Bazat e Infermieristikes 3 , Basics of Nursing , Nursing Exam .

 


Bazat e Infermieristikes 3 , Basics of Nursing

, Nursing Exam .

Pyetjet ( 101 - 156  )




Pyetja 101

Sistola është periudha kur ventrikujt e zemrës janë:
A) Të relaksuar
B) Të konraktuar
C) Gjysëm të kontraktuar
D) Gjysëm të relaksuar
Pyetja 102
Eshtë identifikuar dhe quajtur si pionerja dhe themeluesja e infermieristikës moderne dhe botërore, si
dhe një reformatore e spitaleve:
A) Patricia Benner
B) V. Henderson
C) Florence Nightingale
D) D.E.Johnson
Pyetja 103
Dita Ndërkombëtare e Infermierit është vënë në nder të ditëlindjes së Florence Nightingale, dhe është
më :
A) 12 Mars
B) 12 Prill
C) 12 Maj
D) 12 Qershor




Pyetja 104
Njihet si Infermieria dhe Themeluesja e Infermieristikës Shqiptare:        
A) Safka Kushi
B) Esma Pojani
C) Zonjusha Austriake
D) Asnjëra

Safka Kushi drejtoreshe e shkolles se infermierise Tirane ne 1946 . Safka Kushi me profesion infermiere mbaroji studimet ne Beograd ne 1930 dhe specializime ne Europe me rrezultate te shkelqyera  ,ne vitin 1936 u kthye ne shqiperi ku dha dhe kontributin e saj ne zhvillimin e Infermierise Shqiptare .Safka Kushi, director of the Tirana School of Nursing in 1946. Safka Kushi with a nursing profession finished her studies in Belgrade in 1930 and specializations in Europe with excellent results, in 1936 she returned to Albania where she gave her contribution to the development of Albanian Nursing.

Pyetja 105
Respiracioni i shpejtë shoqëron temperaturën e organizmit:
A) Më të lartë se normale
B) Më të ulët se normale
C) Të pandryshueshme
D) Relativisht e barabartë






Pyetja 106
Bradipnea është frekuenca respiratore:
A) Nën 18 respiracione/minutë
B) Mbi 20 respiracione/minutë
C) Mbi 30 respiracione/minutë
D) Nën 12 respiracione/minutë
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  

Pyetja 107
Plotësimi i nevojave themelore të qënieve njerëzore janë një element i domosdoshëm për të ruajtur :
A) Homeostazën fiziologjike
B) Homeostazën psikologjike
C) Homeostazën fiziologjike dhe psikologjike
D) Asnjërën
Pyetja 108
Lidershipi, i cili përfshin ndjekësit e tij në zgjidhjen e problemeve, në marrjen e vendimeve dhe
pjesëmarrjen e lirë në diskutime quhet:
A) Lidershipi drejtues ose autoritar
B) Lidershipi pjesmarrës ose demokratik
C) ) Lidershipi drejtues dhe pjesmarrës
D) Asnjërën
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  


Pyetja 109
Kur indi subkutan është i trashë, injeksionet subkutane bëhen me kënd:
A) 45gradë
B) 70 gradë
C) 80gradë
D) 90gradë




Pyetja 110
Sasia maksimale e dhënies së medikamenteve në injeksione intra-muskulare në mililitra është:
A) 1 mililitra
B) 3 mililitra
C) 5 mililitra
D) 7 mililitra
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  

Pyetja 111
Në Parimet e ruajtjes së shëndetit nuk bën pjesë:
A) Ushqyerja
B) Praktikat familjare
C) Ushtrimet
D) Mos përdorimi i drogës dhe duhanit
Pyetja 112
Sëmundja Adison karakterizohet nga funksionimi jo i plotë i gjëndrës:
A) Adrenale
B) Hipofizës
C) Tiroides
D) Paratiroide
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  
Pyetja 113
Parandalimi i vërtetë realizohet tek pacientët, të cilët konsiderohen fizikisht dhe emocionalisht të
shëndetshëm. Ai ndryshe quhet:
A) Parandalimi parësor
B) Parandalimi dytësor
C) Parandalimi tretësor
D) Parandalimi parësor, dytësor dhe tretësor
Pyetja 114
Përthithja më e shpejtë e medikamenteve bëhet në rrugë:
A) Orale
B) Venoze
C) Subkutane
D) Intradermale
Pyetja 115
Një ndërprerje e përkohshme frymëmarrjes (shpesh duke fjetur) që zgjat të paktën 10 sekonda quhet:
A) Takipne
B) Bradipne
C) Apne
D) Asnjëra




Pyetja 116 
Prania e qelizave epiteliale në urinë duhet të jetë:
A) Negativ
B) E rrallë
C) E shpeshtë
D) Mesatare
 shikoni Videon  aty keni pergjigjen dhe arsyetimin e alternatives se sakte  

Pyetja 117
Gjatë retensionit urinar vezika urinare:                                  
A) Është e boshatisur
B) Është gjysëm e mbushur
C) Ka pak urinë reziduale
D) Fryhet deri sa arrin umbelikusin




Pyetja 118
Dizuria është:
A) Urinim i pakët
B) Urinim i tepërt
C) Vështirësi në urinim
D) Paaftësi për të urinuar
Dizuria-veshtiresi apo dhimbje gjate urinimit  per me shume ishp.gov.al  kliko ketu ....

