Infermieristike Pediatria 1 / Puerikulture / Neonatologjia / Pediatric Nursing

Infermieristike Pediatria 1 / Puerikulture /Neonatologjia / Pediatric Nursing

Pyetjet ( 1 - 50 ) 



Pyetja 1
Sa është koha që duhet të përdorim, që të stimulojme respiracionin dhe të parandalojme apnene?
A) 3-4 min
B) 5-10min
C) 10-15min                                                    
D) 15-20min
Pyetja 2
Aspirimi i lëngut amniotik tek fëmija gjatë lindjes duhet të kryhet jo më shumë se?
A) 5sek
B) 10sek
C) 10min
D) 15min
Shenim : Per me shume informacion Klikoni Linkun e meposhtem 
Italisht


Pyetja 3 Pyetje ne rishikim
Pas sa orësh normalizohet temperatura pas lindjes?
A) 6 minuta
B) 8 minuta
C) 5 orë
D) 8 orë
Pyetja 4
Kush është pozicioni që ushqehet fëmija me çrregullim të buzës të lepurit?
A) shtrirë mbi bark
B) shtrirë anash
C) gjysëm vertikal  sistemi portal
D) shtrirë me kurriz
Aplikimi i vitaminës K tek i porsalinduri bëhet:
A) në dozën 1 mg IM
B) në dozën 0.5 mg IM
C) në dozën 1 mg IV
D) në dozën 0.5 mg IV
Pyetja 5
Me çfarë solucioni pastrohet mukoza e gojës në fëmijët me stenoz të pilorit?
A) Bikarbonat 
B) Nitrat
C) Gencian violet
D) Glukoz


Bikarbonati i natriumit (emri kimikhidrogjen karbonati i natriumit / ) është komponim kimik. Ndryshe njihet edhe si soda e bukës
Pyetja 6
Edema serosanguine shoqërohet me:
A) Frakture të kafkës
B) Petekie ose ekimoza
C) Shkolitje të lëkurës
D) Deformim te gojës

Pyetja 7 
Cefalofematoma është një hemorragji që ndodh në zonën ndërmjet:
A) lëkurës dhe kockës
B) kockës dhe periostit
C) trurit dhe kockës
D) periostit dhe trurit
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  


Pyetja 8
Zhvillimi pamor i fëmijës së porsalindur është rreth një gjatësie:
A) 20 cm
B) 40 cm
C) 50 cm
D) 60 cm

Pyetja 9
Femija fillimisht kur lind aspirohet nga:
A) hunda
B) goja
C) veshi
D) syri
Pyetja 10
Në cefalohematomë vlerësohet si ndërlikim:
A) shfaqja e ikterit
B) humbja e kujtesës
C) çrregullimi i temperaturës
D) çrregullimi i frymëmarrjes
What are the complications of cephalohematoma?
Cephalohematomas do increase a baby's risk of jaundice, anemia and infections. In rare instances, a newborn may also have a skull fracture that should heal on its own
  Cilat janë ndërlikimet e cefalohematoma?
Cefalohematoma rrisin rrezikun e verdhëzës, anemisë dhe infeksioneve tek një fëmijë. Në raste të rralla, një i porsalindur mund të ketë gjithashtu një frakturë të kafkës që duhet të shërohet vetë  
Pyetja 11
Gjatë fototerapisë tek i porsalinduri, duhet të mbulohet:
A) koka
B) sytë         
C) gjymtyrët
D) asnjë pjesë e trupit




Pyetja 12
Cilat janë shenjat që fëmija paraqet në një frakture të klavikulës?
A) Asimetri në refleksin moro
B) Paraliz të krahut
C) Një hemoragji të krahut
D) Demtime të trupit
Pyetja 13
Sa janë vlerat e bilirubinës kur ikteri fiziologjik ka filluar të shfaqet në anësit e poshtme?
A) 10 mg/dl
B) 15 mg/dl
C) 20 mg/dl
D) 25 mg/dl




Pyetja 14
Paraplegjia prek këto regjione:
A) Vetem 1 gjymtyre
B) Vetem 1 pjese te trupit
C) Kater gjymtyret dhe trupin
D) 2 kembet dhe trungun e trupit
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  
Pyetja 15
Faza sensomotore kujt moshe i perket sipas Piazhes:
A) lindje deri ne 2vjeç
B) 3 deri në 4 vjeç
C) 5 deri në 7 vjeç
D) 8 deri në 10 vjeç




