenses per Infermieri
Pyetjet ( 1 - 50 )
Pyetja 1
Ajo degë e filozofisë që merret me standardet e sjelljes dhe të gjykimit moral quhet:
A) Deontologji
B) Vlerë
C) Detyrë
D) Etikë
Cfare eshte ETIKA info.
Etika është shkenca që studion moralin, parimet, normat dhe rregullat e sjelljes së njerëzve në shoqëri. Morali i një shoqërie, i një klase apo edhe i një grupi shoqëror.
Etika në filozofi është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Parimet morale mund të shikohen si standardi i sjelljes që njerëzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lëndë e shtrëngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjesëtarët e saj. Ajo merret me çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e njëjtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët? Emërtimi përdoret edhe për çdo sistem ose teori të vlerave morale ose parimore.
Etika në filozofi është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Parimet morale mund të shikohen si standardi i sjelljes që njerëzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lëndë e shtrëngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjesëtarët e saj. Ajo merret me çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e njëjtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët? Emërtimi përdoret edhe për çdo sistem ose teori të vlerave morale ose parimore.
Pyetja 2
Nëse një infermier përdor uniformën e tij jashtë mjediseve spitalore, ka thyer:
A) Të drejtat e pacientit
B) Kodin etik
C) Ligjin
D) Parimet
Pyetja 3
Në konceptet kryesore të teorisë infermierore bën pjesë ?
A) Besnikëria
B) Bamirësia
C) Autonomia
D) Infermieristika
Pyetja 4
Në zhvillimin e kujdesjeve dhe shtrirjen e roleve infermierore bën pjesë ?
A) Infermieri anestezist
B) Infermieri si avokat
C) Infermieri si vendimarrës
D) Infermieri si edukues
Nje nder rolet e Infermierit eshte edhe roli si EDUKUES i pacientit ,familjareve.
Pyetja 5
Homeostaza psikologjike nënkupton një ekulibër të sistemit:
A) Respirator
B) Urinar
C) Gastro-intestinal
D) Mendor
Homeostaza psikologjike Eshte ekuilibri emocional ose psikologjik ose një gjendje e mirëqenies mendore.
Pyetja 6
Në nevojat fiziologjike të pacientit bën pjesë :
A) nevoja për siguri
B) nevoja për dashuri
C) nevoja për ujë
D) nevoja për mbrojtje
Pyetja 7
Ndër parimet e normave etike të kujdesit shëndetësor bën pjesë:
A) Vërtetësia
B) Autonomia
C) Besnikëria
D) Besueshmëria
Pyetja 8
Cila nga këto nevoja fiziologjike është më e rëndesishme ndër të tjerat?
A) Nevoja për oksigjen 4min-6min
B) Nevoja për ujë 3-5dite
C) Nevoja për ushqim 3jave
D) Nevoja për gjumë
Pyetja 9
Aftësia për të influencuar tek të tjerët, për tu përpjekur për një vizion, qëllim ose për të ndryshuar
quhet:
A) Menaxhim
B) Organizim
C) Planifikim
D) Lidership
Pyetja 10
Në parimet e ruajtjes së shëndetit bën pjesë?
A) Gjendja emocionale
B) Parandalimi i drogës dhe duhanit
C) Biografia kulturore
D) Faktorët socialë
Pyetja 11
Në qendër të të gjitha roleve infermierore është roli i infermieres si:
A) Edukuese
B) Menaxhuese
C) Vendim marrëse
D) Komunikuese
Pyetja 12
Në menaxhimin infermieror nuk bën pjesë:
A) Planifikimi
B) Organizimi
C) Kontrolli
D) Modifikimi
Pyetja 13
Nuk është pjesë e poliklinikës një nga ambientet e mëposhtme:
A) Laboratori Biokimik
B) Dhoma e injeksioneve
C) Konsultat e Fëmijëve
D) Salla Operatore
Pyetja 14
Kur një pacient ndodhet në ambulancën e pranimit mund të marrë disa drejtime për trajtimin e tij. Cili
prej këtyre më poshtë nuk është i saktë?