Pyetja 119
Procesi i observimit është mbledhja e të dhënave duke:
A) përdorur shqisat
B) përdorur informacionin nga pacienti
C) përdorur informacionin nga kartela e mjekut
D) shqyrtuar rezultatet laburatorike
Pyetja 120
Observimi me anë të dëgjimit quhet:
A) Perkusion
B) Askultacion
C) Palpacion
D) Asnjëra
Pyetja 121
Informacioni që dërgohet ose shprehet nga dërguesi gjatë një procesi komunikimi quhet:
A) Referent
B) Mesazh
C) Marrës
D) Mjedis
Pyetja 122
Pikëpamjet personale rreth ngjarjeve që ndodhin në një mjedis quhen:
A) Perceptime
B) Emocione
C) Vlera
D) Besime


Pyetja 123
Një individ mund të qëndrojë pa ujë:
A) 2-3ditë
B) 3-5ditë
C) 5-7ditë
D) 8-9ditë
Pyetja 124
Lidhja ndihmuese është lidhja:
A) Infermier-infermier
B) Infermier-Mjek
C) Infermier-Pacient
D) Pacient -Familjar
Pyetja 125
Aftësia për të kuptuar, pranuar jetën e një personi tjetër dhe për të saktësuar ndjenjat perceptuese
quhet:
A) Kujdes
B) Empati
C) Besim
D) Reciprocitet




Pyetja 126
Pulsi qendror është pulsi i cili matet:
A) në arterien temporale
B) në arterien brakiale
C) në arterien carotis
D) në arterien radiale




Pyetja 127
Pakësimi i masës muskulare si quhet:
A) atrofi
B) atoni
C) plogështi
D) kontrakturë




Pyetja 128
Në karakteristikat e një lidhje ndihmuese nuk bën pjesë:
A) besimi
B) empatia
C) kujdesi
D) testimi
Pyetja 129
Analiza e cila shërben për të matur çrregullimet acido-bazike në gjak quhet:
A) Niveli i protrombinës
B) Koha howell
C) Hemokultura
D) Gazanaliza e gjakut




Pyetja 130
Kur diagnoza nuk është e saktë dhe nuk është vendosur që pacienti të shtrohet ai dërgohet në:
A) në sallën e operacionit
B) në terapinë intesive
C) në pavion ose në klinikë
D) dhomën e observimit
Pyetja 131
Ulja e nivelit te dioksidit të karbonit në gjak quhet:
A) Hiperventilim
B) Hipoventilim              
C) Hiperkapni
D) Hipokapni
Hypocapnia also known as hypocarbia is a state of reduced carbon dioxide in the blood
Hipokapnia e njohur edhe si hipokarbia është një gjendje e reduktimit te dioksidit të karbonit në gjak

Pyetja 132
Një respiracion i shpejtë dhe shumë i thellë quhet:                     
A) Hiperventilim
B) Hipoventilim 
C) Respiracion i thellë
D) Respiracion i cekët
Pyetja 133
Cili nga këta elementë nuk bën pjesë në faktorët e jashtëm të mjedisit që ndikojnë në shëndetin e
pacientit:
A) kontrolli i ndriçimit
B) përdorimi i ngjyrave
C) kontrolli i lagështirës
D) nevoja për dashuri dhe ngrohtësi
Pyetja 134
Hipoventilimi është:
A) shtim i frekuencës respiratore
B) pakësim i frekuencës respiratore
C) ventilim i ulët dhe i papërshtatshëm
D) rritje e kapacitetit vital
Hypoventilation occurs when ventilation is inadequate  to perform needed respiratory gas exchange.
Hipoventilimi ndodh kur ventilimi është i pamjaftueshëm për të kryer shkëmbimin e nevojshëm të gazit të frymëmarrjes.
Pyetja 135
Hipoksemi quhet:
A) rritja e nivelit të dioksidit të karbonit në gjak
B) reduktimi i nivelit të dioksidit të karbonit në gjak
C) rritja e nivelit të oksigjenit në gjak
D) reduktimi i nivelit të oksigjenit në gjak
Pyetja 136
Vala e gjakut e krijuar nga tkurrja e ventrikulit të majtë të zemrës quhet:
A) Presion arterial
B) Puls
C) Takikardi
D) Bradikardi
Pyetja 137
Presioni i ulët i gjakut që ndodh kur personi ngrihet nga pozicioni ulur apo shtrirë në këmbë quhet:
A) Hipertension
B) Hipotension Ortostatik
C) Hipotension
D) Asnjëra
Orthostatic hypotension — also called postural hypotension — is a form of low blood pressure that happens when standing after sitting or lying down. 
Hipotensioni ortostatik - i quajtur gjithashtu hipotension postural - është një formë e presionit të ulët të gjakut që ndodh kur qëndroni në këmbë pasi jeni ulur ose shtrirë.