Pyetja 16
Shpirti i inisiatives kundrejt ndjenjës së fajit kujt moshe i perket?
A) Lindje deri 2 vjec
B) 3-6vjec
C) 7-11 vjeç
D) 13-15vjec                                                     
Pyetja 17
Rrugët e infektimit të eritrodermes jane:
A) Transplancentare
B) Ushqyerja artificiale
C) Frymëmarrja
D) Veshjet




Pyetja 18
Presioni sistolik i gjakut tek infanti:
A) 15- 20
B) 30-40
C) 50-60
D) 70-90
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  



Pyetja 19
Presioni sistolik i gjakut tek fëmijet e vegjël eshte:
A) 15-20
B) 30-40
C) 50-70
D) 80-100
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  



Pyetja 20
Presioni sistolik i gjakut tek fëmijet e rritur:
A) 15-20
B) 20-40
C) 50-70
D) 90-110
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  



Pyetja 21
Me çfare shenjash shoqërohet atrezia biliare?
A) Distension abdominal
B) Dhimbje këmbe
C) Dhimbje koke
D) Nauze
Pyetja 22
Manifestimet klinike të sindromës hemoragjike jane:
A) gjakosje te umbelikulit
B) dhimbje barku
C) dhimbje këmbe
D) nauze
Pyetja 23
Simptomat e tetanozit neonatal jane:
A) spazma të muskulaturës së qafës dhe rigiditet
B) te vjella
C) diarre
D) dhimbje barku




Pyetja 24
Shenja klinike e paralizës faciale eshte se nuk:
A) mbyll plotesisht syrin
B) merr dot frym
C) lëviz krahun
D) lëviz trupin




Pyetja 25
Sipas Frojdit kujt moshe i perket stadi latent?
A) 1-4 vjeç
B) 6-12 vjeç   
C) 15-18 vjeç                  
D) 20-25 vjeç



Pyetja 26
Apneja shoqërohet me:
A) bradikardi
B) dhimbje barku
C) nauze
D) diarre
Pyetja 27
Mund që çojnë në hernie umbilikale?
A) shtrëngimi në momentin e jashtëqitjes
B) dhimbje këmbe
C) dhimbje barku          
D) dhimbje koke


Pyetja 28
Cili është faktori që ka lidhje me sindromin hemorragjik?
A) Mungesa e vitaminës K nga nëna
B) Mungesa e oreksit
C) Nauzea
D) Diarrea
Pyetja 29
Paraliza e nervit frenik shkakton paralize të:
A) diafragmës
B) krahut
C) kembës
D) barkut




Pyetja 30
Çfarë ndodh në organizëm në fazën e 5 të helmimit nga hekuri?
A) Zhvillohet stenoza e pilorit
B) Dëmtim të mëlçis
C) Dëmtim të veshkave
D) Dëmtim të zemrës
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  



Pyetja 31
Tek kriza vazo-okluzive e drepanocitozes simptomat më madhore janë:
A) artralgji
B) temperature
C) anemi
D) marrje mendsh
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  



Pyetja 32
Kur epistaksin e kemi nga arteria etmoide, ka lidhje më shume me:
A) traumat
B) sëmundjet sistemike
C) dëmtime të zemrës
D) dëmtime të gojës
Pyetja 33
Në rast se trupi i huaj është i vogël dhe kalibri i bronkut i madh do kemi këto shenja:
A) fishkëllim
B) vështirësi të frymarrjes                                      
C) sekrecione
D) dispne                  
Pyetja 34
Në rast se trupi i huaj ka bërë një bllokim të pjesshëm të lumenit do kemi:
A) emfizem obstruktive
B) atelektaze
C) pneumotoraks
D) bronkit
Pyetja 35
Kur kemi një infeksion te adenoidit kemi këto shenja kryesore:
A) dhimbje veshi
B) frymemarrje me gojë
C) gjakrrjedhje nga hunda
D) gërrhitje
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  