A) Në Terapinë Intensive
B) Në Sallën Operatore
C) Në Pavion
D) Në Laborator
Shenim : Nga ambulanca e pranimit i semuri mund te marre kater drejtime.
1.Ne dhomat e observimit.
2.Ne terapine intensive.
3.Ne repartet e sherbimit te specializuar,qe mund te jete pavion ose klinike.
4.Ne sallen e operacionit.
Per te pare se cilat Pyetje kane rene me shpesh ne Provim shikoni linkun e meposhtem ne youtube
Pyetja 15
Një pacient pasi del nga salla e operacionit mund të transportohet në:
A) Dhomë injeksionesh
B) Terapinë intensive
C) Laborator
D) Mikrokirurgji
Pyetja 16
Sëmundjet kronike jane sëmundje të cilat kanë një kohëzgjatje:
A) 1 muaj
B) 2 muaj
C) 3 muaj
D) Mbi 3 muaj
Sëmundjet akute zakonisht zhvillohen papritur dhe zgjasin një kohë të shkurtër, shpesh vetëm disa ditë ose javë.
Semundjet kronike zhvillohen ngadalë dhe mund të përkeqësohen për një periudhë të zgjatur kohe - muaj me vite
Pyetja 17
Të dhënat historike janë informacione:
A) Aktuale të gjendjes shëndetësore
B) Mbi ecurinë e mëparshme të gjendjes shëndetësore
C) Mbi pershkrimin individual të situatës shëndetësore
D) Mbi situatën që do te pasojë gjendjen shëndetësore
Pyetja 18
Ndërhyrja në parandalimin tretësor synon?
A) Edukimin shëndetësor
B) Diagnostimin e sëmundjes
C) Trajtimin e sëmundjes
D) Parandalimin e komplikacioneve
Pyetja 19
Cila është ngjyra qe perdoret per te lyer muret në sallat e operacionit?
A) E bardhë
B) E kuqe
C) E verdhë
D) Jeshile
shikoni Videon aty keni Pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 20
Mledhja e të dhënave nga komunikimi me familjarët dhe klientin është etapa:
A) E parë e kujdesit infermieror
B) E dytë e kujdesit infermieror
C) E tretë e kujdesit infermieror
D) E katërt e kujdesit infermieror
Pyetja 21
Në mbledhjen e të dhënave për përcaktimin e diagnozës infermierore nuk bën pjesë një nga elementët e
mëposhtëm:
A) Observimi
B) Kartela e mjekut
C) Biseda me klientin
D) Planifikimi
Pyetja 22
Hemoragjia nga hundet quhet:
A) Epistaksis
B) Petekje
C) Eritema
D) Hipoksi
shikoni Videon aty keni Pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 23
Ekzaminimi i një regjoni me anë të goditjes quhet:
A) Palpacion
B) Perkusion
C) Askultacion
D) Vibracion
shikoni Videon aty keni Pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 24
Të dhënat subjektive janë të dhëna që sigurohen nga:
A) Testet diagnostikuese
B) Testet laboratorike
C) Pacienti dhe familjarët
D) Observimi
Pyetja 25
Komunikimi intrapersonal është komunikimi që ndodh brënda:
A) Një individi
B) Dy individëve
C) Një grup individësh
D) Publik
Pyetja 26
Kufiri i një termometri varjon nga:
A) 37-45 gradë Celsius
B) 34-42.2 gradë Celsius
C) 30-41.2 gradë Celsius
D) 26-40 gradë Celsius
Pyetja 27
Rritja e temperaturës trupore mbi normalen quhet:
A) Hipotension
B) Hypertension
C) Hipotermi
D) Hipertermi
Pyetja 28
Matja e pulsit apikalo-radial realizohet nga:
A) 1 infermiere
B) 2 infermiere
C) 3 infermiere
D) Vet pacienti
shikoni Videon aty keni Pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 29
Administrimi topikal i medikamenteve realizohet në rrugë:
A) Orale
B) Parenterale
C) Traktit respirator
D) Lëkura & mukozat
Pyetja 30
Cila nga mënyrat e mëposhtëme të administrimit të medikamenteve nuk bën pjesë në administrimin
parenteral?