Pyetja 138
Ekzaminimi bakterologjik i feçeve quhet:
A) Koprokulturë
B) Urokulturë
C) Hemokulturë
D) Asnjëra
Pyetja 139
Injektimi i një substance medikamentoze nën lëkurë quhet :
A) Injeksion i/m
B) Injeksion s/c
C) Injeksion i/d
D) Injeksion i/v




Pyetja 140
Cila nga rrugët e mëposhtme nuk është një rrugë ushqyerjeje për pacientin:
A) Gastrostomia
B) Sonda nazo-gastrike
C) Rruga intavenoze
D) Kanjula nazale
Pyetja 141
Sasia e urinës që mbetet në vezikën urinare pas aktit te urinimit quhet:
A) Retension urinar
B) Oliguri
C) Inkontinencë urinare                                           
D) Urina reziduale
Pyetja 142
Urinimi i shpeshtë gjatë natës quhet:
A) Narkolepsi
B) Hematuri              
C) Dizuri
D) Nikturi
Pyetja 143
Masa fekale e forcuar e grumbulluar dhe e ngecur në rektum dhe në raste të rënda gjendet në sigmoide,
e cila është e pamundur për tu nxjerrë jashtë quhet:
A) Konstipacion
B) Koprolite   ( mase fekale e forcuar )
C) Tenezma
D) Dhimje rektale
Konstipacioni (Kapsllëku)  Linku kliko ketu ..

Pyetja 144
Presioni diastolik është kur ventrikuli i majtë është:
A) i kontraktuar
B) gjysëm i kontraktuar
C) i relaksuar
D) gjysëm i relaksuar
Diastolic blood pressure is measured when the heart ventricles relax
Presioni diastolik i gjakut matet kur barkushet e zemrës relaksohen

Pyetja 145
Paaftësia e zotërimit të defekimit të feçeve dhe të gazrave nga anusi quhet:
A) Inkontinenca fekale
B) Inkontinenca urinare
C) Diarrea
D) Konstipacion
Pyetja 146
Shtimi i numrit të defekimit në ditë dhe nxjerrja e feçeve të paformuara dhe të lëngshme quhet:
A) Diarre
B) Laksativ
C) Koprolite
D) Infeksione intestinale
Pyetja 147
Përdorimi i laksativëve ose i klizmave pastruese bëhet në rast se ndodh:
A) Diarre
B) Konstipacion
C) Inkontinenca fekale
D) Inkontinenca urinare
Pyetja 148
Dhimbja qe shkaktohet si rrjedhojë e dëmtimeve të mbaresave nervore periferike ose nga dëmtimi i
sistemit nervor qëndror quhet:
A) Dhimbje neuropatike
B) Dhimbje viscerale
C) Dhimbje somatike
D) Dhimbje akute
Pyetja 149
Ruajtja e ekulibrit hidrik është një pjesë e sistemit të brëndshëm hemostatik dhe çrregullohet nëse:
A) çrregullohet ekuilibri elektrolitik
B) çrregullohet presioni osmotik
C) çrregullohet ngrohja trupore
D) çrregullohet ekuilibri acido-bazik
Pyetja 150
Cila nga elementët e mëposhtëm është mikroelementë?                 
A) Uji
B) Proteinat
C) Yndyrnat
D) Vitaminat
Pyetja 151
Burimet ditore të ujit me anë të oksidimit metabolik janë:
A) 150-200
B) 200-300
C) 200-400
D) 300-400
Pyetja 152
Aparati i cili shërben për të matur Kapacitetin Total Pulmonar quhet:
A) Oksimetër
B) Monitor
C) Spirometër
D) Aspirator
Pyetja 153
Grumbullimi i gjakut në kavitetin pleural quhet:
A) Pneumotoraks
B) Hemotoraks
C) Hidrim
D) Lagështim
Pyetja 154
Jonet Fosfat (HPO4
janë:
A) katione
B) anione
C) minerale
D) elektrolite
Pyetja 155
Pozicioni më i përshtatshëm për pacientët me probleme respiratore eshtë pozicioni fowler i cili përdoret
për të ndihmuar:
A) Menaxhimin e stresit
B) Riaktivizimin e aparatit kardiopulmonar
C) Zgjerimin e mushëkrive
D) Teknikat relaksuese
Pyetja 156
Drenimi i hapësirës pleurale për të nxjerrë ajrin nga kjo hapësirë realizohet në rast: 
A) Pneumoperitoneumi
B) Hemotoraksi
C) Pneumotoraksi
D) Hemartroze






2 comments:

  1. Pershendetje te pyetja 143 e sakte eshte konstipacion

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pershendetje : tek pyetja 143 keni dhe nje Link aty mund te gjeni per Konstipacionin se cfare eshte te shpjeguar nga doktori . flm dhe ju urojme suksese

      Delete