Pyetja 36
Respiracioni i pafrytshëm lidhet me:
A) deficitin e volumit të lëngjeve
B) rritjen e kërkesave metabolike
C) rritjen e sekrecioneve
D) inflamacionin e pemës trakeo-bronkiale
Pyetja 37
Gromerulonefriti akut futet në grupin e sëmundjeve të sistemit urinar, ku ato quhen:
A) reaksion inflamatore
B) reaksion indor
C) ulje të imuniteti
D) sëmundje infektive




Pyetja 38
Në astmë, faktori endokrinologjik si tireotoksikoza:
A) e përmirëson astmën
B) e agravon gjëndjen
C) nuk ndikon fare
D) ka ndikim të papërfillshëm
Pyetja 39
Tek astma, cilat janë elemente që kanë veprim obstruktiv mbi bronke?
A) makrofaget
B) monocidet
C) bikarbonati
D) glukonate
Pyetja 40
Shenjat e intoksikimit nga digogsina jane:
A) nauze
B) lipotemi
C) hipoglicemi        
D) anoreksi


Pyetja 41
Tek astma frymemarrja e pafrytshme lidhet me:
A) bllokimin e rrugëve ajrore
B) përmirësimin e sëmundjes
C) përgjigjjen jo të mirë ndaj mjekimit
D) sekrecionet e shumta
Pyetja 42
Astma përfaqëson një:
A) Dëmtim funksional
B) Obstruksion te rrugeve respiratore
C) Sekrecione të shumta
D) Mjekime jo specifike
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  

Pyetja 43
Haemarthrosis është gjakrrjedhje ne:
A) toraks
B) SNQ
C) artikulacione
D) traktin gastro-intestinal




Pyetja 44
Parotiti është një sëmundje:
A) e gjëndrave limfatike
B) endemike sporadike
C) enët e gjakut
D) sistemin nervor
Pyetja 45
Shkaktari i fruthit është virusi :
A) RNA
B) i grupit te herpoviruseve               
C) i fruthit
D) i gripit
Shenim : Per me shume informacion  beni kerkim ne Google  (  FRUTHI )

Pyetja 46
Në bronkiolit pas hyrjes së virusit kemi këto pasoja:
A) vështirësi në frymarrje
B) infiltrim peribronkial
C) bllokim të anës së prekur
D) zmadhim te anës së prekur
Pyetja 47
Tipari karakteristik i fibrozës cistike është:
A) disfunksion i sipërfaqeve epiteliale
B) mosfunksionimit të shkëmbimit të brëndshëm të gjëndrave
C) disfunksioni i bërthamës qelizore të gjëndrave.
D) mos oksigjenimi i organizmit


Pyetja 48
Fibroza cistike vjen si pasoj e çrregullimit te fluksit hidroelektrolitik:
A) midis gjëndrave
B) midis sistemeve
C) transepitelial                  
D) i enëve të gjakut
Pyetja 49
Metodat për përcaktimin e testit për fibrozën cistike bëhen pas muajit :
A) të parë të jetës
B) të gjashtë të jetës
C) të tretë të jetës
D) të dymbedhjete të jetës

Shenim : per me shume informacion kerko ne google  
 Shqip : FIBROZA KISTIKE 
Anglisht :  CYSTIC FIBROSIS

Pyetja 50
Tek fibroza cistike dozat e enzimave do jepen në bazë të :
A) defiçitit të enzimave
B) sipas oreksit
C) sipas harxhimeven në organizem                               
D) humbjeve të gjakut

7 comments:

  1. This comment has been removed by a blog administrator.

    ReplyDelete
    Replies
    1. This comment has been removed by the author.

      Delete
    2. Mesoji sic jane ketu te zgjidhura dhe do dalesh sh mire keto pyetje jane dhe per Portalin .

      Delete
  2. Na thuaj nje metotd te mesuari mo vella se na plesen trut ndoshta esh efikase

    ReplyDelete
    Replies
    1. Lexo pyetjen dhe meso vetem alternativen e sakte te tjerat mos i lexo fare . Pyetja dhe pergjigja e sakte vetem :)

      Delete
  3. Kush ka provimi tani n gusht ler t m shkruaj ne email

    ReplyDelete
    Replies
    1. mos shkruani email ose adrresa personale ne komente sepse jane publike dhe shikohen nga e gjithe bota . ruani privatesine .

      Delete