A) Intra/muskular
B) Intra/venoz
C) Sub/kutan
D) Transdermal
Pyetja 31
Kur një medikament duhet të qëndrojë në stomak për efekt lokal pacienti pozicionohet?
A) Dekubitus lateral dexter
B) Dekubitus lateral sinister
C) Pozicioni Fowler
D) Pozicioni semi-fowler
shikoni Videon aty keni Pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 32
Kur indi subkutan është i hollë ose kemi një age të gjatë injeksionet sub-kutane realizohen në kënd:
A) 75 gradë
B) 65 gradë
C) 55 gradë
D) 45 gradë
Pyetja 33
Injeksionet intra/muskulare NUK realizohen në muskulin:
A) Gluteal
B) Femoral
C) Vastus-lateral
D) Facial
Pyetja 34
Teknika zikzak e injektimit të medikamenteve realizohet në injeksionet:
A) Intra/venoze
B) Intra/muskulare
C) Intra/dermale
D) Sub/kutane
Pyetja 35
Metoda e administrimit të oksigjeno terapisë realizohet me anë të :
A) Sondës nazo-gastrike
B) Kateterit urinar
C) Vigonit
D) Kateterit nazal
Pyetja 36
Shtimi i masës qarkulluese në organizëm quhet:
A) Hiperkalemi
B) Hipokalemi
C) Hipovolemi
D) Hipervolemi
Pyetja 37
Sa përqind të peshës së përgjithshme trupore zë sasia totale e ujit në organizëm?
A) 55-85%
B) 45-75%
C) 35-65%
D) 25-55%
Pyetja 38
Cili nga këta elementë kimikë ka një rol të rëndësishëm në formimin e skeletit të trupit?
A) Natriumi
B) Kaliumi
C) Kalciumi
D) Magnezi
Pyetja 39
Cili nga këta përbërës kimikë dhe elementë kimikë ka një rol të rëndësishëm në acidozën dhe alkalozën
metabolike?
A) HPO4
B) Cl
C) Mg
D) (HCO3)
Cfare eshte ACIDOZA dhe ALKALOZA Metabolike
Acidoza metabolike eshte gjendje e deficitit te HCO3 dhe ulje te Ph ne gjak
Alkaloza metabolike eshte gjendje e rritjes se perqendrimit te HCO3 ne gjak dhe rritje te Ph ne gjak ,
Pyetja 40
Cili nga këto element nuk bën pjesë në makroelementët ushqimor?
A) Uji
B) Karboidratet
C) Vitaminat
D) Yndyrnat
Pyetja 41
Ulja e oreksit ose e dëshirës për të ngrënë quhet:
A) Nauze
B) Anoreksi
C) Vomitus
D) Flatulencë
shikoni Videon aty keni Pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 42
Gjatë periudhës së dimrit proçeset metabolike:
A) Ulen
B) Rriten
C) Ndikohen nga gjinia
D) Nuk ndryshojnë
shikoni Videon aty keni Pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 43
Hapja kirurgjikale që bëhet në stomak nëpërmjet murit abdominal dhe shërben për ushqyerjen e
pacienti quhet:
A) Tonsilectomi
B) Laringostomi
C) Gastrostomi
D) Faringostomi
shikoni Videon aty keni Pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Gastrostomy linku kliko ketu....
Pyetja 44
Procesi i zbrazjes së vezikës urinare quhet:
A) Meatus
B) Uretër
C) Miksion
D) Sfinkter
Pyetja 45
Zbrazja e vezikës urinare tek adultët ndodh kur në veshkë janë grumbulluar:
A) 50-150 ml/urinë
B) 100-200 ml/urine
C) 150-250 ml/urinë
D) 200-300 ml/urinë
shikoni Videon aty keni Pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 46
Sasia e urinës që mbetet në vezikë pas urinimit quhet:
A) Poliuri
B) Anuri
C) Oliguri
D) Urinë reziduale
shikoni Videon aty keni Pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
Pyetja 47
Prania e pusit në urinë quhet:
A) Glukozuri
B) Piuri
C) Hematuri
D) Dizuri
Pyetja 48
Urinimi i shpeshtë gjatë natës, vecanërisht kur nuk jane marre sasi të mëdha lëngjesh quhet:
A) Inkontinencë urinare
B) Polakiuri
C) Nikturi
D) Piuri
Pyetja 49
Sa është sasia e solucionit që shërben për të fryrë balonin e kateterit foley gjatë proçesit të kateterizimit
urinar?
A) 5 ml
B) 10 ml
C) 15 ml
D) 20 ml
Pyetja 50
Hemokultura është një analizë gjaku:
A) Biokimike
B) Klinike
C) Bakterologjike
D) Parazitologjike
shikoni Videon aty keni Pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte
O vlla kaq pytje jan gjithsej
ReplyDeletepse doje me teper :) . kane qene 3000 pyetje por ka nja tre vjet qe jane bere afersisht 1840 pyetje:)
DeleteSa te sakta jan kto vlla per infermieret se e kam per her te 4 flm
ReplyDelete90% te sakta
DeletePo per fizioterapine cilat jane pytjet
ReplyDeletePershendetje . Pyetjet e zgjidhura per Fizioterapine / Imazheri / Logopedia nuk i kemi por do ti vendosim sa me shpejte te jete e mundur
Deletepeshendetje po pyetjet e zgjidhura te licenses se informatikes i keni mi dergoni ne themistoklibaci@gmail.com
DeletePershendetje . JO pyetje te Informatikes nuk kemi , ketu jane vetem te Infermierise MAMI TEK.LABORATORI
Deletepershendetje,te lutem mund te me shpjegosh pak ndryshimin e temperatures pse me 0.2 grade.
DeletePyetja 63 : sepse keshtu e ka dhe libri i infermieristikes qe beni ne vitin e pare .
Deleteedhe pyejtja infermier edukues?A nuk eshte anestezist per shkak t shtrirjes se roleve?flm
ReplyDeleteHapeni librin e infermieristikes se vitit te pare dhe lexo kush jane rolet e infermierit
DeleteKoprolitet jane mbetje fekale te fosilizuara , nuk kan lidhje me njeriun . Keshtu qe pyetja 143 eshte e gabuar
ReplyDeletePershendetje : Koprolite vjen nga gjuha greke kopro - lithos qe do te thote fece te ngurta .
DeleteKoprolitet perdoret si term dhe ne Mjekesi ashtu dhe ne gjeologji .
Mjekesi : fece e forte qe shkaktohet nga thithja e madhe e ujit qe ndodhet tek fecet duke i bere ato te forcohen me shume kjo ndodh nga shkaqe te shumta .
Gjeologji : ky term perdoret tek fecet e fosilizuara te feceve te kafsheve ose te njeriut perpara shume vitesh ashtu sic e keni lexuar dhe ju ne anglisht .
FLM per komentin dhe ndihmen per perditesimin e saktesive te Pyetjeve .
Prsh keto jane pyetjet qe mund te je me tek testimi i portalit per infermiere?
ReplyDeletePrsh keto jane pyetjet e testit te portalit Infermiere per Shqiperine?
ReplyDeletePrsh.
ReplyDeleteTesti widal eshte nje metode qe mund te perdoret per diagnostikime ne : ???
Prsh . e keni tek Pyetja 89 :) , Pyetjet e Bazat e Infermieristikes eshte e ndare ne tre pjese per shkak te ngarkeses qe ju ta keni me te lehte qe te hapet faqja nga celulari kur interneti eshte me i dobet .
DeletePershendetje, pyetjet e tjera ku jane te publikuara ?
ReplyDeletene vazhdim do ti gjeni :) jane te gjitha pyetjet e Infermierise 1974 Pyetje
Delete31 eshte gabim pergjigja
ReplyDeletete gjitha pyetjet qe jane te shoqeruar me video jane super te sakta
Delete